Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:51 Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bylykbashi: Vettingu, të jetë i pavarur nga qeveria e parlamenti

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 19:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për Deutsche Welle-n përfaqësuesi i opozitës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, flet për kontestimet ndaj procesit.

***

Nga dita e hënë përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi nuk po marrin pjesë. Pse e keni bojkotuar Komisionin në këtë fazë të procesit kur po diskutohet buketa ligjore që do të bëjë të mundur zbatimin e reformës?

Shikoni, dita e hënë përbën shembullin e madh dhe flagrant se si kjo mazhorancë e majtë dhunon Kushtetutën, të cilën e miratuam në mënyrë konsensuale para dy muajsh. Ajo që ka bërë mazhoranca në lidhje me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mënyrën se si këto organe zgjidhen, dhunojnë hapur këtë konsuensus. E kujtoni natën e gjatë të 21 korrikut duke u gdhirë e nesërmja, ku me ndërmjetësinë e ambsadorëve të SHBA-ve dhe BE-së u arrit tek një tekst i dakordësuar nga palët, që mori dhe pëlqimin e deputetëve të opozitës, pra u votua nga të gjithë në parlament. Por këtë të hënë, mazhoranca, me të gjithë votat e saj ka rrëzuar amendamentin e opozitës që bazohej në Kushtetutë duke miratuar diçka tjetër. Miratoi procedura dhe institucione të tjera që nuk i miraton Kushtetuta si filtra për të gjihë kandidatët që do i paraqiten Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e Këshillave të sipërpërmendur. Tani pritet që të gjithë kandidatët të jenë proferencialë të qeverisë, duke elemeniuar instrumentin parlamentar ku janë tre deputetë të mazhorancës dhe dy të opozitës që do të bëjnë përzgjedhjen e 5 emrave. E përsëris që zgjidhja konsensuale me dëshmitarë dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, u prish. Teksti kushtetues u dhunua haptazi. Ateherë kini parasysh, ndodhi kjo, ndodhi dhe prishja e procesit të vetting-ut më herët, gjithashtu bënë ndërhyrje të njëanshme edhe me strukturën e posaçme antikorrupsion, ose siç thirret SPAK, atëherë, kuptoni se çfarë drejtimi ata i dhanë ata reformës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

T’i marrim me radhë këto që përmendët në arsyetimin tuaj. Së pari, ju nuk e votuat në parlament ligjin e vetting-ut në fund të muajit gusht, që konsiderohet si një nga ligjet kyç të Reformës në Drejtësi. Pse?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ndjekësit e Deutsche Welle-s nuk do të mund të përmend listën tonë të argumenteve antikushtetues, por do t’ju a bëj të qartë vetëm shkakun kryesor se përse ne e kundërshtojmë ligjin e vetting-ut. Në këtë ligj mazhoranca i ka dhënë rol organeve të kontrolluara nga ana e qeverisë, ose që janë në varësi të saj, siç janë Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë, ILKDP apo Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe jo atyre organeve kushtetuese si komisionet e përkohshme të kualifikimit dhe më pas kolegji i apelimit. Strukturat e varura nga qeveria ose të kontrolluara prej saj do të marrin kështu peshën kryesore në procesin e vetting-ut, ndërkohë që Kushtetuta thotë që këtë duhet ta bëjnë në mënyrë të plotë komisionet. Janë futur fitilat e kontrollit politik në një proces që duhet të jetë i pavarur, që duhet të garantojë pastrimin e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe këtë nuk duhet ta verë askush në diskutim. Gjithashtu procesi i vetting-ut duhet të jetë i pavarur nga qeveria e parlamenti, por mazhoranca aktuale ka futur me ligj instrumente që e korruptojnë, e varësojnë këtë proces. Për këtë fajtore është mazhoranca dhe ndaj ne e kundërshtojmë ligjin, sepse në fund të fundit do të jemi para faktit që do të ikin ata gjyqtarë e prokurorë që nuk i pëlqen Edi Rama dhe mazhoranca dhe do të mbeten ata që preferohen prej tyre.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Po projektligjin për strukturën e posaçme antikorrupsion, apo SPAK-un, pse e kontestoni?

