Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Po me nënën ç’keni

Forum E martë, 21 Shtator 2021 05:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Nga Ilir Levonja – Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq ishte. Tri gota verë nga pas dhe iku. Asnjë protestë qytetare, asnjë tubim, asnjë qejfmbetje sociale. Madje tek-tuk kanë filluar me i fërku shpatullat atij që u bë ministër me mik. Nga ana tjetër i janë vërsulur të ëmës së vajzës me pretekstin se nuk e ruan e nuk di se çfarë po ndodh me vajzën e saj. Këtej i thonë së ëmës, se ç’nënë je ti që nuk di se çfarë po ndodh me tët bij, për kaq e aq muaj, nga ana tjetër na luten t’i kërkojmë ndjesë ministrit të brendshëm se nuk është si themi ne, por policia e ka bërë detyrën. Shikoni mendjet e cekëta, nënës i thonë ka kaq muaj ky avaz, kurse policia ndërhyri vetëm para tri ditëve. Pikë e zezë çfarë marrëzie. Po kështu t’i lutemi drejtorisë, t’i kërkojmë falje, edhe Elisës që gjestikulon Edi Ramën nga mëngjesi në darkë. Po kështu Kavajës që nxorri ca tipa që përzunë gazetarët se po u nxirrnin namin e keq. Dhe ajo që është më brutalja mendësia mbi fajin. Fajin e ke ti o Cane, ka qënë dikur një skeç i Fierit.Pyesni Luftar Pajën…, Can’ja prishu në fytyrë nga dëmi, ata hyr e ngjish, fajin e ke ti o Cane, ta kishe lidhur në litar. Dhe Can’ja që në fund ia ktheu, po mirë ai që e vodhi nuk kish faj fare? Dhe kjo marrëzia intelektuale a sociale post ngjarjes në Kavajë. Fajin e ka e ëma. E gjetëm vegjën, të na rroj partia dhe të plasi armiku u klasës. Nuk e ke fajin aspak ti, moj fisnike, për më tepër që e vetme mban hapur derën e shtëpisë. Nuk ke faj fare besomë… Je pjesë njerëzore e një degradimi social, vet burr, vet grua, vet zot e shkop. Dhe mos i dëgjo ata që vlojnë duke konsideruar gjindjen rreth teje, a ju si familje, si soj patriarkalësh. Nuk e kanë fare idenë se çfarë është patriarkalizmi, por përpiqen të jenë të modës duke ngjeshur e ngjeshur terme fjalën të mëdha. Sa për dijeni, kusha ka njohuritë më minimale di mirë se përdhunimi kurrë nuk ndodh në patriarkalizëm. Eshtë rregulli familjar ku i pari është gati Zot, kaq. Dhe natyrisht ka ato ngurtësimet e veta, por asesi të bëj me patriarkalizmin. Ti je pjesë e asaj përqindje të madhe grash, të cilat janë heroina, se mbajnë hapur shtëpinë. Burrat kanë marrë malet, po edhe djemtë. Këta janë heronjtë, se po mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë. 99% e shqiptarëve i kanë ndërtuar shtëpitë tyre me paratë e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Amerikës e Kanadasë, jo me rrogat e praktikat e kredimit. Këto janë priviligje të kuvendarëve, selive të partive, a bizneseve informale, e kanalistave nëpër studio, shushunjave me një fjalë. Ndaj sot ti, e ke fajin. E ke fajin sepse akoma ata që hanë fara luledielli kanë privilegjin dhe moralin ta drejtojnë Shqipërinë tonë. Kurse ti e sëra jote, me paratë që dërgojnë burrat dhe djemtë, paguani tarifën e dritës, ujit, ilaçeve. Tarifën e spitalit, shkollave a universiteve. E atyre konvikteve nevojtore. Paguani haraçin e organikave makabre që fryhen nga militantët e partive. Shiko një dallim vrastar…, shoqëria e Kosovës e mori në mbrojtje vajzën e dëmtuar nga Drenasi, protestoj e doli me kërkesa të qarta. Falje kërkoi presidenti edhe pse ishte matanë oqeanit. Falje kryeministri, madje falënderoi edhe shtypin për investigimin dhe sensibilizimin. Kurse e jashtëqitja shqiptare as që denjoi, e solli si motiv për filmat e Hollywood-it. Ky i joni, vëllai i atij llapistit të internetit, nuk e prishi qetësinë. Ishte shumë i ngarkur me absurdin dhe abstraksionin. Dhe sot të janë vërsulur ty me pretekstin se nuk ke ditur të edukosh tët bijë. Pika edukata e tyre, janë një gjiriz që imitojnë fashionet e revistave rozë. Dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me shoqërinë dhe atdheun. Madje atdheu fillon tek pragu i shtëpisë së tyre, aty ku i presin pantoflat dhe komoditeti i siguruar me përqindjet e tenderave dhe pagat informale të katrahurës shqiptare. Ndaj edhe nga mbrëmë e sot të janë vërsulur ty, se ti e ke fajin. Nuk kanë faj policët investigues që hanë fara luledielli dhe janë pjesë atyre që gjuajnë mish të bardhë për treg, gjuajnë pluhur. Nuk kanë faj drejtorët institucionalë që janë të pa arsimuar dhe që nuk e njohin fare statutin e tyre. Le të shkojnë e të bëjnë një testim të shpejtë, plaça unë do gjeni një drejtor që të di detyrën, se çfarë i ngarkon dhe çfarë i kërkon ligji. Pastaj nuk kemi faj as ne si shoqëri, që në vend të marrim pankartat, e të dalim rrugës, bëhemi palë me jashtëqitjen kombëtare. Mbahu moj fisnike por ne kemi mbaruar, jemi fikur.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 35 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 19 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 23 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.