Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:46 Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord Aksionet e Jio Platforms, kompania indiane e telekomunikacionit dhe shërbimeve dixhitale e mbështetur nga Meta dhe Google, u rritën me 21.4% në debutimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse del kryeministri në tur ekonomik?

Forum E mërkurë, 1 Nëntor 2023 19:58
Pse del kryeministri në tur ekonomik?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatos Çoçoli

Do të ishte mirë ta bëjë traditë. Të dalë çdo vit në tur nëpër Shqipëri, në fund të tetorit dhe në fillim të nëndorit, kur përgatitet buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe fillon diskutimi në publik. Të dalë përpara qytetarëve i pari i qeverisë dhe të bëjë premtime me shifra për vitin e ardhshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 18 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 18 orësh
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 19 orësh

Kjo është përgjegjësi e madhe. Po pse? Sepse premtimit për vitin e ardhshëm nuk ke si t’i shpëtosh. Njerëzit e mbajnë mend mirë. Premtimeve për katër vite edhe mund t’u shpëtosh. T’ia hedhësh. Nuk ka përgjegjësi më të madhe për një politikan, që është edhe pushtetar, se sa të përkthejë në shërbime paratë që taksapaguesit shqiptarë ia besojnë t’i shpenzojë në emër dhe për interes të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më në fund tur ekonomik! Në këto dy dekadat e fundit, historia e politikës sonë na ka mësuar me shumë ture, të ndërmarra nga drejtuesit kryesorë politikë. Çdo katër vjet, janë turet për zgjedhjet e përgjithshme. Po çdo katër vjet, por vetëm dy vjet pas turit të zgjedhjeve të përgjithshme, vjen turi i zgjedhjeve vendore. Kemi pare edhe tur për të rifituar partinë e marrë me letra nga tjetërkush. Më në fund, këto ditë do të shohim tur për ekonominë! Është gjetja e duhur.

Buxhet 7 miliardë eurosh

Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë për zgjidhjen e halleve të tyre të përditshme. Janë fryrë me telenovela politike. Projektbuxheti i Shtetit për vitin e ardhshëm sapo u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Çfarë sheh Buxheti 2024?

– Rritje ekonomike 3.8%

– Balancë primare positive

– Konsolidim të mëtejshëm fiskal

– Rritje të punësimit

– Ulje të inflacionit

Janë 7 miliardë euro që do të shpenzohen për vitin 2024. A thua që të gjitha këto para do të shpenzohen për qytetarët?

Të shohim. I pari i qeverisë po del përpara qytetarëve në çdo qark. Është e para herë në historinë tonë që një politikan i rëndësishëm nuk po del përpara njerëzve për të folur dhe premtuar në përgjithësi, por për të thënë shifra konkrete.

Është gjë e mirë, pse përgjegjësia është e drejtpërdrejtë. E kam premtuar këtë shifër përpara qytetarëve, tani gjatë vitit 2024 duhet ta mbaj atë premtim. Buxheti duhet të garantojë mbajtjen e premtimit të qeverisë, që paga mesatare në shtet do të shkojë në korrik 2024 në 900 euro si pagë neto.

Buxheti dhe pagat

Paga në shtet (mesatarja):

– 2023 745 euro/muaj

– 2024 900 euro/muaj (+20.8%)

· 106 mln euro më shumë për rritjen e pagave

Për këtë po del në tur kryeministri. Por vetëm për këtë? Jo. Edhe për shumë gjëra të tjera. Buxheti i Shtetit duhet të garantojë që të 690 mijë pensionistëve duhet t’u rritet pensioni dukshëm, edhe pse jo aq dukshëm sa do t’u rritet rroga punonjësve të Shtetit.

Tabela 5. Buxheti dhe pensionet

– 2022 167 euro/muaj

– 2023 186 euro/muaj

– 2024 204 euro/muaj (+22.1% nga 2022)

· Rritje e madhe në dy vjet? Jo, aspak!

· A ka mundësi buxheti më shumë? JO! Por duhen paketa sociale!

Sa social është Buxheti 2024?

Për fat të keq. Buxheti i Shtetit sot ka fonde vetëm sa t’u indeksojë pensionistëve pensionet ndjeshëm. Pra pensionet t’ua rrisë, por jo sa po u rrit rrogat nëpunësve, me 20 përqind. Sidoqoftë, edhe një rritje 4-5 përqind, prapë shtim parash për pensionistët është.

