Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artur Roshi: Shqiptarët dinë të protestojnë, por jo të votojnë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fernada Cenko

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kryetari i Ballit Demokrat Kombëtar Artur Roshi i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ramës ku tha se nuk bëj koalicion me ballistët. Në një intervistë për ‘Koha Jonë”, Roshi ka akuzuar Ramën se nuk njeh historinë. Ai shton se Rama kërkon të fshehë mendësinë e tij se PS vazhdon të jetë Parti e të gjithë popullit si ish-Partia e Punës. Në lidhje me pasjen e ndonjë kandidati në zgjedhjet vendore, Roshi shprehet fiks për dy bashki që janë Këlcyra dhe Delvina ndërsa lë të hapur mundësinë për të marrë më shumë. Në rastin e Doshit ai tha se: “Dekriminalizimi i Parlamentit por edhe administratës është detyrim, jo dëshirë për politikën.”

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Z. Roshi po e nis nga një pyetje që jeni prekur ju direkt si kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat. Rama tha se me të gjithë bëj koalicion, përveç PD dhe Ballistëve. Si e lexoni?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri ka një perceptim ngritur mbi opozitën që i bëhet gjatë qeverisjes së tij dhe kupton qartë se nuk kemi pika takimi në qëndrimet tona politike për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Nga ana tjetër del qartë se me njësinë e matjes së kundërshtarit, Balli Kombëtar Demokrat ka bërë një opozitë të qenësishme në krah të PD si aleate e jona, që është krejt normale, por më e rëndësishmja ka qenë në raport të drejtë me shtresat shoqërore që përfaqësojmë në politikë, me interesat e tyre.

Nëpërmjet luajalitetit të kësaj deklarate kryeministri, kërkon të fshehi të vërtetën e manisë së tij për të qeverisur gjatë dhe jo siç shprehet se do të bëjë çdo gjë që nevojitet për vendin pavarësisht kostos politike, kërkon të fshehë frikën e humbjes së mundshme, kërkon të fshehë mendësinë e tij se PS vazhdon të jetë Parti e të gjithë popullit si ish Partia e Punës. Kjo tregon se Balli Kombëtar Demokrat nuk është thjesht një opozitë për shkak të historisë politike të vendit tonë, por një opozitë serioze e konsiderueshme e ditëve që jetojmë, mbështetur në parimet dhe vlerat konservatore moderne evropiane.

Duke lexuar këtë deklaratë të kryeministrit edhe PD duhet të rrisi raportin e bashkëpunimit me PBKD për shkak të opozitës reale të sotme që bën dhe jo mbështetur në statistikat zgjedhore të kontestuara në çdo kohë, edhe për qytetarët e djathtë të rrisin besimin tek përfaqësimi ynë politik.

Çdo të thotë Rama me ndarjen e historisë?

Konteksti i deklaratës së kryeministrit se PD, Balli Kombëtar Demokrat dhe PR janë pjesa negative e historisë së sotme politike është një koncept që i derivon nga revolucioni Jakobin për shkak të formimit marksist që ka se me fitoren e tij rrafshohet çdo eksperiencë politike dhe fillon një histori e re politike e vegjëlisë.

Historia e re sigurisht që na ndan sepse Balli Kombëtar Demokrat, zhvillimin e vendit e shikon si dimension LIRIE, jo si Partia Socialiste që frenon dhe kontrollon lirinë e qytetarit duke rritur taksat në mënyrë ekstreme, duke ndarë si kredidhënie kamatën e dritave për 25 vjet, që thjesht është principal i urrejtjes ndaj të pasurve që ju vjen të majtëve në mënyrë inkoshiente nga marksizmi dhe jo principali i kostos së energjisë.

Në historinë e re zoti Rama po ngren diktaturën e shumicës që nuk ka shumë ndryshim nga diktatura e proletariatit që përfaqëson një shumicë absolute. Kemi kështu një pushtet në emër të shumicës, por në shërbim të pakicës. Qytetarët po jetojnë kusuret e një bote I-reale që kryeministri ka në mendje, një botë me rregulla, një botë me kufizime, një botë ligjore kundër mënyrës për të jetuar.

Zoti Rama ka bindjen se meqë në historinë e vjetër këtë vend e qeverisën baballarët e tyre, në historinë e re u takon bijve të qeverisin patjetër. Pra e shikon pushtetin si një pronë të paluajtshme të hipotekuar nga etrit e tyre. Them se është e drejtë e tij të mendojë për sundimin e historisë së re, por detyrë e shqiptarëve ti kujtojnë të vjetrën nëpërmjet votës në 21 Qershor.

Përdorimi i kësaj fjale është brenda etikës së një kryeministri?

