Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha pranon ftesën e Ramës: Ulemi pa kushte

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 19:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përgjigjia e Lulzim Bashës për ftesën e Edi Ramës ishte pozitive, pozitive me kushtin që të jetë pa kushte, ashtu siç edhe Kryeministri e kërkoi. Në intervistë dhënë për Top Story, kryetari i Partisë Demokratikeripërsërit qëndrimin e opozitës se prioritet për të janë zgjedhjet dhe reforma zgjedhore.

***
Lulzim Basha: Nuk janë kushte, janë propozime. Nëse maxhoranca ka vullnet që të bëjë atë që i kërkon Venecia, atë që i kërkon faktori ndërkombëtar, dialog mes palëve për të zgjidhur këto çështje të fundit që kanë mbetur pa zgjidhur, atëherë janë të mirësepritur në një dialog politik të një format, që ta zgjedhin vetë. Çdo format që kundërshtari të ndjehet komod, me kusht që dialogu të jetë pa kushte.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Atë thoshte edhe Edi Rama, që po të ulemi, kur të ulemi, nëse do të ulemi, duhet të ulemi pa kushte. Por kushti është drafti juaj. Ka një draft zyrtar që e mbështesin plotësisht ndërkombëtarët dhe kanë marrë edhe autorësinë…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lulzim Basha: Propozime, jo kushte! Dëshirojnë të dialogojnë?! Që nesër, që sot, formatin le ta zgjedhin vetë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Si dot ë zgjidhet më konkrete? Keni një interlokutor që ju të uleni së bashku?

Lulzim Basha: Edhe sot kam bërë përpjekje me faktorin ndërkombëtarë, edhe në këto momente, faktori ndërkombëtarë po bën përpjekje për dialog mes palëve për pjesën ku Venecia thotë për dialog politik dhe vendimarrjen politike, uroj dhe shpresoj që të ketë sukses. Shpreh bindjen dhe gatishmërinë time dhe të PD për dialog, formatin le ta zgjedhë kundërshtari. Ne kemi një format, që është Komisioni. Ka edhe formate të tjera. Çfarëdo formati që të zgjedhë kundërshtari politik, të çfarëdo niveli, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë gati t’i përgjigjen.

Edi Rama ka deklaruar dje që është gati të ulet me ju?

Lulzim Basha: Kjo ulet nuk ulet, po bëhet obsesion. Substanca ka rëndësi. Për çfarë do të ulemi ne? Për substancën. E vetmja gjë që kërkojmë nga ky dialog është që të jetë produktiv dhe të mos jetë farsë sa për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Të jetë një dialog nga i cili dalim me rakordimin politik që kërkon Venecia për arkitekturën dhe me vendimarrjen dhe ç’është më e rëndësishmja dhe më urgjentja për të dhënë sinjalin e parë që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme dhe për këtë kemi kërkuar votimin elektronik dhe biometrik.

Juve e negocioni draftin tuaj?

Lulzim Basha: T’ju flas hapur fare, ka dy ditë që ne kemi qenë të hapur për negociata dhe Edi Rama nuk është i gatshëm. Ka dy ditë që faktori ndërkombëtar i kërkon Edi Ramës të ulet dhe të negociojë me Partinë Demokratike mbi propozimet tona apo propozimet e tyre, që ende nuk kanë bërë propozim dhe nuk janë të gatshëm.

U habita shumë kur përdorët termin hipokrizi për ambasadorët, për përfaqësues të BE që ju kanë përmendur gjithmonë kohën për reformën në drejtësi. Ju keni qenë ministër i Jashtëm, keni anëtarësuar vendin në NATO, keni qenë aktiv, protagonist në procesin e integrimit, a është e lejueshme kjo gjë për ju?

Lulzim Basha: Nuk duhet të keqinterpretosh atë që kam thënë. Kam thënë që është hipokrizi t’u thuash shqiptarëve që do të futen në BE, apo do të nisin bisedimet me BE, para se të garantohen zbatimi i ligjeve të vendit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, para se të zbatohet ligji i dekriminalizimit, para se të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo vetëm të miratohet, por të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. T’u thuash shqiptarëve që miratimi i një pakete ligjesh do të hapë bisedimet me BE, këtë unë e quaj hipokrizi.

Miratimin dhe zbatimin thonë ata, jo vetëm miratimin, pra nisjen e reformës në drejtësi. Kaq thonë ata.

Lulzim Basha: Ata e kanë thënë në rezolutë, rezolutën e PE; zgjedhjet e ardhshme janë një test për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

A duhet ta kishit thënë këtë që në fillim, mos ishim përgatitur që ne do të pranojmë çdo variant që do të propozojë Venecia. Keni pranuar variantin e Venecias, keni bërë një draft të ri dhe tani keni shtuar një kusht të ri, që janë zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë. E para ne kemi kontribuar me propozimet tona që të sjellim reformën në standard. Reforma nuk nisi me standard. Pd ka ndihmuar në sjelljen e reformës në standard. Kanë mbetur çështje që Venecia i konsideron të vendimarrjes politike. Ka një qëndrim politik. Venecia ka thënë që për arkitekturën dhe vendimarrjen, kjo është çështje që duhet ta zgjidhni ju. Ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë që këto komponentë duhet t’i vendosin palët politike. Në vend që të uleshin dhe të propozonin, kanë bërë syrin qorr, kanë bërë murin përballë propozimeve tona.

Ju thoni që cilësia është më e rëndësishme sesa koha dhe kohë për të hapur negociatat nuk ka më, do të përmbyllet gjithçka brenda qershorit?

Lulzim Basha: Nuk kanë për t’u hapur negociatat e Shqipërisë me BE pa u garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa u bindur BE që Shqipëria jo vetëm miraton, por edhe zbaton ligjin dhe pa luftuar krimin dhe korrupsionin. Çdokush që pretendon të kundërtën, po u jep shqiptarëve karamele të skaduara. Cila mendje tinzare mund t’u thotë shqiptarëve që zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë prioriteti numër 1? Nuk ka shqiptarë që të mos jetë dakort me atë që po u parashtojmë kundërshtarëve politikë, që të nisim me votimin elektronik për të nxjerrë pa punë një tufë horrash që merren në punë për të vrarë votën dhe zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo është një kërkesë nga e cila as PD dhe as unë nuk mund të lëvizim.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mend të mos hyni në zgjedhje nëse nuk plotësohen këto kërkesa që ju keni?

Lulzim Basha: Më ka shkuar në mend dhe po më shkon në mend që të mobilizoj të gjithë shqiptarët dhe t’u ofrojmë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë imperativi numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe këtu është përqendruar e gjithë forca dhe energjia e Partisë Demokratike dhe e imja personalisht.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Tani

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Tani

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 1 minute

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 16 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.