Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zvërneci përtej Shqipërisë!

Forum E shtunë, 6 Qershor 2026 10:38
Zvërneci përtej Shqipërisë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Editorial nga Dr. Arben Ramkaj

Shumë prej debateve më të rëndësishme të një vendi nuk nisin kurrë nëpër tribuna të larta, por diku në periferi, aty ku një projekt i thjeshtë gërvisht sipërfaqen dhe nxjerr në dritë plagët e vjetra të një shoqërie. Për Zvërnecin, e gjithë kjo protestë popullore nuk lindi nga teoritë e mëdha, por nga nxehja e parë e gjakut kur mbi tokë u shfaq një gardh metalik me gjemba që shqiptarëve u kujtoi menjëherë tmerrin e kufijve të diktaturës, dhe kur arroganca e një policie private që tërhoqi zvarrë një qytetar zgjoi të njëjtën ndjenjë revolte si ajo që ndiejmë kur shohim forcat kolonizatore të dëbojnë palestinezët nga shtëpitë e tyre legjitime.

Ishte pikërisht ky cenim i papritur i dinjitetit njerëzor që e ktheu një shqetësim mjedisor në një kryengritje të marrë në dorë nga forcat e reja: një rini shqiptare dhe anëtarë të shoqërisë civile, të bindur se partitë politike tradicionale janë tashmë të gjunjëzuara përpara interesave të mëdha, ngritën një kauzë të fortë anti-establishment. E përzier me një krenari të fortë nacionaliste, kjo revoltë mori shpejt emrin poetik “Revolucioni i Flamingove”, por brenda këtij romantizmi nisi të artikulohej edhe një gjuhë e ashpër, me thirrje për burgosjen e liderëve kryesorë politikë, duke krijuar frikën se i gjithë ky vrull mund të rrëshqasë në një përmbysje të pakontrolluar në rast të mungesës së një pjekurie si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga vetë protestuesit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo situatë e ktheu këtë rrip të vogël e mistik toke në një fushëbetejë ku sot përplasen narrativa shumë më të mëdha se vetë bregdeti ynë, sepse në një botë të jetuar mes krizave të tmerrshme të Lindjes së Mesme dhe debateve të egra kulturore në Perëndim, Shqipëria nuk mund të mbetet një ishull i izoluar. Ndaj ky ekran lokal filloi të projektonte tensionet ideologjike globale, duke krijuar një paradoks sa politik, aq edhe emocional për një nga vendet më pro-amerikane në Europë. Në vend të një diskutimi të matur, vëmendja publike rrëshqiti me shpejtësi drejt personifikimit të thjeshtëzuar, duke u fokusuar pothuajse ekskluzivisht te emrat e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, një reduktim mediatik që ka shpërfillur faktin se pas këtij mega-projekti nuk qëndron vetëm kapitali privat amerikan, por një arkitekturë financiare shumë më komplekse, ku pjesë kryesore e konsorciumit është gjigandi ndërkombëtar Khayat Group, një grup me seli në Katar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky detaj e zhvesh debatin nga ngjyrimet pastërtisht partiake të Uashingtonit, duke dëshmuar se Zvërneci po tërheq flukset më të fuqishme të kapitalit global, gjë që në parim lexohet si një certifikatë besueshmërie për një shtet që përpiqet të dalë nga lëngata e gjatë e tranzicionit. Mirëpo, pikërisht këtu zgjohet trauma jonë më e madhe: pasiguria juridike. Historia jonë tridhjetëvjeçare është e mbushur me kapitale që u larguan jo nga mungesa e potencialeve, por nga labirintet e pronësisë dhe paaftësia e shtetit për të garantuar rregullat e lojës. Ndaj Zvërneci nuk është një përjashtim, por vazhdimësia e një sprove kombëtare ku pyetja thelbësore nuk duhet të jetë se kush investon, por nëse institucionet tona kanë integritetin e duhur për të mbrojtur ligjin, mjedisin dhe interesin publik në të njëjtën kohë. Asnjë vend serioz nuk mund të zhvillohet duke shitur pasuritë pa bërë pyetje, por as duke i demonizuar investitorët në emër të betejave ideologjike globale.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 5 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 15 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Në thelb, Zvërneci nuk është thjesht një debat për natyrën apo për emrat e përveçëm të gjeopolitikës; ai është sprova nëse mund të jemi një vend që zhvillohet pa u vetëshkatërruar nën ethet e një kaosi institucional. Për shqiptarin e thjeshtë, ky “Revolucion i Flamingove” mund të duket si një emër shumë luksoz, madje i importuar nga sallonet e huaja, teksa përplaset fort me realitetin e ashpër provincial të një populli që ende lufton për dinjitet ekonomik dhe që e njeh mirë diferencën e tij në raport me pjesën tjetër të Europës. Ky vrull protestues jo vetëm që synoi të turpërojë publikisht familjen e Presidentit Trump, por artikuloi hapur dëshirën për anulimin e investimit më të madh të bërë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Por a është kjo vërtet një kërkesë legjitime e mbarë shoqërisë shqiptare? Ndërgjegjja intelektuale na bën skeptikë për të menduar se shumica e këtij populli ndan të njëjtin mendim me protestuesit shpresëdhënës të rrugës.

Ndonëse kjo protestë po shfrytëzohet si një mjet politik për të rrëzuar pushtetin, për të mbushur kupën e pakënaqësive dhe për të kërkuar me çdo kusht ndryshimin e establishmentit dhe fundin e tranzicionit të gjatë shqiptar, mënyra se si ky investim po përdoret dhe po instrumentalizohet jashtë kufijve të Shqipërisë mbetet një turp i madh për ne si komb. Një komb nuk e mat seriozitetin e tij nga aftësia për të kërcënuar me përmbysje totale, por nga fuqia e institucioneve të veta për të vendosur kushte dhe për të garantuar se ligji peshon njësoj përballë kujtdo, pa harruar se e ardhmja e vendit nuk ndërtohet duke i kthyer shpinën tregut global, por duke pasur guximin për të qenë zot në shtëpinë tënde. Ndërsa mjegulla e debateve pasionante vazhdon të pushtojë arenën publike, ditët në vijim do të jenë gjykatësi i vetëm i vërtetë që do të tregojë se kush ka të drejtë në këtë zhvillim historik.

Etiketat e lidhura

Arben RamkajZvërnec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.