Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:52 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë” Regjimi i Mauricio Pochettinos në krye të Manchester United filloi me një makth, pasi Yoro u ndëshkua me karton të kuq në mënyrë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

S’ka vit zero për Shqipërinë

Forum E martë, 26 Dhjetor 2023 09:38
S’ka vit zero për Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Monika Stafa

“Parlamenti antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Ky vendim jo vetëm që nuk do ta shkatërrojë opozitën, por do ta mobilizojë atë në shkallën më të lartë. Me moton: “o sot, o kurrë”, opozita do t’i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi”. Kështu tha Sali Berisha, ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti i vendit për disa kohë, lideri historik i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, teksa iu bashkua protestës së paralajmëruar të mbështetësve të tij jashtë Parlamentit. Kjo qe dhe fjala e tij e fundit pak çaste pasi iu hoq imuniteti.

Po për cilën opozitë thërriste ai në dëshpërim? Fytyra që i dha shpresë dhe besim shqiptarëve për një ëndërr. Ëndrrën për lirinë. Ëndrrën për t’i riparë njerëzit e tyre të çliruar prej prangave të agjitacion e propagandës. Ëndrrës për dashurinë dhe dhembshurinë. Ishin vitet ‘90. Po, po ato vite që ne nuk rreshtim së referuari si viti zero për Shqipërinë dhe shqiptarët që dikush e pati shansin ta çojë më tej. Por nuk ia doli dot. E njëri prej tyre ishte dhe doktori ynë i zemrës, njeriu që këlthiste me aq bindje: Shqipëria, E Bukura e Dheut! Ku mbet ajo?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia e sistemit politik në Shqipëri kur lexon faqet e saj shfaqet në formën e një pikëpyetje dramatike: A ka pasur, kur ka pasur dhe sa ka pasur opozitë dhe opozitarizëm në këtë vend? Balanca e bukur e botës natyrore dhe njerëzore është rregulluar në mënyrë të përpiktë prej opozicionit. Ka ditë dhe natë, ka dimër dhe verë, ka jug e veri, ka zonja dhe zotërinj, ka qeverisës e të qeverisur, ka pushtet dhe opozitë. Kur këto antinomi janë çekuilibruar, edhe ekosistemet natyrorë, por edhe jeta sociale dmth., se nuk kanë shkuar mbarë. Por ne duhet ta pranojmë se në Shqipëri opozitarizmi nuk ka traditë. Formalisht e juridikisht ka pasur opozitë vetëm në vitet 1920-1923, që përbëjnë një prej periudhave më të ndritura të parlamentarizmit shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

F. Noli nuk arriti të zhvillonte zgjedhje dhe të krijonte parlament, me apo pa opozitë. A. Zogu, gjithashtu, nuk lejoi opozitë. Ai qeverisi pa atë. Në vitin 1945-1946 një grupim i vogël liberal-demokratësh e liberal-komunistësh u përpoq të luante rolin e opozitës, por “grupi i deputetëve” përfundoi në litar. E. Hoxha qeverisi me dorë të fortë pa i shkuar kurrë në mendje për të drejtën e alternativës politike. Dhe kështu në afro një shekull jetë, Shqipëria është qeverisur me opozitë vetëm 30-33 vjet. E kjo është shumë pak për historinë politike të një vendi. Dhe ndoshta çelësi i gjithë çrregullimeve historike katastrofale të tij.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Tani opozita është e lejuar, por a ka në të vërtetë opozitë në këtë vend? Domethënë, a është gjysma tjetër e pushtetit, ajo që kontrollon politikisht veprimtarinë e qeverisë dhe nuk lejon shmangien prej vullnetit politik të qytetarëve? Megjithatë, me apo pa opozitë, shteti shqiptar u ka mbijetuar përplasjeve të historisë. Ekuilibri social-politik i tij është rregulluar jo nëpërmjet antinomisë “pushtet-opozitë”, por përmes faktorit “luftë politike”. Po, edhe me të, Shqipëria mund të mburret që ç’ke me të. Qeveria e Vlorës kundër qeverisë së Durrësit. Esad pasha kundër I. Qemalit.

Grindje ndërqytetare për kryeqytetin. Edhe Shijaku ka pretenduar të jetë kryeqyteti i Shqipërisë. Anadollakët kundër oksidentalistëve. Opinga kundër bejlerëve. As e pashës, as e mbretit. Atentate politike në selinë e parlamentit, në rrugët e sheshet e Tiranës, në mes të Parisit a të Vjenës. Pushka e shqiptarit i ka larë mirë hesapet politike sa herë dikujt i është dashur. Lufta politike ishte “forca lëvizëse” e qeverisjes komuniste. Në fundin e viteve 1990 njerëzve u lindi shpresa se Shqipëria po hynte në rrugën e zhvillimit normal politik.

Ndaj dhe besoi. Besoi dhe u gënjye. Sepse stina e mendimit opozitar mbeti një përpjekje e paarrirë për të tejkaluar format e vjetra të marrjes dhe dëbimit nga pushteti. Një përpjekje e paarrirë, sepse koha provoi që kjo stinë nuk u kthye dot në një prirje zhvillimi shoqëror e politik. Ajo nuk iu imponua dot partive që funksiononin e vazhdojnë të funksionojnë si kështjella të kryetarëve dhe të autokracisë. Që këtej nisi jo një garë, por një luftë politike. Jo më kot fushatat e zgjedhjeve janë shembulli më i mirë i kësaj beteje. Ndaj sot ky vend është përgjysmuar.

Është braktisur pikërisht për shkak të kësaj gënjeshtre. Për shkak të këtij atentati që ju bë në moral dhe në zemër. Dhe ne mbetëm po tek ai vit. Në vitin Zero. Kush thotë se ka nisur një Vit Zero për Shqipërinë, mos e besoni. Ne aty kemi qenë dëshpërimisht. Koha nuk eci për ne fatkeqësisht.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 57 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.