Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çollaku: Nëse dështojmë, s’kemi të drejtë të fajësojmë BE-në

Intervista E premte, 30 Prill 2021 21:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet Ministri kosovar i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku

***

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Si e keni kuptuar ju vendimin e Komitetit LIBE?

Swiss Digital

Faktikisht është një vendim pozitiv që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës. Është mbështetje dhe konfirmim i mbështetjes nga eurodeputetët për Kosovën, si rezultat i punës së madhe që kemi bërë në përmbushjen e kritereve. Me votimin, Kosovës i mundësohet që të procedojë me hapin tjetër të vendimmarrjes në vazhdën e zinxhirit të vendimmarrjes që është duke ndodhur në institucionet e BE-së.

Pra, i mundësohet që të shkojë në votim në seancë plenare të Parlamentit të Bashkimit Evropian, mirëpo me një kusht që u bë i qartë. Gjatë votimit dhe gjatë diskutimeve përpara votimit u bë e qartë se Kosovës po i afrohet kjo mundësi dhe po i jepet përkrahje në këtë Komitet më kushtin e vetëm që votimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian mund të procedohet vetëm atëherë kur Kosova ta përmbushë edhe kriterin tjetër të mbetur që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Sikur jeni shumë optimist se Kosova do ta përmbushë edhe kushtin e fundit për liberalizim të vizave. Në fakt, sa do të arrijë politika në Kosovë që të bashkohet rreth një tryeze të përbashkët, për të zgjidhur problemin e marrëveshjes me Malin e Zi?

Kushtëzimi i liberalizimit të vizave me Kosovën, me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare është krejtësisht i padrejtë dhe një kusht që nuk i është dhënë asnjë shteti tjetër që ka kaluar nëpër këtë proces dhe tek e fundit nuk është i dhënë as dy shteteve të tjera që janë në pritje të një votimi pozitiv nga BE-ja.

Bëhet fjalë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Por, megjithatë ky është një fakt i cili nuk mund të mohohet dhe as të anashkalohet assesi. BE-ja, të gjitha nivelet, të gjitha instancat, të gjitha institucionet, duke përfshi edhe shtetet anëtare, e kanë bërë të qartë se qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ndërsa edhe Komiteti LIBE e bëri të qartë të njëjtën gjë.

Edhe pse ka qenë një lajm pozitiv nga Brukseli i njëjti lajm nuk mund të konsiderohet ose trajtohet si një fakt i përmbyllur. Sepse, vendimi nuk përfundon këtu. Ne përfunduam vetëm njërën nga fazat e vendimmarrjes por faza tjetër që është në seancë plenare të Parlamentit të BE-së nuk do të mund të ndodh, nuk do të procedohet pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Unë shpresoj se koha që na është dhënë në dispozicion, mundësia që na është dhënë në dispozicion do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga politikbërësit në Kosovë, nga liderët e partive politike, opozitare dhe ato të pozitës, e mbi të gjitha nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që në mënyrën më serioze ta trajtojnë këtë çështje dhe t’i japin përgjigjen e merituar në një afat sa më të shkurtër. Sepse mos të harrojmë se afati kohor është tepër i rëndësishëm për vazhdimin e vendimmarrjes në fazat e mëtejme në kuadër të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Unë mbes optimist se do të ketë reflektim pozitiv prej gjithë spektrit politik në Kosovë dhe që në mënyrë të matur do të dijë t’i jap përgjigje adekuate edhe çështjes së ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare dhe në këtë mënyrë të hap rrugën e sigurt për procesin e liberalizimit të vizave. Sepse po flasim për dy çështje të interesit nacional.

Atëherë zoti ministër, sa optimiste apo më mirë realiste do të jetë që kosovarët të udhëtojnë pa viza në BE deri në fund të këtij viti?

Është krejtësisht e mundur. Është pothuajse një qind për qind e sigurt se një mundësi e tillë do t’i ofrohet Kosovës dhe një vendim i tillë do të merret për Kosovën deri në fund të këtij viti, nëse, nëse dhe po e ritheksoj nëse ne i kryejmë obligimet e mbetura. Prandaj kërkohet seriozitet i jashtëzakonshëm nga ana e vendimmarrjes së institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse ne nuk i kryejmë obligimet tona, nuk kemi të drejtë që ta fajësojmë BE-në në rast të dështimit.  – REL.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.