Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si nuk ka një socialist t’i thotë Kryeministrit: Ndalu more, se ke luajtur nga fiqiri

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 19:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj –

Dita e Enjte mbledh gjithë qelbin e javes kudo neper Shqiperi dhe e derdh pa meshirë por meritueshem mbi fytyren tonë ! Ti pret një selfie me syte e bukur të një dite pranvere per të marrë atë energji që afron natyra me shkelqimin e saj por ajo nuk mberrin kurrë ! Vend i një mijë bukurive me njerëz që e urrejnë të bukuren pat thënë agut të kohes me ofshame Faik Konica “mesuesi” i Kryeministrit ! Dielli shndrit e pak po nxeh si në epos por askush se ka mendjen aty tek sheh një parlament gjysmagjel te rrethuar me policë e perballë tyre mijera protestues të Opozites tanimë jashtë tij perfundimisht ! Një krize e pazakonte ka mberthyer politiken e cila dite pas dite po shnderrohet në sinozit kronik brenda kokave të qyterave. Edi Rames nuk ka kush ti flasë !

Në PS dhe në “Rilindje” nuk paska bir a bijë nënë ti thotë atij “ndalu more se ke luajtur nga fiqiri”! Ministrat, deputetet, dinjitaret, veteranet kanë fshehur ballin mes vesheve të ngritur e vetullave të harkuara nga ankthi e nuk bëzajnë ! Shoqeria është thyer ne mes! Askush nuk po flet shoferit makina e te cilit po rreshqet ne humnerë e per të cilen na thuhet , plasni sytë se kjo është parajsa! Reagimet, protestat zënë njëra tjetren ! Një vit pa u ndalur, artistet vigjelojnë për të ruajtur teatrin e cili do te shembej për të ndertuar klientet e qeverisë nja shtatë kulla te larta qamet! Prej katër a pesë muajsh banoret e unazes së re janë në barrikadë për të mbrojtur shtepitë e tyre !

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fytyra e qeverisjes aty tejkaloi edhe fantazinë. Një prej skandaleve më te medha u zbulua duke shenuar një rekord boteror babëzie, 20 milion euro për një kilometer rrugë ! Dy muaj e gjysem mbushen rruget dhe “pushtuan” fakultetet, studentet të cileve u tund në fytyrë të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin” një dallmaç ky propagande që e ka tejkaluar edhe vetë projeksionin e “Rilindjes” në të genjyer pa turp, me shpejtësi dhe kurajo! Prej një muaji Opozita ka djegur mandatet e deputetve të saj dhe kesisoj gjysma e popullit nuk është me i perfaqesuar !

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy demonstrata të medha kanë zënë faqet dhe ekranet e mediave kryesore te botes ! Shteti mbi ta ka hedhur gazlotsjelles dhe kjo lënde kimike është karakteristika e mandatit të dytë të Edi Rames! Në Lushnje dje mijera fermere derdhen qumshtin me të cilin jetojnë se nuk dinë ku ta çojnë sepse represioni fiscal ndaj tyre është mbytes ! Presidenti i Republikes nga Pogradeci bëri një deklaratë tronditëse dhe të pazakonte me disa lexime ! Në skajet e asaj që tha shquhen dy gjera që bëjnë me teper pershtypje ! Mundesia e dorheqjes dhe krahasimi me Salvador Alliende Presidentin qe u vra në pallatin Moneda te Santiagos teksa Pinoçeti po kryente grushtin e shtetit duke nenkuptur se po vendoset një junte e cila qeveris me police ! Sa do jetë gezuar Edi Rama nga krahasimi por edhe merzitur gazep nga mesazhi i koduar që ka marrë.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 50 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Ajo çka tha Ilir Meta u mor nga mbi 180 agjensi boterore bashkë me pikpyetjet perkatese mbi mungesen e normalitetit demokratik ! Protestuesit e kesaj dite bojatisen me te kuqe , “gjaku i deshmorve”siç thuhej rendom gjatë regjimit të kaluar deputetet e “opozites se re” të cilet ne fakt Edi Rama po i bojatis me te zezen e turpit ! Ky grup qe duartrokitet çdo ditë nga mazhoranca është treguesi që nuk le medyshje i korrupsionit etik e jo vetem të ulur këmbekryq mes nesh ! Cfarë mjerimi “opozita e re” ! Boja në xhaketat e tyre deshmon sa e perfaqësojnë ata opoziten e vertete!

Një dosje me përgjime i ka treguar botes sa e goditur në legjitimitet është kjo qeveri ! Prokuroria tanimë mashë në duart e Kryeministrit bën presion mbi Kryetarin e Opozites Lulzim Basha ! Gjykata kushtetuese nuk ekziston më. Mbi të tjerat ka rënë po ashtu damllaja ! E vetmja industri që sot punon në vend është policia e cila administron jeten e perditshme nga njëra proteste në tjetren të një populli që iken nga sytë këmbet ! Zgjedhjet lokale rrezikojnë të mos bëhen ! Kjo është panorama e një vendi për te cilin Kryeministri kerkon ti hape muze rakie e vere per ta dehur ende më ! Te dehurit duhet të duartrokasin “normalitetin” e një vendi që po çmendet sepse një burrë është lidhur pas karrikes së Kryeministrit të cilen e merr me vete edhe kur fshihet. Ipeshkvi Vinçenso Paglia kreu i Shën Exhidios së Romes një personazh i veshur me mister  i njohur per misionet e tij te veshtira kudo qe ka kriza erdhi në Tiranë ! Takoi Meten, Bashen, Berishen dhe Erjon Veliajn ! Kohë më parë mbi 23 vjet pat nxitur marrveshjen Milosheviç-Rugova per arsimin, largimin e Rugoves nga Prishtina gjatë luftes, marrveshjen Nano-Berisha etj ! Ndoshta , Vatikani I cili Skenderbeun e parë e kishte shume për zemer dhe e therriste “atlet i Krishtit” po perpiqet në këtë moment që edhe Skenderbeun e ri ta sjellë në fe nepermjet “ekzorcistit” që zgjidh krizat !

Panorama.com.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 6 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 7 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 8 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.