Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sonila Meço: Shqiptarëve u ka “ngordhur” nervi i protestës

Forum E martë, 21 Shtator 2021 15:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sonila Meço

“Anketa Europiane e Cilësisë së Jetës e hartuar nga Komisioni Europian, në shtatorin e kaluar tregoi se shqiptarët ishin popullata me pjesëmarrjen më të ulët në protesta, mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian. 

Sipas anketës, vetëm 2% e të pyeturve thanë se kanë marrë pjesë në protesta në 12 muajt e fundit.

 Dhe kjo ndodhte njëkohshëm me shifrat alarmante të aplikimeve për lotari amerikane, rreth 360.000 shqiptarë vetëm vitin e fundit ose të tjera anketa ndërkombëtare, si ajo e Gallup ku më shumë se 60% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. 

Po të shtojmë mbylljen e shkollave në vend, për shkak të numrit të ulët të nxënësve, rënien e shtesës biologjike të popullatës, rënien e numrit të mjekëve – teksa shtohen aplikimet për mësimin e gjermanishtes – krijon një ide të qartë se, mes zgjedhjes për të imponuar një vend në tryezën e vendimeve të mëdha nëpërmjet protestës, reagimit dhe kërkesës së vijueshme të llogarisë, shqiptarët zgjedhin që, me një biletë avioni të protestojnë në heshtje.

Me ikjen, largimin dhe braktisjen e atdheut, shënohet nje triumf i pastër i politikës mbi popullin, i pushtetit mbi zgjedhësit, i oligarkisë mbi konsumatorin.

Por nuk është vetëm kjo anë e medaljes.Të organizohesh në reagim, të protestosh a të rezistosh, është e mundur me gjithë perceptimin e gjithpranuar se shqiptarëve u ka “ngordhur” nervi i protestës. Shembujt?

 Protestat kundër ndërtimit të inceneratorëve në Fier, kundër marrëveshjes së detit me Greqinë, kundër tarifës së rrugës së kombit, kundër shembjes se Teatrit Kombëtar, kundër projektit te Unazës së Madhe, apo protesta e jashtëzakonshme e studentëve. Disa ia dolën e të tjera jo, ndoca të tjera në proces.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse kemi durimin t’i analizojmë, të gjitha dëshmojnë filozofinë e qeverisjes. 

Pa asnjë garë, transparencë, pa studime e konsultime publike, me ligje të posaçme nëse do, qeveria na prezanton PPP-të, duke përcaktuar se cili privat ose oligark do të vërë dorë në të mirën publike, me argumentin bazik se shteti është i varfër e nuk garanton dot investime të mëdha publike. Paraja publike ka rënë në pak duar. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mungesa e drejtësisë si sistem mban larg investimet e huaja dhe kapja e saj garanton vetëm grushtin e “të përzgjedhurve”. Shqiptarët nuk thirren në referendume, dëgjojnë liderin të krenohet për mungesë sindikatash, informohen prej mediash herë të kapura e herë të cilësuara “kazan”, nuk dinë kujt shoqërie civile t’i besojnë, asaj që rreshtohet nën armë kur do qeverisja, apo asaj që me zor mbahet se fondet shkojnë vetëm në pak duar. 

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 35 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Shqiptarët po dëgjojnë se blihen në votime, po edhe në s’qofshin nga ata, nuk kanë shans të zgjedhin veç çfarë u ofrohet nga “menyja” e kryetarëve të partive. Shqiptarët nuk dinë kujt vetting-u t’i besojnë, atij që lë në sistem çuditshëm të përzgjedhurit e pushtetit, apo atij që për të njëjtat kritere mban një e përjashton një tjetër?

Ndaj a ka një përgjigje për këto pushteti kur del në konferenca shtypi?”, shkruan Meço.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 19 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 24 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.