Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arben Ivanaj: “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë dhe një ndër mjekët më të specializuar shqiptar, Arben Ivanaj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj shprehet se problemi kryesor i sistemi mjekësor në vend nuk ka qenë asnjë herë mungesa e parave, por mënyra sesi ato janë menaxhuar. Në një intervistë për “Koha Jonë”, mjeku i njohur flet për disa nga problemet kryesore që ka sot shëndetësia. Ai vë theksin tek menaxhimi i burimeve dhe tek krijimi i një sistemi efikas.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Cilat janë problemet kryesore të shëndetësisë sot dhe nëse ju do të ishit Ministër Shëndetësie çfarë do të bënit tre gjërat kryesore, gjithnjë bazuar në buxhetin që të jep Shteti?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

..oh , nuk kam dashur, nuk e dua, dhe as do të jem Ministër Shëndetësie,.. jam përfshirë në politikë përkohësisht, për arsyen e thjeshtë se mendoja se është përgjegjësia e gjithësesilit prej nesh të japim nga vetja për të bërë që gjërat të avancojnë pozitivisht. Si dikur në vitet 1990- ‘91 mendoj se duhet të jemi sadopak idealistë, për të mirën e të gjithëve, është e thjeshtë vetëm të ankohemi, vetëm të kërkojmë nga të tjerët, por duhen propozuar zgjidhje.

Për mendimin tim, në 24 vitet e fundit asnjëherë nuk u vu në qendër të sistemit shëndetësor pacienti, është ai, që është në të njëjtën kohë dhe financuesi i shëndetësisë, pra aksioneri kryesorë, secili prej nesh është baras aksionerë në këtë ndërmarrje. Shërbimi shëndetësorë është dhe duhet të jetë punë e të gjithëve, është shërbim publik. Këtë shërbim mund t’a ofrojnë shumë aktorë (në zhargonin e përditshëm, sektori privat dhe publik), duhet ndarë në koncept shërbimi nga ofruesi, janë dy gjëra të ndryshme. Pacienti është aksionerë dhe pronar i shërbimit, sepse në të dy modelet e financimi të shëndetësisë është ai që paguan (siguracionet, apo taksimi i përgjithshëm).

Ka dhe një aktor të dytë në këtë i cili në mënyrë të vullnetshme po ashtu është përjashtuar nga sistemi, aktorët e këtij procesi, punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët etj.. mbi të cilët, si dhe mbi pacientët, (popullatën) është hedhur dhe hidhet e gjithë balta e dështimeve të 24 viteve, a nuk themi çdo ditë dhe në media se “shqiptarët nuk shkojnë të vizitohen”, “nuk kanë edukatë mjekësore” etj, etj, a nuk hidhet mbi personelin mjekësor gjithë farë epiteti, thua se ata janë shtresa më injorante e shoqërisë, apo shtresa që turpëron këtë vend (a nuk thuhet përditë, .”.të korruptuarit, hajdutët, të paaftët, t’i testojmë, ti zhdukim”…etj etj..) mjafton të shikoni dhe të ndiqni median dhe rrjetet sociale dhe do të shikoni se gjithçka bëhet që vërtetohet se pikërisht financuesit e vërtetë, pacientët dhe aktorët e shërbimit shëndetësor janë përgjegjës për dështimet, dhe situatën ku është shëndetësia jonë sot.

Në të gjitha kohërat, prifti (ose hoxhën) dhe doktori kanë qenë zgjidhje e lirë dhe personale e njeriut, mbi këtë parim është ngritur shëndetësia në të gjitha vendet e civilizuara, ky parim është i cunguar dhe i deformuar në vendin tonë, arbitri zbaton rregullat e lojës dhe në asnjë rast nuk ndërhyn në lojë, ..veçanërisht në 15 vitet e fundit janë bërë rregulla loje të njëanshme, (ligje, vendime..) dhe shpesh arbitri (zbatuesi i rregullave të lojës) ka qenë i njëanshëm, gjithmonë në favor të së njëjtës anë, dhe kurrë në favor të pacientëve dhe punonjësve të shëndetësisë, siç thoshte Viktor Hygo “luftën e bëjnë heronjtë, e qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”. Le të themi “nuk e di” pse e ka thënë këtë, por nëse këtë e ka thënë Hygo, besoj se diçka e ka ditur.

Për mendimin tim pacientët kurrë nuk kanë faj.

Punonjësit e shëndetësisë, po, ka nevojë që të shikojmë brenda vetes dhe të dalin nga rrethi vicioz, siç thoshte princi i vogël; “Pse pin?, – se kam turp, pse ke turp ?, – se pi?”.

