Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte

Forum E premte, 12 Qershor 2026 14:56
Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Redi Muçi, Lëvizja Bashkë 

Në ditën e 13-të të protestës më masive dhe më të bukur që ka parë Shqipëria, Edi Rama këmbëngul se projekti në Zvërnec do të realizohet. Shtrohet pyetja: pse? Shërbëtorët e qeverisë thonë sepse i vlen ekonomisë shqiptare, por e vërteta është se Edi Rama nga kjo aferë po humbet legjitimitetin në 4 fronte:
1. Edi Rama nuk është më garant i trafikantëve dhe oligarkëve
Bazamenti ku mbështetet pushteti i tij është oligarkia dhe trafikantët e drogës. Deri më sot çdo projekt që është shpallur nga Rama, sado zhurrmë dhe sado kundërshti që ka hasur, është çuar përpara. Kjo sepse Edi Rama ka qenë garanti i pastrimit të parave të trafikantëve dhe i përfitimit të oligarkëve, të cilët favoret e lejeve të ndërtimit dhe statusin e investitorëve strategjikë, ia kanë përkthyer në mbështetje të vazhdueshme mediatike (herë duke e folur e herë duke heshtur) dhe në financime miliona-euroshe të fushatave elektorale. Ndërkohë, SPAK sapo ka nisur hetimet për disa prej emrave të përfolur të botës së krimit që qëndrojnë mbrapa disa prej mega-projekteve të firmosura nga Edi Rama. Nëse Edi Rama tërhiqet nga projekti i Zvërnecit, nga ky moment ai nuk është më garant i modelit që e ka ngritur vetë.
2. Edi Rama nuk është më garant i ndërkombëtarëve
Lobimi i tij shumëvjeçar me liderët e BE-së ka bërë që Edi Rama të shfaqej në sytë e ndërkombëtarëve si e vetmja alternativë politike në gjendje për të çuar përpara procesin e negociatave për anëtarësimin. Jo për ndonjë meritë të Edi Ramës, por për shkak të servilizimit ndaj disave – si për shembull Giorgia Melonit – por edhe për faktin e thjeshtë se qëndrimi i Sali Berishës haptazi kundër sistemit të ri të drejtësisë, nuk lejonte alternativa të tjera. Që prej nisjes së protestave, puna në komisionet parlamentare ka ndalur, projekligjet e përafrimit me acquis communautaire kanë ndalur, ndërsa Komisoni Evropian ka bërë thirrje për anulimin e amendamenteve të ligjit për zonat e mbrojtura dhe ligjit për investimet strategjike. SPAK, ndërkohë, ka hedhur akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, një tjetër pikë e fortë kundërshtie e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë Rama, të cilët e kuptojnë se Edi Rama nuk është më garanti i integrimit të Shqipërisë në BE.
3. Edi Rama nuk është më garant i pushtetit të Partisë Socialiste
Qëkurse mori në dorë frerët e PS, Edi Rama u premtoi të vetëve vetëm një gjë: pushtetin. Për hir të këtij pushteti, ai nuk do vihej kurrë në dyshim si kryetar i partisë, vendimet e tij nuk do diskutoheshin kurrë dhe çdo zë që cicëronte kundër korit të paracaktuar, ose heshtohej prerazi, ose fluturonte diku tej. Të ishe brenda Partisë Socialiste do të thoshte të ishe në rresht. Në Kuvend duhej të ngrije kartonin me të njëjtë ngjyrë si Taulant Balla; në administratën publike do bëje dyfish punë edhe për partiakët që marrin rrogën kot, në drejtorinë ku ishe caktuar do bëje patronazhistin, pavarësisht se akumuloje urrejtjen e vartësve; në lagje e në komunitet do shantazhoje edhe berberin edhe dyqanxhiun që del në protestë. Protesta madhështore e këtyre 12 ditëve, i ka bërë të gjithë të kuptojnë se Edi Rama nuk është më garanti i pushtetit të Partisë Socialiste, me gjithë ndihmën që i jep Berisha në krye të PD.
4. Edi Rama nuk është më garant i sundimit mbi shqiptarët
Në mendjen e shumë shqiptarëve, Edi Rama ishte sundimtari i gjithëpushtetshëm i cili nuk mund të lëkundej kurrë nga froni. Ai kishte mbledhur rreth vetes oligarkët dhe trafikantët, kishte kapur shërbimet e të gjitha mediave, kishte sofistikuar mekanizmin e shantazhimit përmes patronazhimit, kishte përballë një parti opozitare të plakur dhe anakronike, dhe tashmë dukej se po blinte edhe favoret e Donald Trampit. Kjo pasqyrë e përçudnuar që u servirej shqiptarëve çdo mbrëmje nëpër banaqet televizive, linte jashtë ekuacionit revoltën popullore. Momentin kur spontanisht, masivisht, rinia del në rrugë dhe prej saj shpërthen një energji dhe një entuziazmën që nuk është parë kurrë më parë. Që flak tutje çdo frikë, çdo pushtet të kalbur, çdo shantazh të ndyrë, çdo përpjekje për të përçarë, çdo përbaltje me agjentura të huaja, çdo shërbëtor të pafytyrë, çdo halabak të fryrë. Ky është momenti kur Edi Rama nuk është më garanti i çizmes mbi fytin e shqiptarëve.
Sot më shumë, e nesër edhe më shumë!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 21 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 57 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.