Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ylli Manjani: Korrupsioni është vjedhje, por s’mund të dënohesh vetëm me thashetheme pa marrë asgjë

Forum E martë, 29 Korrik 2025 10:23
Ylli Manjani: Korrupsioni është vjedhje, por s’mund të dënohesh vetëm me thashetheme pa marrë asgjë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani

Në vijim të debatit mbi Kodin e ri Penal.
****
Korrupsioni është një formë vjedhje. Synimi është të merret një pasuri që nuk është e jotja. Por është një vjedhje në rrethana të posaçme, pasi hajduti në këtë rast është mbajtës i një funksioni publik dhe e përdor funksionin për të përfituar para ose pasuri për vete.
E quajnë “korrupsion” këtë formë vjedhje pikërisht për këto rrethana të posaçme. Pra për shkak të vjedhjes kompromentohet edhe ligjzbatimi dhe autoriteti i shtetit.
Si çdo vjedhje edhe korrupsioni ka dy palë: hajdutin dhe viktimën. Hajduti vjedh pasurinë e viktimës.
Kështu është edhe korrupsioni në thelb, ku shtetari hajdut përfiton pasurinë e viktimës që paguan për të marrë një favor.
E parë në këtë logjikë, plaçka e korrupsionit, si në çdo vjedhje në këtë botë, ka njësi matëse. Është para apo pasuri dhe në ç’lloj formë e sasi gjendet?
Pra që korrupsioni të ekzistojë si vepër penale, ashtu si edhe vjedhja, duhet të ketë një sasi parash apo pasurie që është vënë në marrëdhënien korruptive si plaçkë këmbimi.
Nuk ka korrupsion pa plaçkë, ashtu siç nuk ka vjedhje pa send të vjedhur.
Kjo e bën korrupsionin si vepër penale të hetueshëm e gjykueshëm strikt mbi bazë fakti. Pra ka apo jo plaçkë këmbimi dhe jo llafe mbi plaçkën.
Ndaj ato fjalët në kodin penal si “premtim” apo “ofrim” apo “kërkim” nuk mund të jenë vepra penale. Ato janë fjalë. Vepra penale në këtë rast është vetëm “dhënia” dhe “marrja”, si gjendje faktike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 21 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 21 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 22 orësh

Nuk ka korrupsion me llafe në një sallë gjyqi! Kjo që ndodh sot që me një fjalë goje akuzohesh e dënohesh për korrupsion pa dhënë e marrë asnjë qindarkë, është thashethem jo vepër penale. E papranueshme për një proces të rregullt!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë.

Ndaj duhet saktësuar koncepti penal mbi këtë term.

Së dyti, nëse pranojmë se në korrupsion ashtu si në vjedhje ai që jep është viktima, llogjika ta do që kjo e fundit nuk dënohet por mbrohet. Viktima duhet nxitur të denoncojë dhe jo të kriminalizohet, si korrupsion “aktiv”. Nuk shkon kjo që hallexhiu të shpallet kriminel.

Pastaj, kush do ta denoncojë korrupsionin e zyrtarëve nëse ata që paguajnë janë njësoj të dënueshëm?!

Ndoshta e vetmja gjë që mbetet është kur dhënësi i parave provokon shtetarin… por edhe kjo nuk e barazon në përgjegjësi dhënësin me të korruptuarin.

I korruptuar ka qenë, është e do mbetet shtetari!

Jam për ta shkruar konceptin e korrupsionit në Kodin e ri Penal sipas kësaj logjike parashtrova.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 17 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.