Por a mjafton kjo për ta dhe për shtresat në nevojë të popullsisë, tani që çmimet e mallrave ushqimore nuk po dëgjojnë të ulen, përkundrazi, priten të rriten edhe ca? Vetëm për 10 mujorin janar-shtator 2023, ato u shtuan me 8.4 përqind. Kjo përbën një këmbanë të fortë alarmi. Çfarë përgjigje do të japë kryeministri për këtë këmbanë?

Qeveria duhet të përgatitet për paketa të ndihmës sociale për vitin 2024. Si zor të ketë zgjidhje tjetër. Projektbuxheti 2024 vijon mbështetjen për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke dhënë rreth 33.4 përqind të 7 miliardëve euro shpenzime të tij. Këtë do ta theksojë kryeministri? Sigurisht që do ta bëjë. Janë para për të papunët, subvencion për skemën e pensioneve, para për të vobektit, për ish-të përndjekurit politikë dhe për ish-pronarët, e me rradhë.

A eshte buxhet social?

Buxheti 2024 jep 2.3 miliarde euro, ose 1/3 e tij, per:

– Skemën e pensioneve(financon defiçitin e skemes)

– Ndihmën ekonomike

– Pagesën e paaftësisë

– Pagesën e papunësisë

– Asistencën sociale

– Ish-të përndjekurit politikë

– Ish-pronarët, etj.

Për çfarë tjetër do të flasë kryeministri?

Kryeministri do të flasë edhe për investimet publike kapitale. Për rrugët e kurorës rrugore të Jugut, që duhen mbaruar, që të na vijnë më shumë turistë të huaj në destinacionet-perla të Jugut. Jo vetëm të Jugut me bregdet, por edhe atij malor në Këlcyrë e Përmet, apo lumor në Vjosë e më tutje. Për Rrugën e Arbrit që do para që të të përfundojë dhe të bëjë që dibranët të jenë në Tiranë për një orë e dhjetë minuta.

Ndoshta do të ishte mirë që, krahas parave për rrugët, të vinim mënjanë edhe 25-30 milionë euro më shumë për bujqit tanë për vitin e ardhshëm. Çdo lek që hidhet në bujqësinë tonë dyfishon veten në 3-4 vjet. Kjo është e sigurt! A do t’i kërkojnë bujqit dhe fermerët kryeministrit, kur t’i takojë në tur, më shumë para nga buxheti për kulturat e tyre bujqësore?

Sigurisht që do të kërkojnë më shumë fonde. Sidomos tani që fondet e Komisionit Evropian nga programet IPARD II dhe IPARD III janë ngrirë. Me këta krushq të ngrirë për momentin, çfarë duhet të bëjë qeveria? Të presi që të shkrihen? Jo. Duhet të rrisë fondet në buxhetin e vitit të ardhshëm, për subvencionet në bujqësi.

Buxhet i rindërtimit, NATO-s dhe bashkive

Nga ana tjetër, projektbuxheti 2024 vijon të financojë rindërtimin, për ta përfunduar tërësisht atë gjatë vitit të ardhshëm

. Po ashtu, jepen 360 milionë euro për mbrotjen kombëtare, në respekt të nivelit të kërkuar nga zotimet e anëtarësimit në NATO, me 2 përqind të prodhimit kombëtar. Për herë të parë japim 2 përqind të prodhimit tonë kombëtar për mbrojtjen. Është shumë mirë, me kohët e pasigurta që kalojmë. Edhe këtë kryeministri do ta përmendë.

Ndërkohë, rritet ndjeshëm buxheti për bashkitë. Ato do të shpenzojnë 670 milionë euro nga paratë e pushtetit qendror, ose mbi 10 përqind më shumë se sa kanë shpenzuar këtë vit. Kryeministri me siguri do të flasë për paratë e fondeve të veta të bashkive, që duhet të mirëadministrojnë burimet e tyre, për të nxjerrë më shumë para dhe për të dhënë më shumë shërbime për komunitetet e tyre, se shumica e bashkive janë blozë në këtë drejtim.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Tani

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 9 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.