Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:25 Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Syneti i Kërpudhës

Forum E martë, 21 Shtator 2021 16:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

EDMOND TUPJA

 

Këto ditët e fundit, një numër protestash popullore po i lëkundin jo vetëm së gjeri e së gjati, por, me sa duket, edhe në thellësi themelet e qeverisë aktuale me në krye zotin Edi Rama, udhëheqësin e saj madhështor e të papërsëritshëm, i cili ka ditur të konceptojë e të ndërtojë jo vetëm me atë, por edhe me partinë tij marrëdhënie çuditërisht të bazuara njëherazi te joshja horizontale dhe te frika vertikale.

Viktima të këtij tërmeti të shkaktuar nga zemërimi i protestuesve qe, përveç skelave të vendosura në mënyrë mjerane para portës së madhe të Kryeministrisë, edhe kërpudha deri diku gjigante që kishte mbirë artistikisht ngjitur me Kryeministrisë, a thua se –e shkreta ajo!– ishte tejet helmatisëse, ndoshta më tepër se gazi toksik që u përdor kundër një grushti protestuesish të dhunshëm, të cilët, në kundërshtim me frymën paqësore të tubimit masiv të 16 shkurtit–me më shumë se 100 000 pjesëmarrës–, shkarkuan zemërimin e tyre duke e bërë synet pa anestezi të gjorën kërpudhë! Disa ditë më vonë, pikërisht më 21 shkurt, fati e deshi që në protestën e ngjeshur e të fuqishme para Kuvendit të boshatisur ose, më saktë, të braktisur nga shumica parlamentare, nuk pati mbirë artistikisht ndonjë simotër e kërpudhës fatkeqe të Kryeministrisë, se ndryshe edhe atë mund ta kishin bërë synet, ndoshta, kësaj radhe, me anestezi të paktën të pjesshme.

Sidoqoftë, le të më lejojnë tani lexueset e lexuesit e mi të vëmendshëm e të paanshëm që, pa u vonuar te syneti si dukuri kirurgjikale, të merrem seriozisht me kërpudhën si simbol. Së pari, duke pasur parasysh formën e saj dhe në dritën e psikanalizës frojdiane, mund të pohohet me plot gojën se kemi të bëjmë me një simbol falik, pra, me diçka që të kujton falusin, d.m.th. penisin. Së dyti, pas këtij konstatimi, mund të pyesim veten: Përse vallë ky simbol ishte vendosur pikërisht përbri Kryeministrisë ose, më saktë, ngjitur me të? Së treti, nga kjo pyetje rrjedh krejt natyrshëm një pyetje tjetër: Çfarë qëndrimi mbanin punonjësit e Kryeministrisë tek kalonin pranë asaj kërpudhe duke hyrë të paktën pesë herë në javë në institucionin e tyre të ndershëm e të nderuar dhe duke dalë të paktën po aq herë prej andej? E vështronin me indiferencë? E këqyrnin vjedhurazi me kureshtje? E sodisnin me kënaqësi të brendshme? E admironin haptas duke mbajtur frymën? E adhuronin duke përcjellë pështymën? Duke buzëqeshur ëmbël vesh më vesh? Me lot në sy? Mes ëndërrimesh nga mesi e lart? Nga mesi e poshtë gjithashtu? Mos vallë, me t’u futur në zyrë, shefat dhe shefet, nga më i vogli e më e vogla te më i madhi e më e madhja, tregoheshin më të sjellshëm e të jellshme, më të afrueshëm e të afrueshme, më të dashur e më të dashura, më ledhatarë e ledhatare me vartëset e vartësit e tyre? Po kur morën vesh lajmin tronditës, rraskapitës e përpëlitës të synetit të dhunshëm që kishte pësuar kërpudha e tyre e madhërishme, si reaguan gjithë anëtarët e stafit kryeministror nga më i parëndësishmi te më i rëndësishmi? Cili apo cila prej atyre i dha asaj, kërpudhës së dhunuar, ndihmën e parë? Për ç’lloj ndihme bëhej fjalë? Mjekësore? Psikologjike? Me fërkime? Me ledhatime? Me shtrëngime? Oh, e mjera kërpudhë!

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 12 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sidoqoftë, me siguri që zoti Kryeministër tashmë i ka dhënë, falë humanizmit të tij të paskajshëm, një zgjidhje optimale problemit në fjalë duke e urdhëruar qeverinë dhe partinë e tij që, me ndihmën bujare të Mari Juanës, Hero Hinës dhe Koka Hinës, ta kthejnë pa vonesë, pa përtesë e pa shkesë dëshpërimin në durim, dhimbjen në dhembshuri dhe dërrmimin në dehashpirt në mënyrë që kërpudha krenare ta marrë veten sa më shpejt falë kontributit të çmuar të mjekëve specialistë më të aftë, që do të vijnë nxitimthi në Tiranë nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, për të vënë në vend nderin e kërpudhës së tij të dhunuar, zoti Kryeministër duhet të më falënderojë publikisht, po e përsëris, nënvizoj e theksoj PUBLIKISHT, që e kam ngritur, ngrehur e tendosur lart figurën e çdo kërpudhe, përfshirë edhe atë të Kërpudhës së tij Falike kur, në “Fjalorin erotik të frutave, luleve dhe perimeve” (Botimet Pegi, Tiranë, 2017), te fjala “kërpudhë” shkruaj se “…Së pari, mjafton një zëvendësim i germës së dytë të kësaj fjale me germën e parë të alfabetit tonë të nderuar e të ndershëm, që të dalë në pah ngjyrimi i saj erotik; së dyti, mjafton një zëvendësim i germës “u” me atë “i” që të përforcohet ngjyrimi haptas erotik i fjalës “kërpudhë” (nëse këto dy zëvendësime bëhen njëkohësisht, atëherë rezulton një kombinim erotik krejt shpërthyes)…”.

Së fundi, por jo më së paku, nëse fatkeqësisht dështon çdo përpjekje sublime për ta restauruar Kërpudhën Falike të Madhërisë së Tij Kryeministrore, jam i sigurt që ditën e varrimit të saj, të panumërta do të jenë homazhet kombëtare e ndërkombëtare në Tiranën e mavijosur, të cilat, falë gjithashtu ateizmit tim të deklaruar, uroj të vazhdojnë përjetësisht edhe në parajsën e praruar të Hiçit. Amin!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 1 minute

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 4 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 12 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 13 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.