Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:04 Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni. Kryeministri Edi Rama nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dr. Stoforou: Shqipëria është surpriza më e bukur e viteve të fundit

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 10:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet Dr. Kostandia Stoforou, një nga neurokirurget më të mira greke që punon në Shqipëri

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Me një karrierë brilante në spitalet më të mira në Greqi, si dhe me specializime në Harvard University dhe në Paris, Dr. Kostandia Stoforou mund të cilësohet si një nga mjeket më profesioniste në fushën e neurokirurgjisë. E specializuar përNeuroendokrinologjinë dhe Kirurgjinë e Hipofizës, doktoresha numëron rreth 3 mijë operacione. Prej disa vitesh ajo është pjesë e stafit profesional të spitalit Hygeia në Tiranë. Në një intervistë për “Koha Jone”, Dr. Stoforou flet për punën në Tiranë, por edhe mënyrën sesi ndjehet në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Jeni një mjeke shumë e kërkuar në Shqipëri, për lexuesit e interesuar të gazetës sonë, cili është “backgroundi”juaj shkencor?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju falënderoj shumë për komentin dhe mikpritjen në gazetën tuaj! Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë  “Aristotelio” të Universitetit të Selanikut dhe realizova specializimin tim në tre spitalet më të mëdha të Athinës (Εvagelismos, G. Gennimatas dhe ΚΑΤ). Kam kryer Doktoraturën në Universitetin “Kapodhistriako” të Athinës, ku ndërkohë pas provimeve mora dhe lejen e ushtrimit të profesionit. Në vazhdimësi realizova dy specializime si “Clinical felloë” dhe “Chef de Clinique”. Të parën në “Massachusetts General Hospital” të Harvard University në Boston SHBA lidhur me Neuroendokrinologjinë dhe Kirurgjinë e Hipofizës dhe të dytën në Paris te Spitali “Lariboisiere”, në Kirurgjinë e Neuronkologjisë dhe Kirurgjisë së Bazës Kraniale si edhe në teknikat minimaliste invasive të kirurgjisë së shtyllës kurrizore. Njëkohësisht kam marr pjesë në seminare të shumta të specializuara në teknikat moderne kirurgjikale të kokës (endoskopike, mikrokirurgji,etj) si edhe për kirurgjinë e shtyllës kurrizore (teknika minimaliste invasive për kirurgjinë e shtyllës kurrizore, teknika perkutane, endoskopike dhe mikrokirurgji).

Sa operacione keni realizuar gjatë eksperiencës suaj si neurokirurge dhe cilat janë ato më specifike?

Specializimet e mia lidhen kryesisht me kirurgjinë e masave tumorale të trurit, hipofizës dhe palcës kurrizore, me metoda bashkëkohore kirurgjikale, (mikrokirurgji, endoskopi, neuronavigator etj) sikurse dhe kirurgjinë e shtyllës kurrizore. Për sa i përket sëmundjeve degjenerative (hernie intraverteblare diskale, stenozë etj) me metoda minimaliste invazive (mikrodiskectomy, kirurgji endoskopike etj). Përsa i përket totalit të kirurgjive që unë kam realizuar, ai e tejkalon shifrën prej 3000 rastesh.

Kirurgjia e kokës me procedurën minimal-invasive për masat e thella tumorale sikurse dhe kirurgjia totale endoskopike e hipofizës, nëpërmjet hundës, janë fusha të specializimit tim, të cilat më japin mundësinë të trajtoj patologji të vështira por me siguri.

Shqipëria në sytë tuaj është kjo që duket, apo ajo që e japin “black” here pas here mediat greke?

Shqipëria për mua (si shumë herë e kam përmendur), është surpriza më e bukur e viteve të fundit! Është një vend shumë i bukur, pjesë e Ballkanit me shumë ngjashmëri me Greqinë dhe me akoma më shumë zhvillime dinamike tani dhe në funksion të pranimit të saj në Bashkimin Europian. Tirana është një Kryeqytet Europian jashtëzakonisht i bukur, shumë miqësor dhe mjaft mikpritës!

Shqipëria nuk reklamohet aspak si “black”, por nuk është paraqitur dhe shumë pozitivisht, ashtu si do të duhej. Për këtë arsye, grekët nuk e njohin atë që i pret kur vijnë këtu. Nga sa kam dëgjuar vitet e fundit Tirana ka ndryshuar shumë. Për këtë arsye them se është një surprizë shumë e këndshme.

Si mendoni për nivelin e mjekëve shqiptarë, jo vetëm në fushën tuaj ku jeni specializuar, porse në përgjithësi si mjekë?

Shqipëria ka kolegë të çdo specialiteti, si jashtë dhe brenda vendit. Është gëzim dhe nder për mua të bashkëpunoj dhe të shkëmbej me ta jo vetëm mendime shkencore.

Për të qenë në ndihmë të atyre që kanë nevojë për vizitë tek ju a mund të na sqaroni cilët ditë jeni në Tiranë?

Në spitalin “Hygeia” tashmë jam prezente çdo javë, kështu që numri i kontaktit të sekretarisë për të lënë orar me mua është : 042388951 (Numri i sekretarisë së departamentit të mjekeve internacional).

Si është niveli i teknologjisë mjekësore në Tiranë, në nivelin grek apo më poshtë?

Unë nuk kam njohuri për spitalet e tjera shqiptare, ndaj do të flas për Spitalin Hygeia tek i cili unë punoj. Le të mos harrojmë se Spitali “Hygeia” Tiranë është pjesë e Grupit Hygeia të Greqisë, kështu që ai është i strukturuar sipas standardeve të njëjta dhe është plotësisht i pajisur me infrastrukturën më modern, kështu që nuk ka çfarë të ketë zili nga spitalet e tjera të Greqisë apo edhe jashtë shtetit. Në të kundërt, në disa departamente pajisjet janë në nivel më të lartë dhe më cilësore nga spitalet e Greqisë.

Në Tiranë vini thjesht si mjeke apo ju lidh diçka më tepër më këtë qytet?

Eksperienca ime e parë me Tiranën ishte si mjeke, ku unë e vizitoja vazhdimisht për raste kirurgjikale. Me kalimin e kohës, ku prezenca ime tani, është më e shpeshtë dhe sistematike, lidhja ime me Spitalin Hygeia me njerëzit me të cilët bashkëpunoj dhe ata të cilët kam njohur gjatë qëndrimit tim në Tiranë u bë më e ngushtë. Pra, tani është e qartë që kam një marrëdhënie ndryshe me qytetin, fakt që e bën qëndrimit tim në Tirane jashtë mase të këndshëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 1 minute

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 3 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 8 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 25 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.