Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Ku ndryshon stili im nga ai i Berishës në fushatë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 12:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“…Mendoj që Berisha është i kalibruar në qëndrimet e tij siç i takojnë një ish-presidenti, një ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës…”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Sokol Balla, Top Story

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 19 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ne si gazetarë, shikojmë që ritmet e fushatës nuk janë ato agresive, të ashpra. Duket se është me zbehtë se herët e tjera dhe kjo ndoshta edhe për shkak se stili juaj i fushatës është pak më ndryshe nga ai i kryetarit të mëparshëm, apo është thjesht fakti që Berisha mungon në këtë fushatë?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ka dyshim që stili im është stili im dhe i askujt tjetër, por nuk do të thoja që fushata ka ritëm më të ulët apo të zbehtë. Fushata ka nisur shumë më përpara se 4 javët që ju përmendet dhe që në ditët  e para ne kemi vënë re një padurim të njerëzve për ditën e votimit. E kam prekur këtë padurim në turin e parë të prezantimit të kandidatëve, në takime të rastësishme të cilat ishin konceptuar si të tilla, por shndërroheshin në mitingje nga pjesëmarrja dhe entuziazmi i njerëzve, nga dëshira e tyre për të pasur sa më shpejt mundësinë për t’u shprehur me votë. Është një padurim popullor për 21 Qershorin, që ka nisur 6-7 javë më parë dhe vazhdon edhe këto ditë. Ka një fushatë entuziaste, me padurim të njerëzve për të ushtruar të drejtën e tyre për të vlerësuar me votë oferta, qeverisjen dhe për të zgjidhur problemet e ngutshme të shqiptarëve.

Si e shpjegoni që edhe nga përfaqësues të BE-së është shprehur shqetësimi se ka një shkallë të madhe mospërgjigjeje dhe mosreagimi të njerëzve në sondazhe? Këtu ka një kontradiktë.

Do ta ndaja këtë në dy pjesë, e para është realiteti që flet vetë dhe që unë e shoh në çdo takim që kam. Ka një padurim, një interes të madh të njerëzve. E kam thënë dhe kam bindjen që ka një përpjekje nga ana e qeverisë për ta mpirë këtë padurim, për ta lodhur dhe pse jo për ta shantazhuar dhe diversuar këtë padurim sepse domosdoshmërisht padurimi i njerëzve për të votuar nuk është një shenjë e mirë për qeverisjen. Sondazhet janë diçka tjetër. E kam dëgjuar vlerësimin që ju thoni. Për herë të parë në Shqipëri, shkalla e refuzimit të përgjigjeve ka shkuar në 47 për qind. Për mendimin tim kjo ka të bëjë me një faktor, që është një riprezantim i diçkaje që ne kishim lënë prapa, i përpjekjes për të intimiduar votuesin si pasojë e përpjekjes dhe retorikës së qeverisë. Ju e shikoni që kryeministri për 6 javë, 4 herë në ditë e ka pjesë të fjalorit të tij politik, kërcënimin që nëse do të votoni kandidatët e opozitës nuk do të keni ujë, tokën, pothuajse edhe ajrin e diellin. Nga ana tjetër kemi denoncime me fakte të presionit ndaj administratës të cilët kanë njerëz të punësuar në shtet, presione ndaj biznesit, presione të tipit kriminal. Kemi parë përfshirje të elementit kriminal në Durrës fillimisht, në Vorë së fundmi, me njerëz që shëtisin natën me makina me xhama të zinj. Ka një angazhim masiv, të drejtpërdrejtë të qeverisë. Meta dhe Rama kanë 60 ditë që nuk janë në detyrë. E kanë braktisur detyrën. Janë ditë për ditë në fushatë.

