Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fleckenstein: Reforma në drejtësi, hapi i duhur drejt BE-së

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 16:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein qendroi në Shqipëri. Në intervistë për DW ai flet mbi reformën në drejtësi, ligjin e dekriminalizimit dhe mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në.

***

Në axhendën e kësaj vizite ju kishit përfshirë veç pjesmarrjes në sesionin e rradhës të bashkëpunimit mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian dhe bashkëbisedimin me studentët e pedagogët në Universitetin e Shkodrës. Problematikën e integrimit kërkoni ta ndani dhe jashtë ambjenteve të politikës, apo jo?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht. Sa herë jam në Shqipëri kërkoj ta shfrytëzoj kohën që krahas kontakteve intensive me kolegët politikanë këtu të futem në bisedë, të dëgjoj edhe sa më shumë zëra publikë. Studentët po e po, sepse këtë e kam bërë dhe më parë, por dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, nga komuniteti i biznesit, apo me qytetarë të thjeshtë. Në pozicionim që jam çdo kontakt e vlerësoj maksimalisht. Nga takimi me studentët e pedagogët jam shumë i emocionuar. Ata folën hapur, shprehën mendime shumë interesante. Janë zëra që duhen dëgjuar dhe vlerësuar për mënyrën se si e shikojnë të ardhmen e këtij vendi. Integrimi europian nuk është “pronë” vetëm e politikanëve dhe shtetarëve, por e qytetarëve, e çdo grupi interesi, një çështje e të gjithë vendit. Krahas kontakteve me kolegët shqiptarë në politikë unë planifikoj dhe takime me të tjerët, për të verifikuar edhe më mirë gjërat, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon. Se po të kap përshembull një superçështje të ditës, që është reforma në drejtësi, në bisedat me qytetarët kupton se vërtet ata nuk është se i dinë të gjitha detajet e këtij procesi, por shprehin hapur bindjen se realizimi i saj është për një të ardhme më të mirë të vendit. E shohin si bazë për realizimin e reformave të tjera, si bazë për më shumë investime në Shqipëri, për një jetë më të mirë të tyre dhe familjeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Meqë jemi te reforma në drejtësi, që ju e përshkruat si superçështje për vendin, a nuk ju duket se ajo po ecën shumë ngadalë? Diku bëhet një kompromis që shoqërohet me optimizëm, pastaj vjen një pretendim a kusht që sjell “vendnumëro”-në. A po keni një vlerësim tjetër?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Shikoni, opinioni im është që partitë kryesore në Shqipëri kanë shprehur dhe shprehin gatishmëri për të ecur përpara në këtë proces të rëndësishëm. Por dhe koha ecën. Kanë mbetur rreth 6 javë për ta përmbyllur. Brenda kësaj kohe politikanët e këtij vendi duhet të tregojnë me veprime se do ta bëjnë një gjë për të cilën kanë premtuar, pra, për të votuar një paketë ligjore që ndikon në përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë, por jo vetëm në këtë aspekt. Unë besoj se klasa politike do të dijë të reagojë me maturi dhe përgjegjësi të lartë, jo se është një detyrim për BE-në, por në rradhë të parë për popullin shqiptar që meriton një jetë më të mirë.

Reforma është e lidhur edhe me aktin potencial të hapjes së negociatave për integrimin në BE, për të cilin ju, por dhe politikanë të tjerë perëndimorë keni artikuluar si kohë këtë vjeshtë, apo jo?

Kjo është e qartë, nëse reforma kalon dhe nis natyrshëm procesi i zbatimit të saj konkret, atëherë ky do të ishte një hap në kohën e duhur dhe për gjënë e duhur për vendimarrjen në vjeshtë mbi hapjen e negociatave me BE-në. Ky nuk është problemi i vetëm. Nga ana tjetër dhe BE-ja ka sfidat e veta, janë zgjedhjet në Francë a në Gjermani, kushdo e di që kjo nuk është koha më e artë për zgjerimin, por Shqipëria duhet ta bëjë detyrën e vet për të mos stimuluar një shtyrje të paktën me tre vite të tjera të procesit. Jemi në këtë pikë: politikanët e këtushëm të bëjnë “detyrat e shtëpisë”, në mënyrë që dhe politikanët europianë të mbajnë premtimet dhe të bëjnë dhe po ata “detyrat” e tyre. Një gjë mbetet shumë e rëndësishme: në rreth 6 javët e ardhshme ju do të shikoni qartë, nëse ky vend udhëhiqet nga politikanët e partive kryesore që janë votuar, apo nga njerëz të tjerë të cilët nuk janë votuar.

Rreth pesë muaj më parë, ju dhe kolegu juaj Kukan, ishit mjaft optimistë kur parlamenti në Tiranë miratoi me votat e bashkuara të mazhorancës dhe opozitës një ligj për dekriminalizmin. Vijoni të jeni po optimist për zbatimin e këtij ligji?

Kemi testin e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Do shikojmë realisht se cilët do të jenë kandidatët. Do shikojmë se sa të vërtetë ishin partitë kryesore kur votuan së bashku atë ligj. Do presim dhe votat e publikut për kandidatët që partitë do t’u ofrojnë. Ligji është të shikojmë se si do të zbatohet. Media ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

DWelle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 8 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 8 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 9 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 24 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.