Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:10 Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me paketën fiskale 2027, qeveria propozon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria, pikë mjalti apo treg i zhvatur?

Forum E martë, 13 Janar 2026 17:06
Shqipëria, pikë mjalti apo treg i zhvatur?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Përparim Kabo

A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si “pikë mjalti” në Europë, ashtu siç u shpreh Kryeministri z. Edi Rama në ndërhyrjen e tij korrigjuese, duke theksuar se Shqipëria nuk është treg i vogël, siç u shpreh edhe një personalitet amerikan? Madje, këtij të fundit iu tha: “Ju do të prodhoni këtu, por tregu juaj do të jetë Europa.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 24 minutash
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 26 minutash
Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

26 Tetor 2026, 10:31

Madhësia e një tregu matet nga vlerat monetare që qarkullojnë, nga niveli i investimeve, nga shkëmbimet tregtare, nga pasuritë e rralla, nga zhvillimi teknologjik, nga prodhimi dhe shitja e patentave etj., dhe jo nga sipërfaqja apo numri i popullsisë. Ja pse Koreja e Jugut lë pas, në disa fusha zhvillimi dhe në tregti, shumë vende që janë më të mëdha se ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A i ka Shqipëria mundësitë për të qenë një treg i madh? Le të shohim disa argumente.

Mineralet. Kromi ynë, para vitit 1990, shitej me valutë të lirë dhe eksportohej edhe në Kinë. Në atë kohë thuhej nga pala kineze se “kromi shqiptar në furrë është si gjalpi në tigan”. Minerali ishte shumë i pasur, me përmbajtje rreth 41–43%. Studimet e viteve 1993–1994 treguan se Shqipëria kishte rezerva kromi për rreth 200 vjet. Për këtë arsye duhej të ruheshin minierat dhe të konservoheshin burimet, duke mos lejuar shpërdorime dhe dëmtime të pariparueshme.

Kjo nuk ndodhi. Industria e kromit dhe e bakrit u shkatërrua. Kromi u dha me koncesion dhe, gjatë pandemisë COVID-19, me një VKM, koncesionarit iu njoh e drejta e shitjes direkte, gjë që edhe ndodhi. Kjo pasuri kombëtare sot është në duart e një të huaji. Madje, sipas informacioneve që kam, as renta minerare nuk paguhet më për ato zona dhe për popullsinë që jeton aty.

Nafta është një tjetër histori dështimi. Para vitit 1990 Shqipëria eksportonte naftë bruto dhe kishte krijuar një industri të plotë: kërkim-shpim, nxjerrje, rafinerim dhe përpunim të nënprodukteve. Kjo industri u shkatërrua. Ja pse tregu zvogëlohet.

Kompania Bankers fiton nga pasuria jonë kombëtare, ndërsa ne jo. Zotëruesi është kinez, një investitor privat që vetëm përfiton, ndërsa vendi ynë jo. Ky realitet përbën humbje tregu, jo zhvillim të tij.

Kryeministri, pak kohë më parë, foli për “shpëtimin” që do të vinte nga Shpiragu. Besova, si çdo shqiptar, dhe pyesja çdo ditë një inxhinier nafte. Përgjigjet ishin të vakëta, derisa më në fund ma tha hapur: “Asgjë, profesor. Poshtë e më poshtë. Flluskë.”

Në vitin 2004, Shqipëria dhe Republika Federale e Gjermanisë ranë dakord në parim për investime në energjetikë dhe hidrokarbure. Gjatë vizitës së saj në Tiranë, zonja Merkel e përmendi këtë në fjalimin e saj. Pala jonë heshti. Ky ishte një zhgënjim për ta dhe rreth 10 miliardë euro investime gjermane përfunduan në një vend tjetër të rajonit. Tregu u zvogëlua edhe më tej.

Shqipëria, nën ndikimin e ideve të FMN-së, do të investonte në peshkim, verë dhe vaj ulliri. Ndërkohë, lidhur me deklaratën e Kryeministrit se “kinezët janë tregtarë të padiskutueshëm”, po i sugjeroj të lexojë veprën “Fryma e Ligjeve” të Montesquieu-së. Aty flitet për filozofinë tregtare kineze: përdorimin e tre peshoreve – një kur shesin, për të të ngrënë në peshë; një kur blejnë, që faturon më pak se pesha reale; dhe një të rregullt, vetëm kur vjen kontrolli.

Një treg në një vend pa rregulla loje, me një sistem drejtësie të korruptuar, ku tregun e kontrollon politika apo faktorë të tjerë informalë, ku politikat tatimore dhe fiskale, përfshirë sjelljet arbitrare, prishin klimën e biznesit, tregon se ata që vijnë nga jashtë nuk vijnë sepse tregu është i madh apo strategjik, por sepse përfitojnë duke zhvatur.

Kjo është një filozofi e vjetër, që nuk ka emër të përveçëm. Tregu shqiptar quhet i lakmuar, “pikë mjalti”, por pse nuk ka zhvillim? Pse ka varfëri? Pse pasuria kombëtare nuk është më e tillë?

Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me retorikë.

Etiketat e lidhura

Kabo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 1 minute

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 12 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi
Para 15 minutash

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Para 24 minutash

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 21 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 27 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.