Edhe ju e keni këtë problem për momentin, edhe nja dy javë…

Unë e kam zgjidhur këtë problem sepse unë nuk kandidoj, pikërisht për të zgjidhur këtë dilemë që është etike, sepse qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një kryetar bashkie me kohë të plotë që t’u zgjidhë hallet dhe opozita ka nevojë për një drejtues me kohë të plotë. Zotërinjtë janë votuar para 2 vitesh për pushtetin qendror dhe në këto 2 muaj gjithë kohën e tyre ja kanë kushtuar diçkaje që nuk ka lidhje, në dukje. Ata i shqetëson shumë padurimi i njerëzve për t’u shprehur me votë, sepse gjendja në vend është në përkeqësim e sipër. Ekonomia, varfëria, mjerimi dhe të gjitha këto jo se i thotë kryetari i opozitës, por sepse i thotë INSTAT, Banka Botërore dhe BE. Kemi të bëjmë me një situatë të pashembullt dhe ndonëse jemi në një situatë zgjedhjesh lokale, njerëzit meritojnë dhe duan të dalin nga kjo gjendje, ofertë që PD e ka dhe po e shpalos çdo ditë.

Ju folët për Vorën, por në fakt edhe ju keni qenë së paku 6 herë në Vorë, nuk është se ka qenë vetëm zoti Meta, jeni edhe ju aty. Përse kjo betejë për Vorën?

Unë nuk kisha imagjinuar kurrë të isha as më shumë se 3 herë në Vorë, por 3 herë jam detyruar të shkoj sepse aktivistët e kandidatit tonë shoqëroheshin çdo natë në polici pa asnjë arsye, pa asnjë argument. Kam qenë në Vorë sepse kandidatit tonë iu bë një padrejtësi e madhe tipik oligarkik, o biznesin, o mandatin!

Zoti Meta e ka sqaruar këtë…

Jo nuk ka sqaruar asgjë. E gjitha është gënjeshtër!

Ka thënë që gjithçka ka nisur pas një sinjalizimi të shërbimeve sekrete.

Nuk është e vërtetë aspak! Në dijeninë time kemi të bëjmë me një falsifikim të analizave laboratorike që tregon që pas kësaj ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga zoti Meta. Ai tregon që ka me merak Vorën, por po ta kishte me merak le të kandidonte vetë në Vorë, përndryshe le të lërë zgjedhësit. Së fundi është problemi tjetër, është organizimi i bandave që patrullojnë Vorën natën për të intimiduar dhe frikësuar qytetarët. Nuk e kanë në dorë e nuk do ta kenë kurrë në dorë këta njerëz. Unë jam i bindur që për çdo përpjekje për të kërcënuar zgjedhësit do të marrë përgjigjen e merituar më 21 qershor.

Të gjithë deputetë kanë shkuar në zonat e tyre, bie fjala Sali Berisha, deputet i Tiranës përse nuk përfshihet në fushatë?

Sali Berisha ka vendin e vet. Ka qenë në hapjen e fushatës, është ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar i partisë, çdo të enjte ka hapësirën e tij në Kuvend, shfrytëzon hapësirën e tij mediatike, hapësirën në rrjetet sociale dhe bën detyrën e tij si një personalitet i PD-së në këto dy dekada. Pastaj kjo puna, pse është, pse s’është është bërë si ajo puna çfarë uji i keni dhënë gomarit? Kur është pse është kaq shumë? Kur s’është, pse nuk është? Mendoj që Berisha është i kalibruar në qëndrimet e tij siç i takojnë një ish-presidenti, një ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës.

Pra ka qenë një zgjedhje për të cilën keni rënë dakord të gjithë? 

Nuk ka lindur kurrë nevoja për të diskutuar dhe të biem dakord për çështje të tilla.

Të flasim pak për Tiranën. Përse u zgjodh Halim Kosova dhe jo dikush tjetër?

Së pari për shkak të mbështetjes së madhe qytetare që na rezultonte në studimet e opinionit që PD kreu për disa bashki të vendit. Shifrat janë shifra dhe kokëforte. Arsyet se përse njerëzit në masë zgjidhnin Halim Kosovën mes kandidaturave që ne propozonim, besoj arsyet janë të qarta. Një njeri i ndershëm, punëtor, shumë punë dhe pak fjalë, i përkushtuar dhe mbi të gjitha i vërtetë. Integriteti i tij është sprovuar dhe është përtej çdo kontestimi politik. I propozuar për president nga Edi Rama.

