Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

David Trezege: Futbolli nuk ka frikë

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 07:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në prag të Kampionatit Evropian, që nis në Francë këtë të premte, revista “Grazia” ka takuar David Trezege, ambasadorin e këtij evenimenti. Ish-futbollisti i njohur i kombëtares franceze, shpjegon se pse pas sulmeve të Parisit nëntorin e vitit të shkuar, ky kampionat do të ketë një vlerë të madhe. Dhe jo vetëm për tifozët. Harrojeni stereotipin e futbollistit pak të vrazhdë dhe fjalëpak, ai është tjetër gjë. Elegant, i zgjuar, i vëmendshëm ndaj nuancave:edhe nëse nuk jeni tifozë futbolli, do të rrinit ta dëgjoni për orë të tëra, siç ka ndodhur me mua. Takimi me ish-futbollistin David Trezege ndodhi në Milano, pasi u zgjodh nga kompania ”Trussardi Eyeëear” për fushatën dixhitale ‘Eleganca Vizionare’. Mbetem e magjepsur nga sjelljet e tij prej xhentëllmeni, dhe jeta e tij e mbushur me anekdota dhe kuriozitete. Në fushën e blertë e quanin Trezegol, për shkak të golave të shumtë që shënonte. Nuk është rastësi që FIFA, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, e ka përfshirë në listën e 120 lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Tashmë në moshën 38-vjeçare është emëruar ambasadori i Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të mbahet në Francë nga datat 10 qershor-10 korrik.

***

Si ju bën të ndiheni ky rol i një prestigji të madh?

Jam krenar. Kjo më bën të kthehem pas në kohë në vitin 2000, kur fitova me Francën Evropianin duke mposhtur Italinë me një gol në kohën shtesë. Asokohe ekipi ynë qe shumë i dashur, pasi ne përfaqësonim një simbol të multikulturalizmit:ishte forca jonë. Ne ishim shembulli se sporti, sikurse thoshte edhe presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, mund të bashkojë një komb.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kohërat kanë ndryshuar:çdo ngjarje e rëndësishme që zhvillohet sot në Francë, përballet me rrezikun e terrorizmit. A ndihet tensioni në vend?

Francezët e kanë kuptuar, se edhe pas sulmeve të 13 nëntorit, jeta vazhdon:të kesh frikë, të qëndrosh mbyllur në shtëpi, do të thotë të luash lojën e terroristëve. Kjo është arsyeja pse Kampionati Europian, që është një ngjarje e madhe sportive, do të jetë një festë për të gjithë, dhe jo vetëm për tifozët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju keni lindur në Francë, ndërsa keni origjinë argjentinase. Italia ju adoptoi: keni luajtur për 10 vjet tek Juventusi. Ndërsa djemtë tuaj Aaron, 16 dhe Noraan 8 vjeç janë gjysëm spanjollë. Për cilën skuadër do bëni tifo në evropian?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Unë kam një respekt të madh për të gjitha ekipet, por Franca është ajo që kam më për zemër, për shkak se është një vend që aktualisht ka nevojë për mbështetjen tonë.

Me këtë rast do të njihni edhe presidentin Fransua Holond?

Unë e njoh tashmë:dy muaj më parë më kërkoi ta shoqëroja në një udhëtim në Amerikën e Jugut, ku paraqitën pasurinë kulturore, sportive dhe sociale të Francës. Më zgjodhi pikërisht mua, pasi tek unë përzihen dy shpirtra, ai latin dhe francez.

Aktualisht jetoni në Torino dhe udhëtoni shpesh: u bëtë ambasadori i Juventusit në të gjithë botën. A e keni njohur presidentin Xhani Anjeli në ̀fillim të aventurës suaj?

