Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:10 Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se stuhitë e forta, përmbytjet serioze dhe erërat e fuqishme mund të prishin planet e udhëtimit dhe festimet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shejtani, që theu djepin, jashtë shishes…

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 23:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

Lidhur me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese, Rama ka rideklaruar sot se “më mirë djepi bosh se shejtani brenda…”.

Është për të qarë e për të qeshur sesi një person në depresion sillet si një fëmijë që hedh pështymën përpjetë dhe ajo i bie mbi surrat ndërkohë që ai thërret: “… ti bjerë kujt ti bjerë vetes time mos ti bjerë…” siç luanin dikur fëmijët e vegjël mes tyre në lojën e famshme “pështymas”…

Por le të të jemi seriozë dhe shikojmë se çfarë përfundimesh dalin një analizë racionale:

• Hajduti/shejtani për tu maskuar bërtet kapeni hajdutin/shejtanin…

• Djepi duket se s’ekziston, dhe ai është shkatërruar tërësisht…

• Djepin e ka shkatërruar shejtani….se shejtani sa një gomar s’mund të futej më në djep…

• Dhe shejtani që ka shkatërruar djepin thërret: “Më mirë djepi bosh se shejtani brënda në të…”.

• Për më tepër që shejtani ndjehet i kënaqur dhe rehat që djepi është shkatërruar…

• Por shejtani është rritur dhe është kthyer në dreq…

Gjithçka deklaron dreqi është veçse një mashtrim i trashë që e kuptojnë të gjithë…

Sepse thënë me drejtëpërdrejtë Dreqi ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese…

Po përse del e thërret Dreqi duke uluritur “më mirë djepi bosh se shejtani brënda?”…Përse?

Sepse shejtani është bërë Dreqi i madh sa një gomar dhe nuk mund të qëndrojë më brënda në djep dhe ka preferuar të shkatërrojë atë, ta hedhë në erë… Po përse ta shkatërrojë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sepse për momentin s’mund ta vendosë GJK nën kontroll dhe do t’i duhej shumë kohë të kryente këtë akt.

Sepse për momentin, shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese është hapi i parë për ta zaptuar dhe/ose më saktë për ta vënë nën kontroll atë…

Është hapi i parë për të shkatërruar parimin e kontroll/balancës mes gjyqsorit e pushteteve të tjera….

Është hapi i parë për të vënë nën kontroll jo vetëm institucionet kushtetuese por edhe për ti mbyllur derën çdo ankimimi për të gjithë dhunimet ligjore e kushtetuese të kryera nga Dreqi…Aq më tepër që së bashku me Gjykatën Kushtetuese është shkatërruar edhe Gjykata e Lartë dhe janë vënë nën kontroll edhe prokuroria, edhe gjykatat e nivelit të parë e të dytë, duke u paralizuar gjyqtarët apo prokurorët apo duke i bërë presion disa prej tyre deri në nënshtrim apo paralizim…

Sepse Dreqi duke shkatërruar djepin i ka duart tërësisht të lira, pra mund të bëjë gjithçka dëshiron, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë…

Mund të hartojë ligje antikushtuese….

Të kryejë veprime në dhunim të Kushtetutës e të Ligjeve të tjera…

Të dhunojë opozitën….

Të dhunojë të drejtat e njeriut…

Të dhunojë dhe godasë qytetarët…

Të dhunojë me gaz paralizues kundërshtarët e rregjimit…

Mund të godasë me plumba “gome” dhe shkopinj kundështarët politikë… e tjerë e tjerë…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra gjthçka mendon se i shërben Dreqit për të ruajtur me çdo mjet pushtetin..

Dhe të gjithëve Dreqi ju ka mbyllur derën për tu ankuar…Ka tentuar tju mbyllë sytë e gojën dhe ti ndalojë frymëmarjen…

Dhe pastaj, Dreqi del e përdridhet në publik, duke deklaruar marrëzinë e rradhës. “se më mirë djepi bosh se shejtani brënda në të…”

Ky është turpi i rradhës…

Por ndërkohë zullumi është trashur në ekstrem….aq sa po këputet…

Këputja e tij është çeshtje kohe. Askush s’ka dyshim se shumë shpejt do të këputet….

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Një gjë është e sigurtë se Dreqi, apo shejtani sa një gomar që e shikojnë dhe njohin të gjithë, dhe që shkatërroi djepin s’mund të fshihet më brenda tij…

Shpresoj shumë që fundi të mos jetë i tmerrshëm…tmerrësisht i tmerrshëm…

Por edhe kjo varet vetëm prej tij… ose me saktë nga koha dhe nga mënyra sesi do të largohet…

Më mirë do të kishe qënë me shejtanin në shishe se po e kapën qytetarët Dreqin nuk dihet se ç’ndodh…!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor
Para 1 minute

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme
Para 3 minutash

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”
Para 5 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes
Para 9 minutash

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.