Përse s’e pranuat për president?

Është çështje tjetër kjo. Unë nuk kam qenë pjesë e këtij diskutimi.

Po të kishit qenë ju, do ta kishit pranuar?

Thërrisni zotin Berisha dhe zotin Rama dhe pyetini, se unë nuk kam qenë pjesë e diskutimeve.

Do ta kishit pranuar nëse do të ishit pjesë?

Po ç’rëndësi ka. Unë kam qenë ministër i Jashtëm dhe kam qenë në dy aktivitete të njëpasnjëshme për integrimin në NATO. Atë ditë kur është diskutuar kjo çështje kam qenë në Samitin e Dubrovnikut ku u mor një vendim shumë i rëndësishëm që hapi rrugën për ftesën në NATO. Mos më pyet për diçka që unë nuk kam qenë pjesë. Këtu qëndron fakti që zoti Rama e ka propozuar për President të Republikës. Është propozim i tij. Po zoti Rama e vlerësoi si personalitet i vitit, ish-kryeministri socialist e ka vlerësuar publikisht. Pra njerëz, të cilët nuk mund t’i akuzosh për subjektivitet pro-PD, kanë vlerësuar Halim Kosovën.

Pse duket sikur e keni lënë vetëm në fushatë? Apo është zgjedhje e tij që të mos dalë me ju?

E thua këtë sepse personaliteti i tij rrezaton të tjerët. Në krah ka deputetët e PD-së së zonave. Unë kam dalë, kam bërë prezantimin, kam qenë në disa aktivitete me Halim Kosovën, si çdo ditë që Halim Kosovën është me qytetarët, do të shihni që pranë tij janë personalitete të PD.

Thjesht më kujtohet 2011, kur ju bëtë një fushatë pa praninë e kryetarit…

Edhe këtu ka një problem. Kryetari ishte kryeministër. Dhe ka diçka që kryetari i partisë mbulon gjithë Shqipërinë dhe tani me 61 bashki është një axhendë e ngarkuar, kur është edhe kryeministër, nëse e bën detyrën e kryeministrit, sepse mesa duket Rama është part time kryeministër, ka zgjedhur të jetë full time fushatist dhe për herë të parë po të shikosh, është futur në spotin e kandidatit. Kjo tregon një pasiguri të madhe të PS te kandidati që kanë zgjedhur për Tiranën. Nuk është kjo! Halim Kosova udhëheq fushatën e Tiranës dhe rrezaton fushatën kombëtare me platformën, qëndrimet, me vizionin dhe me aftësitë e tij menaxheriale, politike dhe vlerat qytetare.

Përse nuk rikandiduat në Tiranë? Apo nëse bëtë gabim që kandiduat në 2011?

Nuk kam bërë asnjë gabim që kandidova në 2011. Kisha dhe kam një vizion për Tiranën, kisha dhe tregova një vullnet për Tiranën. Por në 2011, e thashë edhe tani, Tirana ka nevojë për një kryetar me kohë të plotë. Rrethanat e sollën që në mes të mandatit të gjendesha në pozicionin e kreut të PD-së, si zoti Rama në atë kohë, por ndryshe nga zoti Rama unë bëra një zgjedhje, t’i qëndroj fjalës time. Tirana ka nevojë për një kryetar me kohë të plotë.

Pse nuk e bëtë në 2013, të jepnit dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë?

Besoja se me ish-kryebashkiakun 11-vjeçar të Tiranës, kryetari i bashkisë në detyrë nuk do të gjendej në luftën e paprinciptë që u ushtrua ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës me ardhjen e Edi Ramës kryeministër. Nuk ma merrte mendja që Edi Rama do të bllokonte bulevardin e ri dhe kantierin e lumit të Tiranës. Nuk bëhej fjalë për një projekt të Lulzim Bashës, për bahçen e Lulzim Bashës, bëhej fjalë për 2 mijë vende pune, për një vizion zhvillimi që do të hapte dhe do të hapë në të ardhmen vende pune…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.