Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria, nga gremina te emergjenca për ndryshim

Forum E premte, 23 Prill 2021 15:30
Shqipëria, nga gremina te emergjenca për ndryshim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sokol PAJA – DIELLI

Shqipëria gjendet në një fazë kritike. Nevoja për ndërrimin e kursit politik është më i nevojshëm se kurrë. Shteti ka rënë. Shteti ka tradhëtuar interesat e qytetarëve. Pushteti ka shkallmuar themelet e shtetit. E drejta nuk ekziston më në shtetin e së drejtës. Partia-shtet nëpërmjet qeverisjes ka uzurpuar të gjitha institucionet e varuara dhe të pavarura. Pushteti nëpërmjet oligarkisë ekonomike dhe mediatike ka asfiksuar çdo frymë kritike, opozitare, civile dhe qytetare. Të gjitha institucionet e shtetit nën kontroll dhe shërbim të kryetarit të partisë-shtet.

Kryeministri pasi shkatërroi vendin nërpërmjet qeverisjes skandaloze, së fundmi ka ndërsyer dhe kriminelët ndaj kundërshtarëve dhe të varfërve me qëllimin e vetëm mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Qeverisja është përkeqësuar frikshëm dhe qytetarët meritojnë një qeverisje dinjitoze jo një shërbesë skandaloze. Varfëria është ulur këmbëkryq. Shteti ecën mbrapa. Qeveria ka harruar qytetarët e zakonshëm dhe njerëzit e ndershëm. Qeveria është vënë në shërbim të të pasurve dhe kriminelëve të veshur me pushtet politik dhe ekonomik që mbajnë qeverinë me oksigjen ekonomik-kriminal në çdo fushatë elektorale. Shqipëria sot gjendet në greminë politike, ekonomike, sociale dhe institucionale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qeverisja e ka degdisur vendin në një humnerë të frikshme, që duhen vite të tëra rikuperimi. Borxhi publik në stratosferë, krimi dhe rendi publik në greminë, sipërmarrja dhe biznesi në asfiksi, meritokracia në zhdukje, militantët partiakë në qelizat profesionale të shtetit, institucione shtetërore nën presion, qytetarët nën përgjim e survejim, institucione që mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve të përfshira në trafikim të dhënash për interesa të partisë-shtet. Tetë vite ishin shkatërruese për çdo shqiptar me përjashtim të socialistëve që janë shpërndarë në çdo qelizë të shtetit të pushtuar nga pushteti. Pushtimi neokomunist mbi institucionet kanë prodhuar vrasjen e meritokracisë, të garës, të konkurseve, të vlerave, të profesionistëve dhe xhandarët partiake të partisë- qeveri nëpërmjet partisë në pushtet kanë shkatërruar gjithçka në Shqipëri. Në 25 prill 2021 shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin që vjen nëpërmjet profesionistëve më të mirë që ka Shqipëria.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Opozita ofron shpresë dhe oksigjen në apatinë dhe asfiksinë e socialistëve. Vota për opozitën është nevojë emergjente për ndryshim në Shqipëri. Në tetë vitë të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, qeverisja e Edi Ramës fatkeqësisht ka sjellë në Shqipëri hapa shumë mbrapa në çdo drejtim: pasurim të tejskajshëm të oligarkëve, varfërim të qytetarëve të thjeshtë, mungesë të konkurrencës së lirë dhe të ndershme, humbje të gjyqeve të njëpasnjëshme në Strasburg, presion dhe kontroll absolut mbi median, zgjedhje moniste, përndjekje të kundërshtarëve politikë, presion të vazhdueshëm mbi organet e Vetting-ut.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 9 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 19 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Korrupsion alarmant në nivelet më të larta të qeverisjes dhe institucioneve shtetërore, arbitraritet shtetëror në vendimmarrje, dhunë policore, masa të rënda dhe gjoba të pamëshirshme ndaj qytetarëve, shkatërrim shtetëror të pronës private, politizim dhe uzurpim i partisë-shtet të institucioneve të hetimit e parandalimit të krimit, policisë së shtetit, të forcave të armatosura, të drejtësisë, rënie të investimeve të huaja, shkatërrim të klimës së biznesit, rrënim ekonomik nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, shpërdorim e vjellje masive të të ardhurave, tendera gjigandë pa garë, tenderat sekretë në pandemi, mungesa e transparencës me vaksinimet.

Politizimi i fushatës së vaksinimit, strehimi i kriminelëve që nga Parlamenti deri në kryepleqësitë e fshatrave, veshja e të fortëve me pushtet ekonomik e politik, rritje të varfërisë dhe papunësisë, emigrimi masiv i profesionistëve, një qeverisje e lidhur me mafien e betonit dhe pastrimin e parave të pista të organizatave kriminale evropiane, dështim i reformës në arsim, i reformës në drejtësi, në shëndetësi, i reformës së pronave, i legalizimive, i shërbimeve ndaj qytetarëve etj. Qytetarët janë të tradhëtuar nga shteti i tyre.

Ndryshimi politik dhe qasja e qeverisjes së vendit në shërbim të qytetarëve duhet të ndryshojnë një herë e përgjithmonë. Vota për Partinë Socialiste është votë për shkatërrimin e Shqipërisë. Vota për Partinë Demokratike është vote për ndryshimin që shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. Është votë për shpresën e vrarë në vend. Është votë për rigjallërim të qelizave të shkatërruara nga Rama dhe sekti i tij neokomunist. Vota për ndryshim është vote për shtetin, për familjen, për mbarë shoqërinë, për mbarë Shqipërinë. Vota për PD është votë për të çliruar ekonominë, për të kryer reformat që stabilizojnë tregun, sipërmarrjen dhe reformat që afrojnë Shqipërinë me Europën dhe rrisin sigurinë e mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Etiketat e lidhura

25 prilli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 18 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 18 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 19 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.