Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enver Hoxhaj: Dialogu me Serbinë duhet të afatizohet

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 10:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vizita e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Berlin u përqendrua tek mbështetja ekonomike gjermane për Kosovën , por edhe tek dialogu me Serbinë. Gjermania mbetet një adresë e fuqishme për Kosovën.

***

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Zoti Hoxhaj, ju vizituat Gjermaninë për herë të parë zyrtarisht pas rikthimit në postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës: A ka ndryshuar diçka për ju?

Swiss Digital

Enver Hoxhaj: Jo. Gjermania mbetet ajo që ka qenë, një adresë e fuqishme evropiane për Kosovën, si në planin bilateral ashtu edhe atë shumë palësh, ajo e mbështet Kosovën fuqishëm në proceset integruese evropiane, por është edhe një shpresë e re për rajonin, pas zhvillimeve dramatike që ka pasur Bashkimi Europian pas votës britanike për ripërcaktimin e raportit me BE.

Ku u fokusua biseda me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier?

Ne mbi të gjitha jemi të interesuar që të promovojmë një politikë të jashtme që jo vetëm e forcon sovranitetin e shtetit të ri dhe pozitën ndërkombëtare, por një politikë të jashtme, e cila mbështet zhvillimet e brendshme. Biseduam për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë.

A folët për projekte konkrete?

Besoj që do të ketë zhvillime konkrete dhe vizita ime ka qenë e përqëndruar edhe në bashkëpunimin ekonomik, por kemi vendosur të kemi konsultime të shpeshta në mes të dy ministrive tona, kemi biseduar edhe për tema të integrimit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar, anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme nërkombëtare deri tek procesi i liberalizimit të vizave, ku ne presim në fund të vjeshtës, vendime pozitive nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë me liberalizimin e vizave lidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që ende nuk ka marrë zgjidhje, kjo mund ta rrezikojë liberalizimin në vjeshtë. A ka Gjermania ndonjë qëndrim për këtë?

Nuk ka qenë temë procesi i demarkimit të kufirit në takimin bilateral, mendoj që kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Ju takon deputetëve dhe qeverisë së Kosovës ta drejtojnë procesin në rrugën e duhur, por përmbyllja e demarkimit si proces është në interes të shtetit të ri, që është në kompletim të sovranitetit të tij. Ky kufi do të qëndrojë si kufi ndërkombëtar, e po ashtu është parakusht për procesin e liberalizimit të vizave e natyrisht do të ndërlidhet vendimmarrja për liberalizimin prej vendimeve që do të merren në Prishtinë.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është si për Serbinë edhe për Kosovën një nga kërkesat në rrugën drejt integrimit evropian. Ndërkohë dialogu ka ngecur, çfarë mund të bëhet për të pasur një dialog të sinqertë dhe frytdhënës për të dyja palët?

Kjo çështje është diskutuar edhe në takim. Gjermania e mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas meje si ministër i Jashtëm, janë arritur marrëveshje të shumta, disa janë zbatuar, por ka edhe ngecje, si marrëveshja për energjitikën, marrja e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën. Ne jemi të mendimit, se dialogu duhet të ketë qëllime të qarta, të afatizohet në aspektin kohor dhe përmbajtësor. Qëllime të qarta nënkuptojnë që fundi i dialogut të jetë njohja e dyanshme reciproke si dy shtete sovrane dhe të pavarura, procesi i demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe një proces i pajtimit në mes të shoqërive tona, këto kanë qenë qëndrimet në takim dhe në konferencën e shtypit.

Përmendët që ka marrëveshje të pazbatuara, ndërkohë koha kalon, ka një strategji Kosova për ta zhbllokuar këtë situatë?

Qasja jonë është që marrëveshjet e arritura duhen të zbatohen në atë formë si janë arritur, dhe ka një përpjekje konstante nga ana e Serbisë që të shtyhet zbatimi i këtyre marrëveshjeve, apo pasi të arrihen ato, të rinegociohen, të ketë devijim në planet e zbatimit të tyre. Si shtet i ri dhe i pavarur, ne synojmë që marrëveshjet e arritura të zbatohen në terren dhe të zbatohen në frymën e përmbajtjen e njëjtë si janë arritur. Përtej kësaj, Kosova dhe Serbia duhet të mendojnë një afat kohor, se sa gjatë do të duhet të ketë një dialog për normalizim të këtyre raporteve. Shpeshherë proceset politike prodhojnë efekte të caktuara nëse koha e hapësira janë në një rrafsh më racional. Pra duhet të afatizohet dialogu dhe të flitet për cakun final që është njohja e ndërsjelltë, pa të dialogu për Kosovën nuk ka asnjë kuptim dhe nuk arrin asnjë qëllim.

Asosiaconi i komunave serbe në veri është një pikë kyçe. Kosova e lidh atë me zhbërjen e strukturave paralele. Si e gjykoni këtë proces aktualisht?

Kemi të dhëna që shumë struktura paralele e më tej funksionojnë brenda për brenda shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, që synojnë të minojnë shtetësinë tonë e nuk janë shpërbërë, përkundër asaj që janë arritur marrëveshje të caktuara. Disa prej tyre operojnë e funksionojnë nga shtëpi private. Ne nuk do të lëvizim pa shpërbërjen e këtyre strukturave.

A mund të thoni se kur do mund të fillojnë nga puna institucionet e drejtësisë së Kosovës në veri?

Mendoj që do të ketë zhvillime dinamike në vjeshtë, nga kjo kohë ne presim qartësi të re përsa i përket strukturave të gjyqësisë, por edhe sa i përket zbatimit të disa marrëveshjeve që nuk kanë arritur të zbatohen.

A ka një strategji për të përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës e ndoshta ajo bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara gjatë mandatit tuaj?

Kjo merr më shumë kohë se mandati i një ministri të Jashtëm, por Kosova karakterizohet në këtë proces nga një vullnet i pathyeshëm politik, me një vizion të qartë se si t’i qaset procesit të anëtarësimit në OKB dhe me një kulturë të mosdorëzimit. Ne nuk dorëzohemi derisa Kosova të njihet në OKB, nuk do të lëmë gur pa lëvizur që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete e anëtarësohet në organizata të ndryshme. Një lajm i mirë, Kosova është njohur sot (e premte 22.07) nga Surinami, një shtet në Amerikën Latine, ky është shteti numër 112 që e njeh Kosovën.

DWelle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.