Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fevziu: Librat e parë i kam shkruar me stilografin që ma dhuroi im atë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas Enver Hoxhës dhe Ahmet Zogut, gazetari Fevziu paralajmëron një biografi të re politikani, por jo për ata që janë ende aktivë

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

A ia bëni vetes pyetjen “përse shkruaj”…?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Kur duhej t’ia bëja këtë pyetje vetes, kam qenë shumë i vogël dhe në atë moshë njeriu ka të tjera pyetje. Kur u rrita, shkrimi ishte pjesë e jetës sime, një dimension i saj dhe nuk pata mundësi ta bëj sërish këtë pyetje…

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Stili apo historia që ka për të rrëfyer, cila e bën shkrimtarin apo librin?

Besoj se kombinimi i të dyjave.

Fëmijëria dhe të shkruarit: A është një fëmijëri e palumtur një premisë për letërsi të mirë? 

Nuk e di këtë, nuk mund ta them me siguri. Ka pasur shkrimtarë të mëdhenj që kanë pasur një fëmijëri të skëterrshme, siç ka pasur të tjerë që e kanë pasur atë plot dritë. Jo çdo gjë besoj se shpjegohet me teorinë e Frojdit dhe letërsia e suksesi i saj besoj se kanë tjetër mekanizëm.

Çfarë mendoni për e-books: a lexoni në kompjuter, apo jeni besnik i letrës?

Së fundmi lexoj më shumë në iPad. Por libri mbetet i pandarë. Unë kam një bibliotekë të madhe dhe me shumë tituj. Gërmoj gjithnjë në të.

A është shkrimtaria për ju një profesion, një pasion, një hobby, apo një mënyrë të jetuari?

Shkruaj sepse kështu e ndjej. S’e kam as detyrim dhe as sfidë.

Besohet se që nga Homeri, të shkruarit i ka temat e përcaktuara; lufta, dashuria, jeta, vdekja…a ka një temë të preferuar për ty kur shkruan…?

Besoj se po, por këtë s’mund t’jua them unë. Ajo që më intrigon më shumë është mënyra se si zhvillimet historike dhe ideologjike ndikojnë në jetët dhe fatet e njerëzve. Personazheve në këtë rast…

Cili është raporti i letërsisë me lirinë, a është më e bukur dhe e vërtetë letërsia nën liri apo diktaturë?

Liria është në thelbin e gjithçkaje. Por ky debat është shumë delikat. Ka kryevepra të rëndësishme botërore që janë shkruajtur në kushtet e mungesës së lirisë e madje edhe censurës së imponuar, zyrtare. Vepra më solide e Kadaresë është shkruajtur nën diktaturë dhe ajo mbetet e mrekullueshme. Lexoni “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave”, “Kronikë në Gur” ose “Viti i Mbrapshtë”.

Besohet se një shkrimtar i mirë duhet të jetë më parë një lexues i mirë, çfarë lexoni, a kanë ndikuar librat apo autorët në mënyrën se si shkruani? Nëse po, cilët janë ata?

Ka shumë autorë që kanë ndikuar në stilin tim. Dhe padyshim që besoj se pa qenë një lexues i mirë nuk mund të jesh edhe një shkrimtar. Kadareja ka qenë padyshim magjepsja ime letrare. Dhe jo vetëm e fillimeve, ka mbetur ende e tillë. Një ndër shkrimtarët që më ka magjepsur në vitet e para të adoleshencës ka qenë Turgenjevi. Ishte magjepsës në tregimet e tij. Më pas zbulova Dino Buxatin. Ishte po kaq magjik dhe befasues në stilin dhe prozën e tij. Kjo ishte kryesisht proza e shkurtër. Klasikët, Tolstoi dhe Hygo, mbaj mend që më kanë lënë pa frymë kur i kam lexuar. Nuk besoj sot se do kem një emocion të atillë nga një libër tjetër. Në fakultet u impresionova nga Ekzyperi dhe Graham Grin. Por lista është e gjatë dhe e vetmja gjë që s’do ta bëja dot asnjëherë në mënyrë korrekte është lista e librave që kanë shënjuar jetën time.

A keni zakone të të shkruarit, si p.sh orare, vend të preferuar, shkruani me dorë apo me kompjuter?

Në fillimet kam shkruajtur me një stilograf kinez që ma dhuroi im atë. Ishte gjëja që ai e donte më shumë dhe ia kishte gjetur me mik një shok. Ma dhuroi mua, jo pa dhimbje. Ende sot e ruaj në një sirtar. Librat e parë i kam shkruajtur me të. Tani shkruaj në kompjuter, por edhe në ipad. Zakonisht shkruaj në verë, kur nuk kam impenjimin e emisionit dhe kryesisht në shtëpinë e plazhit në tarracë. Kur nis një libër shkruaj intensivisht, afro 5 – 6 orë në ditë.

Cili është roli i lexuesit në momentin që uleni të shkruani, a shkruani duke menduar si do t’ju lexojnë, si do t’ju kuptojnë?

Nuk e besoj se e mendoj shumë këtë. Por ka gjithnjë një grup lexuesish tek të cilët kam shumë besim. Ata e lexojnë librin pa u botuar dhe gjykimi i tyre ka shumë rëndësi për mua.

Keni shënuar një sukses të madh dhe rekorde shitjesh me dy librat e botuar me UET-Press, të dy biografi të figurave kontroverse të historisë shqiptare, Enver Hoxha, Ahmet Zogu. Ishin ata që e tërhoqën lexuesin, ishte karizma e gazetarit Fevziu, apo mënyra se si u servir historia e tyre?

Të gjitha nga pak. Personazhet, stili i të shkruarit, emri i një gazetari që është çdo natë në ekran. Por mendoj se ai që ka qenë deciziv është stili i të shkruarit. Sot shumë nga ata që merren me histori ose shkrimin e saj kanë një stil të ngurtë që s’e gjen në asnjë libër të botuar bashkëkohor. Mbase mund të ketë ngelur ndonjë ekzemplar në Rusi, por në Perëndim jo. Ai ka dominuar më shumë besoj.

Kurioziteti është në rritje, cili do të jetë emri i radhës, a do të vazhdoni në këtë zhanër me figura të tjera të historisë shqiptare?

Do ta vazhdoj patjetër. Ka së paku disa figura që mund t’i shtohen kësaj kolane, por ndonjë prej tyre është ende aktiv dhe kjo nuk lejon që në libër të jesh objektiv. E sigurt është që do vijoj të shkruaj dhe vitin e ardhshëm me siguri do jem i pranishëm me diçka më modeste.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.