Mjekët dhe infermierët tanë janë po aq të aftë sa të gjithë kolegët e tyre në rajon, përballen me të njëjtat problem, por shikohen në mënyrë të ndryshme. Përballen me të gjitha problemet siç çdo shqiptarë tjetër, dhe janë ata që na shoqërojnë nga lindja deri sa ndërrojmë jetë.

Nëse pronari do të shkatërroje pronën e tij punëtorët nuk kanë çfarë të bëjnë, përveç se çdo rezistence ndaj këtij procesi (e punëtorëve), bëhet gjithçka që të reflektohet si paaftësi e tyre.

Mjekësia në të gjithë botën vuan për para, asnjëherë nuk janë të mjaftueshme paratë për shëndetin, përderisa kërkojmë çdo njeri prej nesh të ketë gjithmonë një tjetër alternativë për të mposhtur sëmundjen, përderisa ka sëmundje të pashërueshme atëherë paratë nuk mjaftojnë, por, a janë paratë problemi kryesor tek ne?! – Jo, është përdorimi i tyre.

Termi "mjekësi falas", a është i zbatueshëm në kushtet e Shqipërisë?

Sigurisht që është e mundur, ‘termi mjekësi falas” do të thotë “shërbimi mjekësor në destinacion pa para, d.m.th. pacienti nuk paguan para kur merr shërbim”, (free service), ndoshta nuk u shpjegua siç duhet, por është e mundur, është zgjedhje politike, kush fiton zgjedhjet ka të drejtë të bëje politikën për të cilën është votuar, thashë pak më sipër që shërbimi mjekësor është pronë publike, dhe pronare të tij janë pacientët, atëherë ata kanë të drejtë t’a marrin pa para dhe kur ata kanë nevojë, problemi vjen nga zbatimi, përgjegjshmëria e përdorim të kësaj të drejtë, mentaliteti i së kaluarës, “çfarë është falas nuk është e mirë, çfarë është e përbashkët është e askujt.. etj”. Lëreni “budallëqet’ vendet që kanë adaptuar njërin apo tjetrin model, kanë të njëjtin nivel mjekësie, kanë përputhshmëri të plotë midis sistemeve të tyre, p.sh. doni të hiqni pagesat informale, bëjeni siç është në shumë vende perëndimore, ku siguracionet rebursojnë pacientin, kundrejt faturës përkatëse, dhe jo ofruesin e shërbimit .. të dyja alternativat përdoren në vendet Europiane, të dyja kanë qenë të suksesshme në vendet përkatëse, të dy modelet mund të alplikohen me sukses dhe në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë pa “shqiptarizma”, duhet të vendosim çfarë duam dhe t’a zbatojmë. Vazhdoj të mendoj se për modelet që financohen nga para publike duhet një konsensus shumë i gjerë politik, të cilin politikanët tanë, në përgjithësi nuk e njohin si fjalë dhe si model të të punuarit. Modeli tjetër nuk dështojë (në fakt siguracionet nuk funksionuan se donin, që të mos funksiononin), por u “shqiptarizua”.

Shqipëria vuan për spitale apo për mjekë të specializuar?

 Çdo vend ka nevojë për njerëz të mençur, t’i shtojë ata dhe t’ju krijojë kushtet e nevojshme që të vënë dijet e tyre në shërbim të vendit. Shqipëria duhet të bëjë shumë për të thithur numrin e madh të njerëzve të shkolluar jashtë, ti përdor ata në të mirën e përgjithshme, por duhet t’ju afrojë po ato facilitetete që ata mund të gjejnë në vendet ku ata janë formuar, sigurisht kjo nuk do të thotë të njëjtën pagë si në vendet Europiane, apo …por është e mundur të njëjtat lehtësira për të punuar dhe shprehur kreativitetin e vet secili. Shqipëria duhet të jetë kompetitive në tërheqjen e trurit në përgjithësi, kjo do ta bëjë atë kompetitive dhe në ekonomi, mos të harrojmë se edhe Shqipëria është/ ose do të bëhet, pjesë e botës së madhe të lëvizjes së ideve dhe kapitalit. Ne kemi mjekë shumë të specializuar dhe spitale, por ne (vendi) nuk duam ti kemi.

Ministri i Shëndetësisë, a është më mirë kur është mjek, apo të jetë një organizator i zoti, por që nuk e njeh mjekësinë?

Nuk është ky problem në asnjë vend Europian, në të gjitha kohërat të dyja alternativat janë përdorur, edhe personeli mjekësor është votues, mirë është të kenë dhe ata përfaqësuesit e tyre në politikë. Problem në Shqipëri nuk është profesioni i ministrit, por superpolitizimi në përgjithësi i shoqërisë, këtu nuk shpëton as mjekësia. Në të gjitha vendet shpesh politikanët rrethohen nga këshilltarë që thonë gjithmonë atë që shefi dëshiron të dëgjojë, politika duhet të dëgjoje të gjitha palët.

