Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:56 Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion” Historia e suksesit të Kimi Antonellit është një rrugëtim nëntëvjeçar, i cili ka kaluar nëpër faza delikate, ditë të vështira dhe vendime të diskutueshme.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqipëria vendi i parë në botë ku një kryeministër ka më shumë ndjekës në Facebook sesa banorë”

Forum E enjte, 25 Shtator 2025 03:07
“Shqipëria vendi i parë në botë ku një kryeministër ka më shumë ndjekës në Facebook sesa banorë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Thoma Gëllçi

Në një botë ku çdo sekondë online kthehet në fitim për dikë tjetër, shkëputja nga interneti është bërë më shumë se luks: është akt lirie, pothuajse revolucionar. Duket e çuditshme ta themi, por sot të fikësh telefonin është njësoj si të shkulësh barrikadën e Bastijës. Vetëm se këtë herë nuk ka topa dhe pushkë, por njoftime, reklama dhe algoritme që të ndjekin deri në shtrat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 23 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 23 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

26 Tetor 2026, 09:28

Shekujt e kaluar kanë parë lëvizje të mëdha për liri. Grekët e lashtë shpikën demokracinë për të mos qenë skllevër të tiranëve. Revolucioni Francez solli parullën e famshme “Liri, Barazi, Vëllazëri” për të rrëzuar aristokracinë. Ne, njerëzit e shekullit XXI, duket se kemi mbetur me një mision më modest: të arrijmë të shohim një film pa ndërprerje reklame. Dhe kjo luftë, për habi, duket më e ashpër se ajo e Waterloo-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E pabesueshme, por kështu është. Çdo sekondë që kalojmë online është e përkthyer në monedhë, grafika dhe “insights” për dikë që nuk e njohim kurrë. Çdo klikim është një votë e pavullnetshme për të pasuruar kompani që as nuk mund ta shqiptojmë saktë emrin. Në kohën e Cezarit, perandori blinte besnikërinë e legjioneve me denarë. Sot, një korporatë blen vëmendjen tonë me video maceje dhe receta gatimi, por edhe me një furnizim të pafund memesh, shalësh dhe trupash të zhveshur që klikohen, shpërndahen dhe shumëfishohen në TikTok, Instagram dhe Facebook.

Kjo është arsyeja pse dalja offline merr ngjyrime heroike. Nuk është më një pushim, por një gjest disidence. Të shëtisësh pa marrë celularin është si të shpallësh pavarësinë personale. Është ekuivalenti modern i themelimit të një republike të vogël, ku mbreti i vetëm është mendja jote dhe e vetmja taksë është numri i hapave që arrin të bësh.

Dhe e dini çfarë? Historia do të na gjykojë. Një ditë, historianët do të shkruajnë: “Në shekullin e njëzet e një, njerëzit luftuan jo për bukë, as për tokë, por për të fikur Wi-Fi-n një orë pa ndjerë faj.” Dhe kushdo që ka provuar të fikë celularin për të ngrënë darkë pa ndërprerje e di se kjo është një betejë po aq e madhe sa ajo e Termopileve.

Në Shqipëri kjo histori merr edhe një kthesë të veçantë. Te ne, nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që na gllabërojnë vëmendjen. Këtu propaganda kryesore është ajo politike. Në vend të reklamave për detergjentë, shfaqen videomesazhe me liderë që shesin premtime si të ishin fustane në “outlet” – ose për të “share” dhe telendisur kundërshtarin. Në çdo cep të rrjetit, qeveritarë dhe opozitarë konkurrojnë për sekondat tona me të njëjtën etje që korporatat globale konkurrojnë për klikime. Nëse në SHBA “like”-u shitet për reklamë, në Shqipëri “like”-u është armë për pushtet – për ta mbajtur apo për ta marrë atë. Çdo video, çdo postim, çdo status nuk është vetëm informacion: është një gur i hedhur në fushën e betejës.

Nuk është e rastësishme që liderët e sotëm matin fuqinë jo më me vota, por me ndjekës në Facebook. Ja disa shembuj që flasin vetë: Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka 411 mijë ndjekës; kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, 121 mijë; ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, 151 mijë. Dhe në mes të tyre qëndron krenar Edi Rama i Shqipërisë me 1.6 milionë ndjekës – shumë më tepër se Greqia, Maqedonia e Veriut apo Gjermania. Nëse vazhdon kështu, Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botë ku një kryeministër do të ketë më shumë ndjekës ne Facebook sesa banorë. Një arritje për Guinness, por një tragjikomedi për demokracinë.

Kush guxon të fikë telefonin në mes të kësaj fushate të pafundme virtuale, bën një akt që është më shumë se pushim – është refuzim i lojës. Është sikur të thuash: “Sot nuk më blen dot asnjë slogan.” Në këtë vend, ku çdo debat politik kthehet në maratonë lajmesh, thjesht të ecësh në bulevard pa dëgjuar zërin e ndonjë kryetari partie është një luks i barabartë me një arratisje drejt Alpeve.

Dhe ja ku vjen ironia më e madhe: politikanët shqiptarë, që shfaqen si trima në çdo ekran, do të trembeshin më shumë nga një popull që del offline sesa nga një protestë para Kryeministrisë. Sepse protesta u jep lajme, por heshtja dixhitale u heq audiencën. Dhe ç’është politika pa audiencë? Një fjalim i kotë para karrigeve bosh.

E pikërisht këtu nis edhe revolucioni i butonit “OFF”. Nuk ka nevojë për molotovë, as për gaz lotsjellës, as për barrikada. Një shtypje e vogël mbi ekranin e telefonit mjafton për t’i shpallur luftë propagandës, reklamës dhe manipulimit. Dhe ndoshta, një ditë, kur historia e këtij vendi të rishkruhet, do të thuhet se ndryshimi i madh nisi jo nga sheshi i protestave, por nga momenti i parë kur qytetarët filluan të fikin telefonin – dhe të ndezin mendjen.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion”
Para 2 minutash

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kamp...

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë
Para 3 minutash

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja
Para 7 minutash

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Para 20 minutash

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtar...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 10 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.