Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 06:50 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, … Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Studentja Samanda
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagimi ndërkombëtar
  • Kriza politike
  • Armët te protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rikthimi i Kalit te Qyqes dhe një lajm i madh nga Ministria e Mjedisit”

Forum E diel, 30 Gusht 2026 14:47
“Rikthimi i Kalit te Qyqes  dhe një lajm i madh nga Ministria e Mjedisit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Auron Tare

Është e diel. Gusht. Vapa ka zënë vend mbi Shqipëri me atë këmbënguljen e një zyrtari të sotëm që nuk di kur duhet të largohet. Gjinkallat, të cilat duket se nuk e kanë marrë ende vesh lajmin e ardhjes së vjeshtës, vazhdojnë koncertin e tyre të padurueshëm.

Mund t'ju interesojë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 10 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 10 orësh
Flet Erion Braçe për protestat

Flet Erion Braçe për protestat

Para 10 orësh

Në këtë qetësi mbytëse më vjen një mesazh nga një mik:

“E ndjeve tërmetin?”

“Jo”, i përgjigjem. “Ku?”

“Andej nga ju. Nga jugu.”

Shoh lajmet për të mësuar se ç’ka ndodhur.

Dhe, siç ndodh rëndom në këtë vend, përpara se të gjesh lajmin që kërkon, ndesh një lajm shumë më të rëndësishëm. Ministria e Mjedisit kishte dhënë një njoftim.

Një shkabë egjiptiane (Kali i Qyqes) ishte parë në Vjosë.

Ngjarja, sipas njoftimit, ishte një prej atyre ngjarjeve të bukura që na kujtojnë se natyra shqiptare ende di të na befasojë dhe, sigurisht, falë punëve të mira që kryhen në dobi të mjedisit tonë, shkaba, e ikur kushedi se kur, kishte vendosur të rikthehej.

Lexoj më tej për tërmetin. Nuk kishte ndodhur gjë dhe kjo më qetësoi. Porosita kafenë e mëngjesit dhe iu riktheva lajmit të shkabës. E rilexova dhe vura buzën në gaz. Jo nga gëzimi, por nga një trishtim i thellë kur shikoj se si një institucion i shtetit nuk ka idenë se çfarë shkruan dhe hedh në publik.

Nuk kam ndonjë njohje me Ministrin e Mjedisit (dhe jam i bindur se dikush, ndonjë nga ata burokratët e parfumosur, ia ka përgatitur atë dalje publike), por shkabat egjiptiane i njoh disi më mirë.

Para rreth dhjetë vjetësh, bashkë me disa specialistë të mjedisit, u përpoqëm të bënim diçka për këtë shpend të rrallë, i cili dikur ishte pjesë e zakonshme e peizazhit shqiptar dhe sot është bërë pothuajse një kujtim.

Në malet e Nivicës ngritëm një stacion modest ushqimi. Modest ishte edhe buxheti, natyrisht. Shqipëria nuk ka qenë kurrë bujare me gjërat që nuk bëjnë zhurmë.

Disa djem që merren seriozisht me shkabat vazhdojnë ende të ngjiten çdo vit në malet e jugut. I vëzhgojnë, i fotografojnë, i numërojnë, i ndjekin nga sezoni në sezon. U flasin barinjve. Shpërndajnë fletëpalosje. Bëjnë bluza. Përpiqen t’u shpjegojnë njerëzve atë që dikur nuk kishte nevojë për shpjegim: se shkaba nuk është armik i njeriut, por një nga pastruesit më të dobishëm të natyrës.

Në këtë punë kam qenë i përfshirë edhe unë, fare modestisht. Prandaj e njoh disi këtë specie dhe mund të them se, në fund të gushtit, shkaba egjiptiane nuk është ndonjë mysafire e papritur që sapo ka mbërritur në Vjosë. Ajo ka ardhur në pranverë dhe tani është koha kur përgatitet të largohet drejt Afrikës.

Sipas të dhënave të specialistëve që e ndjekin këtë specie, përgjatë Vjosës në këtë periudhë duhet të kishte tre çifte dhe një individ të paçiftëzuar, gjithsej shtatë individë.

Kali i Qyqes që u filmua nga turistët nuk është pra ndonjë emigrant i ri që ka vendosur të bëjë jetën e tij në Shqipëri falë punëve të mira. Ai është një banor i vjetër i zonës, i cili, me siguri i tmerruar nga flakët që djegin habitatin e tij, ka zbritur më poshtë, buzë Vjosës, për t’u mbrojtur apo për të pirë ujë.

Kali i Qyqes, siç quhet shkaba egjiptiane, ushqehet në shumë raste me mbeturinat që hidhen nga bizneset përreth “zonës së mbrojtur të Vjosës”.

Për ushqimin e këtyre pak shpendëve, sipas njerëzve që merren realisht me mbrojtjen e tyre, shteti nuk ka gjetur dot as disa kacidhe. Sidomos kur shohim se si, përgjatë Vjosës, gjen investime turistike që ndryshken apo kalben pa asnjë dobi për komunitetet, e kupton ironinë e këtij fakti.

Mjafton të shikosh kioskat e shtrenjta të Ministrisë së Turizmit që po rrënohen, betonet e hedhura për “sporte aventure” apo shpartallimin e Kanionit të Langaricës, për të kuptuar se, përtej shpërdorimit arrogant të fondeve publike, askush nuk gjeti një fond modest për të mbrojtur këtë shpend kaq të rrallë.

Kjo është e vërteta e dukshme. Prandaj do të ishte mirë që Ministri i Mjedisit, nëse i bie ndonjëherë në dorë ky shkrim, të mos zemërohet me autorin, por të zemërohej pak me sistemin që i sjell lajmet.

Sepse, nëse informacioni im është i saktë, deri tani Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë fond për mbrojtjen e kësaj specieje. Zero!

Dhe kjo është ndoshta shifra më interesante e gjithë historisë së shkabës egjiptiane, e cila, sipas deklaratës së Ministrit, “kishte vendosur që pas kaq kohe të rikthehej”, a thua se edhe shkaba e shkretë lexon agjencitë e ATSH-së apo RTSH-së.

Një specie kaq e rrallë, që çdo vit rikthehet në vendlindjen e vet, nuk mund të mbrohet me një deklaratë për shtyp. Ato shtatë individë që kanë mbetur përgjatë Vjosës duan ushqim dhe punë në mbrojtjen e tyre, dhe jo zhurmë, fotografi apo lavdi administrative.

  1. Ministër, ndoshta, ndonjëherë, një telefonatë te njerëzit që prej vitesh ngjiten nëpër malet e jugut për të parë se ku janë shkabat do të bënte që të mësonit se ku ndodhen ato, çfarë hanë dhe sa kanë mbetur.

Dhe, mbi të gjitha, çfarë duhet bërë që të mos na duhet një ditë të nxjerrim një tjetër deklaratë për shtyp me titull:

“Shkaba egjiptiane më në fund u zhduk nga Shqipëria.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 1 ore

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 10 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 10 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.