Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:03 Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në një intervistë për Klan News, ku ka prekur disa nga çështjet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thirrje për zgjim, Kim Mehmeti: Të shesësh gjuhën është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar

Forum E diel, 5 Prill 2026 22:58
Thirrje për zgjim, Kim Mehmeti: Të shesësh gjuhën është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë kur identitetet kombëtare sfidohen jo vetëm nga presionet e jashtme, por edhe nga kompromiset e brendshme, ky reagim i Kim Mehmeti vjen si një kambanë ndërgjegjësimi. Gjuha nuk është thjesht mjet komunikimi, por themel i qenies kolektive, shprehje e përkatësisë, është rrënja e mbarështimit dhe përfaqësimit të lëndës shpirtërore dhe dijetuese që nëpërmjet gjuhës i qaset ligjërimit ndërnesh dhe mishërimit të çdo lënde hyjnore më dritën që thërret nga thellësia e kohës dhe qenësisë. Ta braktisësh atë, apo ta lësh në mëshirë të pazareve politike, është një akt që i afrohet mohimit të vetvetes.
Teksti i Kim Mehmeti hap një plagë të kahershme, atë të një përfaqësimi të dështuar, ku premtimet për zyrtarizim të gjuhës shqipe janë konsumuar në cikle të pafundme retorike, ndërsa realiteti mbetet i cunguar. Në këtë sfond, protesta e studentëve nuk është vetëm një reagim qytetar, por një akt simbolik përballjeje me një trashëgimi zhgënjimi, ku brezi i ri duket se kërkon të rikthejë atë që u shpërdorua nga mungesa e kurajës politike.
Ky reagim, kjo shprehje e solidariteti, ofruar si një thirrje për zgjim dhe mbështetje, nuk është thjesht kritikë ndaj partive apo figurave konkrete, por një akt akuze ndaj një mendësie të tërë, asaj që pranon të jetojë me minimumin e dinjitetit, duke e zëvendësuar qëndresën me arsyetime dhe përgjegjësinë me fajësime të ndërsjella. Në këtë kuptim, mesazhi i Mehmetit shkon përtej momentit, ai është një thirrje për rikthim te thelbi, aty ku gjuha është më shumë se fjalë, është vetëdije, kujtesë dhe e ardhme. Albert Vataj

Të shesësh gjuhën është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar

Nga Kim Mehmeti
Nesër studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut do ta ngrenë zërin në mbrojtje të gjuhës së tyre amtare.
Pra, në njëfarë mënyre, ata do të protestojnë edhe kundër prindërve të tyre, të cilët gjatë tri dekadave të shkuara nuk ia dolën ta mbrojnë gjuhën shqipe, gjuhën pa të cilën nuk do mund të mbijetonin si popull dhe do të tjetërsoheshim.
Dhe për tri dekada me radhë, çdo katër vjet, BDI-ja e “zyrtarizonte” gjuhën shqipe, por pa mundur që popullit të vet t’ia rikthente as të drejtat e trashëguara nga dekadat socialiste, siç ishte, për shembull, përmendja e shqiptarëve në pjesën normative të Kushtetutës së Maqedonisë si popull shtetformues.
Ndërkohë, prej vitesh, funksionarët e VLEN-it dhe lloj-lloj këshilltarët të dalë nga qeveritë e shkuara antishqiptare nuk po arrijnë t’ua mbrojnë shqiptarëve as pozitën që kishin gjatë qeverisjes së BDI-së, duke u arsyetuar me paaftësinë e paraardhësve të tyre.
Pra, VLEN-i, që flet shqip e mendon maqedonisht, e mbulon veten duke e sharë BDI-në për gabimet e saj, ndërsa BDI-ja, e cila synon të rikthehet sërish në qeveri, e sulmon VLEN-in për mosveprim.
Shqiptarët, pra, e shajnë njëri-tjetrin, sepse nuk guxojnë të thonë asgjë kundër sunduesit maqedonas: ata në opozitë shpresojnë se këta do t’i marrin në qeveri, ndërsa këta të VLEN-it kanë frikë mos dëbohen nga kabinetet ministrore.
Të ndodhur mes vasalëve të djeshëm që nuk bënë gjë dhe klithjeve të sotme që nuk premtojnë asgjë, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u mbetet të shpresojnë se studentët që do të protestojnë nesër nuk janë pa kurriz si prindërit e tyre, të cilët gjithçka që kishin shqiptarët e lanë në duart e politikanëve pa kurajë dhe pa dinjitet.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

Etiketat e lidhura

albert vatajgjuhaKim MehmetiMaqedoni e Veriutshqip
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Tani

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 2 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 17 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 32 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.