SPAK-u është një instrument që i ka munguar drejtësisë në Shqipëri. Eksperienca amerikane në këtë drejtim është thelbësore. Por ama dhe kjo duhet të jetë krejtësisht e pavarur. Kurse këta kanë zgjedhur një model ekstrem, i cili nesër do të prodhojë probleme kompetencash dhe përplasjesh për pavarësinë e SPAK nga Prokuroria e Përgjithshme. Nëse është bërë një zgjidhje që SPAK të jetë i pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme, atëherë në mënyrë të padiskutueshme kjo strtukturë duhet të jetë e pavarur nga ekzekutivi, nga qeveria. Edhe këtu janë futur organe kontrolli që janë në varësi të qeverisë, të cilët do të merren me kandidatët për gjyqtarë të posaçëm, për prokurorë të posaçëm ose hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nëse kandidatët nuk do të jenë politikisht në anën e kryeministrit atëherë ata nuk do të jenë pjesë e përzgjedhjes nga këto organe. Ja në këtë pikë e ka çuar Reformën mazhoranca, duke cënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kushtetutën dhe konsensusin. Ne këtë nuk e tolerojmë. PD, opozita e vlerëson maksimalisht SPAK-un a Byronë dhe sa më parë ato të futen në lojë, sepse lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë emergjente në këtë vend. Nëse nuk bëhet kjo vihen në rrezik dhe procese të tjera të rëndësishme siç janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që kërcënohen seriozisht nga sponsorizimi i parave të hashashit që e gjen kudo në vend.

Po qarkullon në media opcioni se PD do tërhiqet nga procesi Reformës në Drejtësi. E konfirmoni ju këtë z. Bylykbashi, si njeriu kyç i opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi?

Nuk mund të qëndroj mbi spekulime mediatike, por ajo që unë them është se procesi i Reformës në Drejtësi është bazuar në kushtetutshmërinë dhe konsensusin. Nëse mazhoranca ka vendosur që të thyejë Kushtetutën, atëherë jemi përballë një rreziku serioz. Nuk mund të jetë vetëm Gjykata Kushtetuese në këtë vend garant për zbatimin e ligjit themelor të shtetit, sepse ju e dini që dhe kjo trupë gjyqësore është objekt i vetting-ut, pasi dhe anëtarët e saj mund të jenë shenjestër presioni qeveritar dhe instrumenteve qeveritare që do të realizojnë procesin e vetting-ut. Pra, e kanë të vështirë në këto rrethana të vendosin nëse për një rast a për një tjetër të vlerësojnë është bazuar ose jo në Kushtetutën e Shqipërisë. Dukshëm mazhoranca aktuale po e përdor Reformën në Drejtësi si një lloj qetësuesi a kortizoni për hallet dhe problemet e mëdha me të cilat përballet vendi. Kam parasysh këtu mbjelljen e hashashit në të gjithë territorin, krimin e organizuar, korrupsionin, gjendjen social ekonomike të popullatës etj. Në këtë kontekst është e qartë se Reforma është si një bombë tymuese për të hequr vëmendjen nga këto aspekte alarmante, gjithashtu duke futur në stanjacion një element shumë të rëndësishëm, reformën zgjedhore, e cila është jetike dhe po aq e rëndësishme se sa Reforma në Drjetësi.

Të enjten që vjen është fiksuar data kur parlamenti në seancë plenare do të zhvillojë votimin e paketës ligjore, për të cilën po punohet dhe ju nuk jeni prezent prej katër ditësh. Ka negociata, apo kontakte për t’u riulur së bashku në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi?

PD, e gjithë opozita, do të marrë vendimet e saj në lidhje me këto zhvillime. Mazhoranca është fajtore për këtë situatë ku jemi dhe nuk mendoj se do të kishte dobi një negociatë a takim për konsensus për të na kthyer te konsensusi ku kemi qenë. Është shumë thjeshtë të vijohet puna: të gjitha dipsozitat antikushtetuese duhet të kthehen mbrapsht. Kjo mbetet të kryet nga mazhoranca, nëse do të reflektojë a do të vijojë të thellojë marrëzinë me ligjin themeltar të shtetit. Ose do të ngrihet një komision tjetër parlamentar që të zhbëjë çfarë është bërë gabim deri më tani, ose shumica të gëlltisë gjithçka nga antikushtetutshmëria që ka realizuar deri më sot. Ne do të marrim vendimet tona mbi këto zhvillime. Reforma në Drejtësi sot nuk është më politike, por është kushtetuese, legjislative dhe ne jemi për mbrojtjen e çdo shkelje dhe deformimi të saj.

DWelle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit
Para 8 minutash

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje
Para 13 minutash

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla
Para 14 minutash

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 28 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.