Po, në vitin 2000: e kam takuar sapo mbërrita në Itali. Shkova në vilën e tij të madhe në kodër, ku më priste një shërbëtor në doreza të bardha. Pas 20 minutash pritjeje, takova jo vetëm vetëm një njeri, por një karakter mitik që shkonte përtej Juventusit:ishte Fiati, Ferrari, sipërmarrja italiane. Ishte i rëndësishëm për mua:më bëri të kuptoj se duhej të ̀fitoja me çdo kusht. Vinte shpesh gjatë stërvitjeve tona në stadium, të gjithë e ndalonin dhe njerëzit ngriheshin në këmbë për ta duartrokitur.

Në karrierën tuaj si futbollist jeni stërvitur edhe nga Klaudio Ranieri, i cili këtë vit, kundër të gjitha parashikimeve ̀fitoi Premier Ligën angleze me një ekip të “varfër”, Lestërin. Cili është komenti juaj?

Është një shembull i madh:nuk kishte ̀tuar asnjëherë ndonjë kampionat dhe e ̀fitoi tani, në moshën 64-vjeçare. Me fjalë të tjera:gjithmonë mund të vazhdohet të rritesh nga ana profesionale. Dhe pastaj është dëshmi e krijimit të një atmosfere të këndshme me lojtarët e tij, duke vënë në pikëpyetje idenë se në futboll ̀fitojnë vetëm ekipet më të pasura të futbollit, dhe me lojtarë që paguhen më shumë.

Kush ka qenë tifozi juaj më i madh gjatë karrierës tuaj?

Mamaja ime. Për bestysni ajo vinte në stadium me një thelp hudhër, kripë, një shirit të kuq dhe ndonjëherë edhe me ndonjë daulle. Dhe kur vitin e kaluar lashë futbollin, u shqetësova:e kishte jetuar me kaq pasion jetën time si lojtar, saqë pata frikë se do të qe e vështirë për të të gjente një rol dhe ekulibër të ri. Por tani po e gëzon jetën më shumë, është më pak e stresuar dhe si gjyshe kujdeset për nipat e saj. Por personi që nuk e falënderoj asnjëherë sa duhet është motra ime e vogël Fabiana. Unë u zhvendosa në Francë për të realizuar një ëndërr, ndërsa ajo vetëm për të më shoqëruar:ishte vetëm 13 vjeç, dhe u gjend në një vend krejtësisht të ri. Dhe sot, që është 31-vjeçe, jam krenar për të:studioi shumë dhe merret me organizimin e baletit klasik në Monte Karlo.

Fëmijët tuaj jetojnë në Monte Karlo së bashku me ish-gruan taj. E kanë ndjerë faktin e të pasurit një baba të famshëm?

Jo. Nuk e di se cili ka qenë sekreti ynë, por ata kanë një jetë normale dhe nuk kanë përfituar asnjeherë nga fakti që mbajnë mbiemrin Trezege:kjo më bën të lumtur. Djali im Aaron nuk e ka fare qejf futbollin:është një tifoz i tai-boksit. Noraan duhet të përcaktojë ende drejtimin që do të marë në jetë. Dhe më shumë se sa shikimi i ndeshjeve të futbollit së bashku, i pëlqen të udhëtojë. I çoj shpesh në Argjentinë, ku gjithmonë na pret një familje të madhe.

Dhe së fundmi u zgjodhët ambasador i fushatës dixhitale të “Trussardi Eyeëear”. Ju pëlqen moda?

Mësova si të vishem me stil në Itali, dhe e kam njohur mirë Trusardin gjatë këtij viti (është furnizuesi i uniformave zyrtare të Juventusit). Më pëlqen stili dhe ideja e tij mbi elegancën. Por unë nuk jam shumë i thekur për pazar:zakonisht ia delegoj të gjitha blerjet partneres sime (Belen Kozimo). Jeni një burrë romantik? E dashura ime do t’iu përgjigjej jo. Nuk jam nga ata që dhuron lule, por kam nevojë të jem gjithmonë me gruan që dua. Belen me shoqëron në udhëtime, diskutojmë gjithmonë:pasja në krah e saj më ndihmon. Dhe, mbi të gjitha, është e afërt me fëmijët e mi, ka një marrëdhënie të mirë me ta, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. –Grazia – Bota.al.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Tani

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Tani

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 2 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 16 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.