Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Testimi i gënjeshtrës

Forum E premte, 3 Prill 2020 08:50
Testimi i gënjeshtrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që në fillimet e betejës me koronavirusin, kur rreziku për sejcilin prej nesh dukej ende i largët, nga autoritetet politike dhe mjeksore kemi dëgjuar dy këshilla.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 38 minutash
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 10 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh

I pari, se testimi masiv i popullatës nuk është i nevojshëm, dhe se ai do t’i bëhet vetëm atyre që kanë pasur historik të udhëtimeve jashtë, temperaturë të lartë dhe kollë të fortë, të thatë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, shkurt një numri të kufizuar njerëzish.

I dyti, se për qytetarët e zakonshëm, pa asnjë shenjë, mbajtja e maskës ishte e panevojshme. Se ajo u këshillohej vetëm atyre që shfaqnin simptoma sëmundjeje dhe shërbente si një masë mbrojtëse që të mos infektonin të tjerët.

Të dyja këto sugjerime, në formë këshillash, koha dhe eksperienca e vendeve të tjera i nxori të gënjeshtërta. Thirrja e organizatës botërore të shëndetësisë: “testoni, testoni, testoni…” ishte sinjali i parë i alarmit. Pastaj praktika se si rezultoi i suksesshëm testimi i një numri të pakufijshëm qytetarësh nga Koreja e Jugut e deri në Gjermani, i nxori bllof propagandistët e këtushëm.

E njëjta gjë ndodhi edhe me përdorimin masiv të maskave nga çdo qytetar. Ditët e fundit Austria po i shpërndan ato me detyrim dhe falas për këdo që do të hyjë në një supermarket apo dyqan, si një masë mbrojtëse. Vende të suksesshme në betejën me pandeminë si Tajvani, prodhojnë me miliona të tilla në ditë në mënyrë që të mbrojnë qytetarët e tyre.

Natyrisht, të dyja këto gënjeshtra nuk u bënë me qëllim dashakq. Ato ishin pasojë e drejtpërdrejtë e mungesave me furnizim dhe e dembelizmit për të parashikuar atë që po vinte. Politikanët ishin të detyruar të mashtronin për të ruajtur të paprekur fabulën e suksesit të “mjeksisë falas”, ndërsa mjekët me poste shtetërore, nuk patën fuqi të përgënjeshtronin shefat e tyre për ti thënë të vërtetën publikut.

Në këtë histori-, ku dihej se e vërteta do të triumfonte, pasi në një planet kaq të hapur që debaton ditë e natë vetëm për pandeminë, asgjë nuk mund të mbahej e fshehtë-, ka dy aspekte që tërheqin vëmendjen.

Së pari, mungesat për të përballuar sulmin e Covid -19 dhe së dyti përpjekja që kjo fiasko të mbulohej me këshilla mjeksore shkencërisht të rreme.

Ndoshta, për të parën, as qeverisë, as zyrtarëve të shëndetësisë, nuk mund ti vihet faj. Sado që ata ende edhe sot nuk duan ta pranojnë dështimin, deri diku, për të, janë të justifikuar. Edhe sisteme shëndetësore shumë më të sprovuar se yni, që nga SHBA, Spanja, Lombardia dhe Franca u kapën të papërgatitur ndaj flamës që po afrohej.

Sot në Francë opozita dhe media po e masakrojnë qeverinë e presidentit Macron, për mundësinë e pakët për të testuar dhe për mugesat ulëritëse të furnizimit me maska. Por po të ndjekësh me vëmendje debatin në këtë vend, me gjithë ashpërsinë e akuzave, ai ka një qasje tjetër nga ajo që po ndodh tek ne.

Aty, autoritetet e shëndetit publik, shefat e klinikave, profesionistët që shfaqen në ekrane, e pranojnë se politikat shëndetësore i adaptuan në bazë të armëve të pamjaftueshme që patën për të shkuar në luftë. Ata e thonë hapur se testimet u bënë vetëm në rastet alarmante, pasi paisjet testuese ishin me pakicë. Ata e pranojnë se i udhëzuan qytetarët që të mos dilnin të gjithë me maska, ngaqë këto të fundit mungonin në treg.

Pra, ndryshimi nga ajo që vazhdon të ndodhë tek ne, është fakti se në një demokraci reale, kur je i papërgatitur të jesh efikas, ke detyrimin minimal për të qenë transparent. Në këtë betejë, askush nuk e ka luksin të jetë edhe i pa armatosur, por dhe pa besim tek gjeneralët që e drejtojnë.

Eshtë njësoj si brenda një familje të varfër, pjestarët e së cilës mund ti pranojnë “babait” pamundësinë për ta përballuar fatkeqësinë, por nuk do ti falnin kurrë gënjeshtrën për rrezikun e saj.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri ku qeveria, me frikën për të mos humbur asnjërën, dështoi tek të dyja: edhe për të provuar se kemi një sistem shëndetsor të pajsur si duhet edhe për të rritur besimin se politikanët dhe shkenctarët na thonë të vërtetën, në këtë kohë të vështirë.

E nëse për të parën mund të amnistohet disi, për të dytën, që zgjodhi me bindje të na gënjejë, nuk ka asnjë justifikim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 37 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 38 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 39 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 40 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.