Një pjesë e mjekëve të njohur punojnë edhe në shtet edhe në privat. Është normale ?

Mundet, nuk ka asgjë të keqe, e keqja është te rregullat e lojës, të zbatohen rregullat, në të gjithë botën, dhe për profesione të shumta jo vetëm në mjekësi, ndodh që një person punon për kompani të ndryshme në të njëjtën kohë, qofshin këto publike apo private,…problemi tek ne janë rregullat dhe zbatimi i tyre, nëse i referohemi rregullave të sportit… federata krijon rregullat e një loje futbolli, lojtarët i zbatojnë, dhe arbitri është aty gjatë ndeshjes për t’u kujdesur për zbatimin e rregullave, por në asnjë rast nuk mban anën e njerëz skuadër.

Kur mendoni se Shqipëria mund të përafrohet kushteve të një shëndetësie europiane?

Deri tani nuk kemi dashur, shumë shpejt po të duam, por nuk mund të shkojë mjekësia në Europë e pa shoqëruar me pjesën tjetër të shoqërisë, po të dojë Shqipëria e ka derën e Europës të hapur, ne nuk duam të zbatojmë “rregullat e tyre”, në fakt janë rregullat që do të zhvillonin vetë Shqipërinë, pra zbatimi i tyre nuk janë për ata (Europën), por për Shqipërinë, secilin prej nesh,..bile, në disa raste presim “me inat” që ata (Europa) të bëhen si ne…disa mendojnë se jemi “urë” dhe të rrimë si e tillë,. “Shqipëria urë midis…”..etj..etj

Personalisht me çfarë merreni momentalisht?

Punoj si pedagog në fakultetin e mjekësisë, mjek në shërbimin e Hematologjisë në QSUT, trajtimi i sëmundjeve malinje të gjakut është një problem i madh i pazgjidhur, kështu që shpresojmë,..edhe këta të sëmurë mund të trajtohen në vendin tonë me standardin si në çdo vend tjetër…suksese e arritura në trajtimin e këtyre patologjive, vërteton se e pamundura nuk ekziston.

Sfida më e madhe mbetet mbyllja e ciklit të trajtimit të sëmundjeve të gjakut, sipas standardit më të mirë, përfshirë dhe transplantin e palcës së kockave. Të gjitha mundësitë ekzistojnë përveç vullnetit për të mposhtur konceptin e mosdashjes dhe frikën e suksesit të tjetrit, konceptin se dhe vetë ne mund të arrijmë në nivelet më të mira, frikën nga vetë suksesi që mbizotëron në disa nivele të caktuara të drejtimit dhe jo vetëm.

Insistoj që studentët tanë janë po aq të aftë sa ata perëndimorë, por që duhet të punohet shumë, se kemi specialistë shumë të mirë që duhen ditur si t’u afrohet mundësia qe shprehin gjithë aftësinë dhe kreativitetin e tyre. 

JETESHKRIMI

Arben Ivanaj, PhD, Ass. Prof.

Hematolog

Fakulteti i Mjeksise, UMT, Tirana

Sherbimi i Hematologjise, QSUT, "Nënë Tereza"

mobil 003556620682016

[email protected]

           Curriculum Vitae

Anëtar i Shoqatës Europiane të Hematologjisë  (EHA).

Anëtar i Shoqatës Amerikane të Hematologjisë  (ASH).

 Eksperiencë profesionale

– 2000 dhe në vazhdim Pedagog, Hematologji, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

– 2006- 09 zv. Ministër, Ministria e Shëndetësisë.

– 2005- 06 zv. drejtor QSUT, "Nënë Tereza"

– 1996- 99 interne (specializant) AP- HP, Paris, France

– 1994- 96 specializim, QSUT

– 1991- 93 mjek në spitalin e Lezhës

– 1991 Mjek i Përgjithshëm , Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

Formimi teorik

2011, – Profesor i Associuar

2003, – Doktor i Shkencave Mjekësore

2000, – Hematolog

1991, – Mjek i Përgjithshëm

Një numër trajnimesh të shkurtra në disa vende perëndimore si dhe në Memphis, TN, USA

Botime;

– një numër artikujsh në disa revista mjekësore (mbi 10 artikuj) me impact factor.

– autor i dy librave në gjuhën shqipe, "Hematologjia" dhe "Neoplazite limfoide"

Gjuhë

 Anglisht, frengjisht, italisht

 
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.