Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama në “armiqësi” me lidershipin shqiptar në rajon

Forum E hënë, 17 Shkurt 2020 10:24
Rama në “armiqësi” me lidershipin shqiptar në rajon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

Cdo drejtues i lartë i Shqipërisë, sa herë ka marrë një detyrë të lartë kushtetuese, është vlerësuar nga faktorët e ndryshëm globalë, vecanërisht nga partnerët strategjikë, përvec të tjerash, edhe për ndikimin konstruktiv te faktori shqiptar në vëndet e rajonit, Kosovë, Maqedoni, Mali I Zi…Thënë ndryshe është vlerësuar edhe për rolin potencial e konkret për të përcjellë e marrë mesazhe por edhe për të moderuar modestisht sjelljet e qëndrimet e lidershipit shqiptar në vëndet e rajonit deri edhe të Luginës së Preshevës në Serbi, por pa zënë pozicion paternalist dhe pa ndërhyrë në punët e brëndshme në vëndet ku jetojnë e madje duke respektuar e nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në axhendat integruese euroatllantike e europiane.

Rama është drejtuesi i vetëm i shtetit shqiptar në këto 30 vjet që ka dalë jasht këtij roli e misioni, për të mos thënë e ka humbur plotësisht këtë rol e ndikim, madje është kthyer në “armiqësor” në marrëdhëniet me lidershipin shqiptar e në një personazh grotesk e problematik për marrëdhëniet me faktorin shqiptar në rajon, vecanërisht në Kosovë… Kjo ka ardhur për shumë arsye. Por ajo më themelorja lidhet me qëndrimet të tij tërësisht tinzare e të gabuara, të pakonsultuara e deri antieuropiane e njëkohësisht antishqiptare të përcaktuara nga një politikë e jashtme mediokre vetëm në funksion të zgjerimit pa kufi e forcimit të pushtetit të tij personal, duke qënë në përplasje me interesat shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 10 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Rama pasi humbi gradualisht mbështetjen politike e elektorale në Shqipëri, dhe duke u përpjekur ta kompensonte atë, herë me qëndrime të dyshimta nacionaliste ekstreme antieuropiane e antiperëndimore dhe herë duke hedhur teza të dyshimta e të papranueshme antishqiptare u fut në marrdhënie të acarta e deri konfliktuale me partnerët strategjikë por mbi të gjitha me lidershipin shqiptar në rajon duke humbur tërësisht ndikimin e tij tek ata…

Rama po ashtu duke sulmuar për interesa të ngushta të pushtetit të tij personal herë lidershipin e SHBA dhe herë atë të vëndeve kryesore të BE është bërë i pabesueshëm jo vetëm për drejtuesit e vëndeve partnere kryesorë strategjike por edhe për lidershipin shqiptar në rajon që e kanë parë gjithnjë Shqipërinë në pararojë të zgjidhjes së cështjes së tyre nacionale dhe të marrëdhënieve të partneritetit me faktorët e rëndësishëm globalë…

Rama gjithashtu, duke tentuar të sigurojë eksluzivitetin e moderimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë apo marrë rolin partenalist mbi Kosovën, u largua e u ftoh me lidershipin e Kosovës, ndërkohë që në mënyrë tinzare u kujdes të afrohej dispropocionalisht me Serbinë, aq sa Rama cilësohet aktualisht nga lidershipi aktual i Kosovës më pranë lidershipit serb sesa lidershipit kosovar…

Rama me mbështetjen tinzare e për interesa të pushtetit të tij personal të opsionit ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë apo të opsionit të Minishengenit Ballkanik pa përfshirë Kosovën apo duke e përfshirë Kosovën jodrejtëpërdrejtë në këtë tavolinë ka humbur ndikimin te lidershipi shqiptar në rajon duke marrë ndërkohë mbi vetë urrejtjen e qytetarëve kosovarë që i cilësojnë tradhëti këto lëvizje të fundit…

Rama i kompleksuar nga tensionet e krijuara në marrëdhëniet me lidership Kosovar mendoi se mënyra adekuate për të kompensuar këto marrdhënie të dëmtuara do të ishte afrimi me liderin serb Vucic, lëvizje që duket naïve dhe në drejtimin e gabuar për më tepër që edhe vetë Vucic s’gëzon realisht ndonjë konsideratë për Ramën, përkundrazi, pavarësisht se ndjehet komod me acarimin e ftohjen e marrdhënieve të Ramës me lidershpin Kosovar.

Rama i ndodhur në këtë situatë të pazakontë, në konflikt më elektoration shqiptar dhe në armiqësi me faktorin shqiptra në rajon, vetëm për interesa të pushtetit të tij personal, ka ndërmarrë një rrugëtim të cuditshëm mes hapsirave të krijuara nga riballancimet gjeopolitike, duke shfrytëzuar për arritjen e këtij synimi edhe presidencën e OSBE.

Përfundimisht mund të thuhet se Rama me lëvizjet e tij herë si nacionalist aguridh kundër qëndrimeve të BE e SHBA, herë si nacionalist ekstremist kundër axhendave integruese europiane të shqiptarëve në rajon, dhe herë si tradhëtar i interesave kombëtare, ka rritur me sukses e naivisht të humbasë plotësisht ndikimin te lidershipi shqiptar në rajon e mbi të gjitha ka tranformojë Shqipërinë nga faktor stabiliteti e sjelljesh konstruktive në zhvillimet rajonale në një vend me një politikë të jashtme e rajonale të paparashikueshme, mediokre dhe inefikase. /Syri.net/

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.