Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tri kolonat e lirizmit ndocgjetjan

Forum E hënë, 9 Mars 2020 14:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lezha përkujton 76-vjetorin e lindjes së poetit Ndoc Gjetja

Nga Tonin Çobani

Kolona e parë

Ndoc Gjetja është një poet me individualitet të spikatur. Ai e donte poezinë,  besonte te fjala poetike. Edhe lezhjanët, po ashtu, kanë një shpirt poetik si vetë natyra e mrekullueshme që i rrethon. Fishta thoshte për natyrën e Lezhës: Njeti dimen, në Lezhë pranverë.

Ndoc Gjetja, ndoshta, për këtë shpirt poetik e pranveror u identifikua me Lezhën prandaj mblidhemi në përvjetorët e tij të lindjes si për një prej majave të poezisë lezhjane (dhe mbarëshqiptare). Në poezinë e Ndoc Gjetjas përvijohet dukshëm një revoltë e brendshme, një zemratë poetike që shpërndahet në sordinë zanoreve të fjalëve që ai zgjedh, por që, herë pas herë, grumbullohet dhe shpërthen kaq fortisimo, sa të ushtojnë veshët për një kohë të gjatë edhe nga bashkëtingëlloret më të pazëshme të vargut të tij. Është kjo karakteristikë, që unë kam parapelqyer ta quaj karakteristikë e lirikës ndocgjetjane, e cila e bën Ndoc Gjetjen një poet të veçantë (Agolli) dhe tepër origjinal (Kallulli).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kolona e dytë

Unë kam njohur më parë poezinë e Ndocit se vetë Ndocin. Atëherë studjoja në pedagogjikën e Shkodrës dhe (në vazhdim) në Universitetin e Tiranës. Çfarë dua të them me këtë? Poezia ndocgjetjane që në nisma ishte një prurje artistike që e tejkalonte Lezhën dhe trevat e saj. Ndoc Gjetja gjimnazist botonte poezi në shtypin lokal dhe qendror qysh në bankat e shkollës së mesme dhe nderohej me çmime. Poezia e tij e parë e botuar është “Majakovski i revoltuar”. Kjo poezi, që u vlerësua me çmim kombëtar, paralajmëronte një zë të veçantë në poezinë shqiptare dhe mbarte në vetvete tharmin e lirizmit ndocgjetjan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Revolta e shpallur që në titull të poezisë “Majakovski i revoltuar” do të ndihet si lajtmotiv në të gjithë veprën e mëpastajme të poetit lezhjan. Edhe në poezitë e tij më të brishta kushdo mund të gjejë një revoltë të brendshme ndocgjetjane që shfaqet, ndoshta, edhe pa u ndier në sytë e lëngëzuar të një kali, në një puthje të pafajshme apo në një dashuri të paplotësuar. Edhe lahutari epik i Ndocit, tek e lëviz me qetësi harkun e lahutës së tij, shpreh një revoltë; edhe murgu i heshtur si vetë gurët e ngrysur të manastirit, ku shtyn vitet e fundit të jetës së vet, shpreh një revoltë; edhe vetë autobiografia e Ndocit ndërtuar në vargje të rëndë rapsodikë, kur tregon se ai bën pjesë ose jo në një grupim të shpallur politik, shpreh revoltë.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 12 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06

Të botoje poezi aso kohe nuk ishte një gjë e lehtë. Një brez poetësh të shquar vinin nga autorët e rinj të viteve ’30 dhe nga lufta: poezia e tyre sillte entuziazmin e fitores. Një brez i dytë (me Kadare, Agoll, Arap etj), që kishin kryer shkollat në vendet e Lindjes e sillnin poezinë e angazhuar, entuziazmin kolektiv.

Ndoc Gjetja i përket brezit të tretë të poetëve të pasluftës dhe është ndër të parët të rinj që prezantojnë lirikën e individit të atij mjedisi poetik tepër të mbërthyer pas temave të mëdha… Ndoci hapi kështu shtigjet e asaj poezie, që mund të quajmë, të temave intime, duke e pasuruar kështu poezinë shqipe. Kjo është ndocgjetjane.

Kolona e tretë

Edhe në trevat e Lezhës nuk ishte fare e lehtë të lindte një poet i kultivuar si Ndoc Gjetja e pas tij një varg poetësh të rinj që kanë zënë vend në mozaikun e poezisë shqipe. Nuk ishte e lehtë, për dy arsye: së pari, Lezha aso kohe (edhe sot) ishte një trevë aktive e poezisë popullore. Kur hidhte hapat e parë Ndoci, shkruanin e botonin (dhe recitonin në publik) vargje popullore Dedë Ndue Lazri, Pal Shkreli e shumë të tjerë. Arsyeja e dytë është se ndër festa e tubime recitoheshin vargje nga Lahuta e Malcis. Fishta i madh, sado i ndaluar, ishte modeli i pakapërcyeshëm edhe sot e kësaj dite i poezisë shqipe,  të kultivuar e popullore (Eqrem Çabej). Duhen cituar këtu edhe poetë të tjerë të trevave të Lezhës, të tillë si Pjetër Zarishi dhe  mësuesi i Fishtës, Leonardo de Martino, poetë këta të nivelit europian, pararendës të poezisë së kultivuar në mbarë letërsinë shqiptare. E pra, në këto kushte, lindi dhe u mirëprit poezia ndocgjetjane.

Më lejoni të paraqes një rast të perceptimit të poezisë së Ndoc Gjtjes, “Puthja“, në gjimnazin e Lezhës dhe më tej në publikun lezhjan. Recituesja M. I., një maturante vërtetë e talentuar, përfundon interpretimin e saj me dyvargëshin ndocgjetjan: Përse ajo më e bukura,më njerëzorja, puthja, të mbetet ilegale? Publiku ka mbetur pezull. Vetëm pas disa sekondash ai ka shpërthyer në duartrokitje të zgjatura.

Ky shembull është kuptimplotë për receptivitetin e poezisë ndocgjetjane në qytetin e tij, por kështu duhet gjykuar ai për të gjithë vendin. Ndoc Gjetja është një sfidë për kohën. Sa për dijeni pas Plenumit të vitit 1973 kjo poezi u indeksua, së paku, me sa mbaj mend unë, e ironizuar në revistën  “Hosteni“: Kjo po është ndocgjetjane.

Ndoc Gjetja ka ditur ta përvijojë edhe këtë traditë në vargjet e tij të kultivuara e moderne. Kjo do të vihej re më dukshëm në karakterin spontan të frymëzimit të tij, në lirizmin e thellë, në ngarkesën maksimale që merr verbi poetik, e deri të imazhet plot dritë e kumbim tingëllor.

Të gjitha këto e të tjera janë ndocgjetjane.

Etiketat e lidhura

Tonin Çobani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 5 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 5 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 7 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.