Ajo që bie më shumë në sy është se kryeministri nuk njeh historinë e vërtetë të vendit të tij dhe ashtu siç është ndërtuar "një histori e gabuar" e vjetër, tentohet të ndërtohet "një histori e re"më e gabuar ku qytetari nuk ka asnjë rol. Pra një histori politike për historinë dhe jo një histori politike për qytetarët.

Keni folur me Bashën për zgjedhjet vendore?

Balli Kombëtar Demokrat ka filluar përgatitjet për zgjedhje duke përzgjedhur njerëzit mbështetur në zotësinë e konkurrencës së tregut politik dhe në formimin e tyre politik të djathtë. Nën këto kritere kemi përcaktuar qartë bashkitë ku pretendojmë se ofrojmë njerëz që kanë një moral fitues politik ,të cilët do ti vendos në tavolinën e bisedimeve me z.Basha. Logjika ime në bisedime do jetë parimore,që rezultati i këtyre zgjedhjeve të jetë përcaktues në fitoren për zgjedhjet e përgjithshme. Besoj se edhe logjika e z.Basha nuk do te jetë, kjo është e PD, kjo po e PD, por edhe kjo e PD sepse është Kryetari jo vetëm i PD, por i gjithë koalicionit opozitar dhe si i tille ndryshon koncepti shikohet si një i tërë dhe në tërësi. Ajo që opozitës i nevojitet është kohezioni i saj për të zgjedhur njerëz të diferencuar me aftësi menaxhimi e administrimi për shërbimet e njerëzve dhe jo emra njerëzish për emra partish.

Logjika e bisedimeve për ne do të nisë nga zonat ku kemi patur katër komuna të fituara prej nesh disa herë, duke shenjuar Bashkinë e Kelcyrës, Delvinës,..etj.

Sigurisht të drejtën e vetos e ka z. Basha dhe kam vërtet besim në vizionin e tij, jo thjesht për një fitore politike, por për fitore të së ardhmes së fëmijëve tanë. Ndërsa për këshilltarë do përfaqësohemi në gjithë Shqipërinë.

A ka ndonjë shans që ju të keni një kandidat tuajin?

Sigurisht që ka sepse në marrëveshje gjykohet puna opozitare aktuale qe bëjmë dhe jo që kemi bërë. Ne nuk kemi në dorë të shkuarën, por të tashmen që përcakton të ardhmen. Unë besoj tek puna dhe i besoj suksesit të saj. Në fund të marrëveshjes të gjithë kandidatët e koalicionit opozitarë ,Unë do ti shoh si të PBKD-së.

A e mbështesni kandidaturën e Agron Dukës në Durrës?

Kandidatura e z. Duka ne Durrës ofron një fitore pothuaj të sigurt në këto zgjedhje dhe nuk kam arsye të jem kundër. E vlerësoj si menaxher dhe administrator mbasi vjen nga një histori suksesi në biznes dhe si i tillë do jetë i zoti për të sjellë shërbime cilësore për qytetarët e Durrësit. Ai lë mandatin e deputetit për të garuar, prandaj këta njerëz që rriskojnë kanë moralin të kandidojnë të parët. Partia Republikane është një aleate në koherencë të plotë me koalicionin opozitar dhe duhet respektuar.

Si i vlerësoni këto zgjedhje, do jetë PD apo PS në mazhorancë?

Nëse PD dhe koalicioni i saj i fiton zgjedhjet lokale me këtë hartë elektorale të përputhur me interesat politike të PS duhen patjetër zgjedhje të parakohshme sepse kemi ndryshimin e kahut të vektorit rezultant fitues,kemi ndryshimin organik të votës së Shqiptarëve. Është koha që qeverinë le ta vlerësojnë shqiptarët që shpesh dinë të protestojnë por jo të votojnë. Opozita në këtë një vit e gjysëm qeverisje ka qenë më afër shqetësimit të qytetarëve dhe në krah të tyre ,ndërsa mazhoranca ka qënë përballë dhe për rrjedhojë Opozita me qytetarët do të jenë mazhorancë.

Politika po fryhet dhe shfryhet me ngjarjen e Tom Doshit. Në optikën tuaj kjo është e stisur për arsye të forta apo një realitet që na servir politika?

Në optikën time gjithë intensiteti i ngjarjes është adresuar drejt Prokurorisë dhe sido të jetë përfundimi do të kemi një tronditje të besimit tek drejtësia. Këto gjëra duhet të na bëjnë të vlerësojmë seriozisht të ardhmen. Dekriminalizimi i Parlamentit por edhe administratës është detyrim, jo dëshirë për politikën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.