Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“BE të pozicionohet qartë për Ballkanin Perëndimor”

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 10:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni i Politikës së Jashtme në Bundestagun gjerman pati në rend të ditës (08.06) edhe zhvillimet në Maqedoni. Flet për DW deputeti socialdemokrat Josip Juratoviç.

***

Në rendin e ditës të Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme ishte edhe gjendja aktuale në Maqedoni, çfarë të reje ka pas bisedimeve të zhvilluara?

Përe fat të keq nuk ka detyrimisht të reja. Kjo do të thotë, se ishte më shumë një shkëmbim mendimesh për t’u informuar, ku ne na u përshkrua edhe një herë gjendja nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe se si do të ecet më tej. Unë personalisht e përshëndes faktin, që edhe angazhimi i Gjermanisë ka qenë gjithmonë mjaft i fortë në rajon, e kjo u përforcua edhe një herë me ambasadorin Haindl, si një i dërguar i posaçëm për Maqedoninë. Po bëhen përpjekje, që kriza në Maqedoni, e cila po zgjat shumë, të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cilat janë kërkesat konkrete apo dëshirat, që i paraqiten qeverisë maqedonase edhe nga ana e politikës në Gjermani?

Së pari është e qartë, që marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet sa më shpetj të jetë e mundur, në mënyrë që reformat të avancohen, e në radhë të parë të përmbushen kushtet për zgjedhjet – pra pastrimi i listave elektorale duhet të realizohet sa më shpejt. Së dyti duhet të garantohet qendrimi korrekt me mediat dhe ndarja e partisë nga shteti – kur të realizohen këto ne duhet të ndihmojmë. Por në radhë të parë për këtë janë përgjegjëse forcat në vend: duhet të bëhet presion, që të gjitha këto të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në mënyrë që së pari të zgjidhet parlamenti, sepse në fakt ky është institucioni më i lartë në një shoqëri demokratike. Dhe shteti nuk mund të funksionojë pa parlamentin. Kjo duhet të ketë prioritet absolut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju thoni, se kjo duhet të ndodhë shpejt. Për çfarë hapësirash kohore e keni fjalën? A ka afate konkrete?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Kësaj here nuk janë përmendur afate të fiksuara kohore, sepse dy herë ato nuk u respektuan. Por duhet të bëhet presion – pa përmendur një datë – ndaj të gjitha palëve, që kushtet të përmbushen sa më shpejt dhe zgjedhjet të mund të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur.

Demonstruesit megjithatë kanë vendosur afate konkrete. Ata kërkojnë që deri më 18.06 të shqyrtohet kushtetushmëria e ligjit prokurorinë dhe të shfuqizohet edhe ndjekja penale ndaj demonstruesve. Si e shihni ju këtë?

Kjo është padyshim një kërkesë e mençur – për të bërë presion, për të vendosur një datë e natyrisht edhe që të funksionojë shteti ligjor. Më e rëndësishmja është, që në këtë kontekst të jetë e pandëshkueshme e drejta për të demonstruar. Nga ky këndvështrim kjo është një kërkesë e drejtë dhe se si ajo do të zbatohet unë nuk e di dhe as nuk mund ta them tani, por ne natyrisht japim mbështetjen tonë.

Çfarë i këshilloni ju partrisë simotër socialdemokrate në Maqedoni? Në të gjitha bisedimet, në BE si dhe me ambasadorin Haindl përfshihet gjithmonë opozita. Ç’qendrim duhet të mbajë opozita?

Sa i përket opozitës, ajo duhet të veprojë në mënyrë koperuese me shoqërinë civile për të arritur, që dikur të përcaktohet koha, se kur mund të zhvillohen zgjedhjet. Pra kjo do të thotë, që opozita mban bashkëpërgjegjësi dhe duhet të jetë e vetëdijshme ëpr këtë, që edhe zgjedhjet – natyrisht me kushte të qarta – të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ndryshe ato do të mbeten varur.

A ka një konsultim dhe mbështeje konkrete nga ana e socialdemokratëve?

Natyrisht që kemi lidhje me partitë simotra edh enë nivel europian. Natyrisht edhe ne i mbajmë lidhjet edhe përmes Fondacionit Friedrich Ebert. Unë vet javën e ardhëshme do të jem në Shkup, më 20 qershor. Atje do të vendos kontaktet dhe do të njihem me situatën në vend e të dëgjoj bashkëbiseduesit si dhe konform gjendjes do të përforcojmë bashkëpunimin.

Në fillim ju thatë, se duhet të vazhdohet të bëhet presion. Ndërkohë amnestia është shfuqizuar dhe të krijohet përshtypja, se ka lëvizje. A janë shmangur tani nga diskutimi kërkesat për sanksione?

Unë mendoj, se me sanksione duhet të jemi të kujdesshëm, në radhë të parë ky është mendimi im personal, sepse nuk e di se çfarë efekti mund të arrijnë ato në të vërtetë. Shumë më e rëndësishme është, që të forochet dialogu, të përforochet presioni dhe që BE-ja të tregpjë vendosmëri. Kjo është bërë deri më tani.

Ajo, që sipas meje, është e rëndësishme, këtë e kam shprehur qartë, në përgjithësi sa ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor: dikur edhe BE-ja, pra Brukseli, duhet të verë thekse të qarta, që ka vullnetin t’i integrpjë këto shtete në BE – që ta verë faktikisht në jetë premtimin e Selanikut. Unë jam i mendimit, se gjendja aktuale në Maqedoni është krijuar ndër të tjera edhe sepse Maqedonia që nga viti 2008 pret një perspektivë në BE dhe është e përgatitur, por kjo e gjitha bllokohet nga Greqia. Në këtë drejtim duhet menduar seriozisht, nëse BE-ja mund të arrijë diçka. Kjo është urgjentisht e domosdoshme, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin. Nëse është vendosur, që këto vende të pranohen në BE, atëherë duhet të fillohet të negociohet edhe me kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e pavarur, sepse përmes procesit të negociatave krijohen edhe kritere e norma. E të gjitha këto gjëra, për të cilat ka nevojë popullsia në rajon, duhet të vihen në udhë për të dhënë sinjale të qarta politike dhe për të vepruar konform në nivelin politik.

Përgjegjësia në radhë të parë është e popullsisë maqedonase dhe qeverisë së saj, por nga ana tjetër edhe e jona si europianë, që duhet ta themi qartë: duam apo nuk duam tani? Nëse duam, atëherë duhet edhe të angazhohemi më shumë.

Kjo do të thotë më shumë angazhim i politikës gjermane dhe europiane lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor?

Gjermania ndërkohë ka filluar me Konferencën e Berlinit që ta trajtojë çështjen e zhvillimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perënidmor. Vazhdimi i saj ishtenë Vjenë, e tani pason Parisi. Mendoj, se Gjermania ka treguar një angazhim të mirë. Unë dëshiroj më shumë, që jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga këndvështrimi europian të përforcohet ky angazhim. Mendoj, se duhet të angazhohen më shumë nga Europa, sepse tek e fundit këto vende, nuk kufizohen me Gjermaninë, por me Bashkimin Europian. Ndaj kjo duhet të jetë edhe në interesin e unionit.

DWelle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Tani

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Tani

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 2 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 16 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.