Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si mund të shpëtohet ekonomia jonë?

Forum E mërkurë, 2 Tetor 2019 11:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jorida Tabaku

Që kur kjo qeveri u vu në krye të vendit Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se të gjitha politikat fiskale shoqëruar me të gjitha vendimet ekonomike që janë marrë në fillim të këtij 6 vjecari, do të transformoheshin në vështirësi për bizneset dhe familjet shqiptare. Atyre u mungonte vizioni dhe strategjia për të rikthyer konkuruese vendin me sfidat e reja të rajonit. Ajo që nisi si një ndryshim në sistem ka përfunduar në një sistem fiskal i ndërtuar mbi bazë të qokave e favoreve selektive dhe në barrën më të madhe fiskale të vendosur ndonjëherë nga ndonjë qeveri.

Siç edhe pritej ekonomia ka nisur të ulë ritmin gjithnjë e më shumë dhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ajo ka një rritje të dobët prej 2.3%. Në mungesë të investimeve të reja të huaja, në mungesë të rritjes së riskut për të kryer investime vendase dhe me një popullsi në ikje rritja ekonomike në vend është përgjysmuar. Shqipëria është kthyer përfundimisht në një ekonomi që nuk prodhon asgjë dhe kjo reflektohet dhe në shifrat e vetë qeverisë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të gjithë sektorët që kanë ndikuar në rënie janë të lidhura ngushtë me veprimet e gabuara të qeverisë në sektorin ekonomik. Përqendrimi i ekonomisë vetëm në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ka ndikuar negativisht dhe mungesa e një vizioni për të përmisuar prodhimin e energjisë elektrike (përmes paneleve diellore e jo vetëm) ka sjellë një varësi ndaj reshjeve. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike ka qenë negative si pasojë e rënies me 0.23% të rënies së prodhimit të energjisë elektrike si dhe nga faza përfundimtare e TAP.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vizioni i mangët i qeverisë dhe fokusimi në PPP-të që janë shkatërruese për buxhetin ka ezauruar çdo mundësi financiare për të investuar diku tjetër. Në një situatë të tillë është shumë e kuptueshme që ekonomia të jetë përherë nën presionin e një krize të thellë sa herë që ka thatësi, diçka që me gjasë do të reflektohet në 6 mujorin e radhës.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Qeveria pasi ngarkoi me taksa dhe tarifa të reja industrinë nxjerrëse ka prodhuar një ngecje dhe rritje negative duke ulur me thuajse 2% zërin e Industrisë Nxjerrëse. Ndërsa zëri që flet qartësisht me shpenzimet e shqiptarëve, Arte-Argëtim-Shlodhje, ka rënë me -19.35% në raport me një vit më parë. Praktikisht shqiptarët nuk po shpenzojnë më për asgjë më shumë se sa për të mbijetuar. Beteja e tyre tanimë është të mbesin në kufijtë e varfërisë apo shtresës së mesme.

Situata kritike pasqyrohet edhe në zërin e investimeve private të cilat kanë pasur një rënie me 4% në terma vjetore, kjo do të thotë që bizneset po investojnë gjithnjë e më pak në zgjerimin e aktivitetit apo përmirësimin e tij. Ata reflektojnë pasiguritë e një tregu që po shndërrohet gjithnjë e në monopol dhe me gjasë do shoqërohen nga uljet e pagave. Rënia e besimit në ekonomi nga ana e biznesit me 0.7 pikë përqindje është një tregues që e reflekton këtë sjellje.

Një tjetër element interesant që vërehet në të dhënat e INSTAT është komponenti i taksave neto i cili vazhdon të jetë i njëjtë me gjithë përpjekjet e qeverisë me sulmet e vazhdueshme ndaj biznesit. Shkurt dhe shqip, me gjithë dhjamin që do të nxjerrë nga pleshti kjo mazhorancë ka dobësuar përditë e më shumë xhepin e qytetarëve. Vendi është në një krizë të thellë ekonomike ndërsa shtresat e shqoërisë po varfërohen, mobiliteti social mungon dhe kaosi i një shteti që nuk funksionon po ndjehet në ekonomi.

Sa më shumë të vazhdohet me këtë politikë, e me këtë qeveri, aq më tepër të punësuarit, sipërmarrësit dhe qytetarët do të vuajnë. Një krizë e tillë do të reflektohet thellë në pensione dhe shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Kjo mazhorancë dhe qeveri nuk ka asnjë alternativë përpos paligjshmërisë.

Çfarë mund të shpëtojë pagat e punëtorëve, të ardhurat e shtresës së mesme, fitimet e bizneseve të mëdha është një taksë e sheshtë dhe një thjeshtësim fiskal. Vetëm kjo frymëmarrje mund t’i ofrojë më shumë kursime dhe një incentivë të re ekonomisë së rrënuar në 6 vjet nga taksa, monopole, oligopole dhe armiqësi të qeverisë karshi sipërmarrjes.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.