Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese

Forum E hënë, 9 Mars 2026 20:02
SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Blerina Gjoka

-Prokuroria e Posaçme i konsideron shqetësuese nismat ligjore apo institucionale me synimin e kufizimit të pavarësisë së institucionit, duke i konsideruar ato si “rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës”-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 43 minutash
AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Para 1 ore
Studentët sot protestë, ora 14.00

Studentët sot protestë, ora 14.00

Para 2 orësh

Në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2025, Prokuroria e Posaçme raporton arritjet në hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe problematikat që lidhen me funksionimin e institucionit, për të cilat kërkohen ndërhyrje ligjore në Kushtetutë dhe në ligjin organik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke i konsideruar si ‘sfidë’ hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta, SPAK vë në dukje rreziqet e akuzave politike dhe nismat ligjore që prekin pavarësinë e drejtësisë, ndërkohë që mazhoranca socialiste ka hedhur në shqyrtim ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për t’u dhënë imunitet ministrave ndaj vendimeve për ‘pezullim nga detyra’.

“SPAK do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbënin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës,” thuhet në raportin e dorëzuar nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë.

Një tjetër shqetësim i shprehur në raport lidhet me ato që SPAK i quan ‘retorika politike dhe mediatike’, duke i konsideruar ato si një “faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar”.

SPAK në raportimin vjetor rikthen në vëmendje një shqetësim të shprehur dhe më parë në Kuvend për mungesën e qartësisë ligjore për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, gjë që sipas strukturës, “kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Në drejtim të luftës kundër korrupsionit për vitin 2025, SPAK vë në dukje një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara.

“Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë,” thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se ka 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim.

Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.

Në arritjet e punës së saj, SPAK raporton për rritje të volumit të hetimeve penale krahasuar me një vit më parë me 4.9%  dhe rritje të procedimeve penale me rreth 6.67%, ndërsa ruan të njëjtin nivel me vitin e shkuar përsa i përket mbylljes së hetimeve me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025.

Në raport vihet në dukje se hetimet penale janë shoqëruar me hetimin pasuror dhe financiar dhe se ka rritje të ndjeshme të qasjes proaktive në hetime.

“Gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro, prej të cilave rreth 43.49 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit) dhe rreth 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit),” thuhet në raport.

Nga këto pasuri të sekuestruara, vetëm 1.1 milion euro i përket çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë, pjesa tjetër lidhet me krimin e organizuar.

Me kryetarin e bashkisë më të madhe në vend të arrestuar dhe dhjetra kryetarë apo ish kryetarë bashkie që po përballen me drejtësinë, korrupsioni në pushtetin vendor përfshihet si kapitull më vete në raport.

Sipas SPAK, hetimet e  funksionarëve vendorë lidhen kryesisht me shkelje të procedurave ligjore, mosrespektimit të vendimeve administrative dhe miratimit të projekteve infrastrukturore pa verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shkaktuar dëme për qytetarët dhe institucionet publike.

“Një dimension tjetër i rëndësishëm ishte shfrytëzimi fondeve publike për përfitime personale ose të lidhura me të afërmit e tyre, përmes shpërndarjes së parave tek subjekte tregtare të kontrolluara prej tyre, si dhe maskimit të origjinës së tyre përmes transaksioneve të sajuara, sponsorizimeve ose blerjeve fiktive,” thuhet në raport.

Korrupsioni i të zgjedhurve vendorë, po ashtu u shfaq edhe në konflikte interesi, thuhet në raport, “ku miratoheshin projekte për subjekte ku ata vetë ose të afërmit e tyre kishin interesa materiale, shpesh të fshehura për të shmangur transparencën dhekontrollet ligjore”.

Lidhur me krimet zgjedhore, SPAK thotë se “hetimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zbuluan se, individë të ndryshëm, përfshirë zyrtarë publikë, kryetarët e fshatrave dhe kandidatë politikë, kërkonin ose ofronin përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale. Këto përfitime përfshinin shpërblime monetare për votuesit, leje legalizimi të ndërtimeve informale, favore në vendin e punës dhe përfitime të tjera administrative.

Në lidhje me masat e sigurimit, SPAK thotë se ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe se ka një rënie me rreth 53,4 %, të përdorimit të masës “arrest me burg” dhe zhvendosje drejt masave alternative.

Lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim, ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim./reporter.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 43 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 55 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.