Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria që mungon në krizën e tamponëve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Forum E diel, 16 Gusht 2020 12:04
Qeveria që mungon në krizën e tamponëve mes Shqipërisë dhe Greqisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Nga Enton Abilekaj –

Një fëmijë humbi jetën dje në Bularat. Disa kilometra larg Kakavisë, ku priste radhën me familjen. Ambulanca, që lëvizte me shpejtësi për të shpëtuar një nga ata që po e humbisnin luftën me diellin përvëlues dhe mungesën e kushteve minimale, nuk mundi ta shmangë fëmijën që i shpëtoi nga duart nënën së rraskapitur. Aty, në Dropull, kjo tragjedi kulmoi një krizë të rëndë humanitare, që rëndon mbi kokat e ulura të shqiptarëve me dokumente greke.

Nuk ka zgjidhje. Kështu tha Kryeministri pas 4 ditëve heshtjeje. Është koha kështu, plani i vetëm është ai i gjeneralit – ministër i Brendshëm, nuk do lejohen më të shkojnë në Kakavijë. Ata që kanë problemin e punës, që nuk duan të rrinë një javë në karantinë, që u kthyen në atdhe se nuk bëjnë dot pa të, tani janë në kurth. Zgjidhja është që vuajtjet e tyre të mos duken për mediat. Në të vërtetë, shpjegimi I Kryeministrit, që nuk u dha asnjë shpresë shqiptarëve të Greqisë, nuk ka asnjë lidhje me përgjegjësinë. Është një tentativë e dështuar për shfajësim, një përpjekje për t’ja hedhur me një status në Facebook, krizës që shkakton paaftësia e një qeverie inekzistente, që mund të bënte shumë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund të bënte minimalisht atë që nuk po e bën pala greke, të shtojë testimet në kufi dhe në Gjirokastër. Të çonte tamponët që pretendon se I ka në dispozicion në kufi dhe të ndiqte të njëjtën procedurë si pala greke, në bashkëpunim me ta. Bëhet fjalë për një procedurë fare të thjeshtë, qytetarëve u bëhet tampon, u merren të dhënat dhe numri I telefonit dhe largohen. Nëse përgjigja del pozitive, telefonohen që të izolohen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk e bën këtë, se nuk ka tamponë, se nuk e ka vrarë mendjen asnjë sekondë për fatin e tyre, apo se nuk ka as mundësinë minimale të merret vesh me palën greke, kjo është e gjitha përgjegjësi e qeverisë. Nuk është e pandemisë. “Koha e mallkuar që po jetojmë”, nuk është vetëm për shkak të pandemisë.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Në vend të pranojë përgjegjësinë, në vend të mendojë për zgjidhjen, ndjek taktikën e lodhur të krahasimit me Perëndimin. “Dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysmë milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë”. Ky shembull është akuzë që Kryeministri ia bën vetes. Sepse që në fillim të fjalisë, sqaron se kriza në Dover, mbaroi dje. Një ditë, kaq mjaftoi që gjysmë milioni qytetarë të kalonin kufirin, ndërsa më pak se 100 mijë në 2 pika doganore, po bëjnë ditën e katërt, në kushte skandaloze, nën qesëndinë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë.

Nëse qeveria greke po dështon ta justifikojë me tamponët krizën që shkaktoi në kufi, për të fshehur një tjetër krizë, qeveria shqiptare dështoi ta fshehë me pandeminë, apo me Britaninë, paaftësinë për të negociuar dhe mungesën e plotë të marrëdhënieve me fqinjët, për llogari të miqësive të dyshimta.

Kur qeveria dorëzohet përpara paaftësisë së vet dhe injorimit që i bën Greqia, opozita ruhet se mos i prish qejfin aleatit Micotakis, shet hallin e qytetarëve të vet për një shkelje syri nga Athina dhe shullohet me ëndrra pushteti në oborrin e partisë, apo në vila buzë detit. Një koncesion tipik shqiptar, një marrëveshje e heshtur “më ndihmo se të ndihmova”, në kurriz të publikut.

Ata qytetarë shqiptarë, që janë shtetas grekë ose pothuajse shtetas grekë, mund të mos jenë votues vitin tjetër, mund të mos paguajnë taksa në Shqipëri, por shërbyen për të treguar se sa lehtë mund të shitet fati i tyre për interesat e një klase të degraduar politike. Vuajtja e tyre, lufta me të nxehtin dhe mungesat, kërcënimi nga sëmundjet dhe braktisja në rrugë nga dy qeveri, nëse nuk shërbeu për revoltën e  tyre, mund të shërbejë për të vërtetën tonë./Dosja.al

Lexoni edhe…

  • “Ku është Rama? A e mbaroi plazhin?” Qytetarët sherr me policinë në Kakavijë
  • Berisha: Kriza në Kakavijë ishte e paralajmëruar

Etiketat e lidhura

bllokimidoganaedi ramaEnton Abilekajhumanitarekakavijëkriza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.