Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fleckenstein: Zvarritja e çështjes së 21 Janarit, e çuditshme

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Top Channel komenton si të çuditshëm faktin që ende pas 4 vitesh drejtësia nuk ka përfunduar punën me çështjen e 21 janarit. Ai thotë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë edhe me fakte.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

TCH: Z. Fleckenstein, familjarët e Aleks Nikës që ju takuat së fundmi në Tiranë kërkojnë drejtësi që prej protestës së thirrur kundër korrupsionit, siç theksoi Rajmonda në letrën ndaj jush, çfarë i premtuat ju?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Knut Fleckenstein: Unë premtova se do vëzhgoj nga afër me mjaft kujdes se si do të ecin gjërat. Por, e pritshme është që të jepet drejtësia për familjarët e tyre. Pas 4 vjetësh, ende 3 raste janë në pritje para Gjykatës së Lartë dhe një ende nën hetimin të Prokurorisë. Kjo ngjan disi e çuditshme, shumë e çuditshme në këndvështrimin e Brukselit. Unë shpresoj me të vertetë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë, jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë me fakte.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

TCH: Qeveria shqiptare njohu përmes pensioneve të posaçme ndaj familjarëve të viktimave krimin shtetëror ndaj tyre 4 vjet më parë. A përfshin ndihma juaj për dekriminalizimin, një çështje e ndjeshme e opozitës për arritjen e marrëveshjes politike, edhe shqyrtimin e deputetëve të sotëm përgjegjës, sipas familjarëve, për 21 Janarin 2011?

Knut Fleckenstein: Nuk jam gjykatës dhe as shtetas në Shqipëri. Kështu që nuk më takon mua të gjykoj se kush është fajtori, e cili duhet dërguar para gjykatës. Kjo i takon Shqipërisë. Ajo që unë dua është që familjarët të kenë ndjeshmërinë se po trajtohet seriozisht kjo çështje, duke u dhënë atyre në njëfarë mënyre drejtësi. Së dyti, e çmoj vërtet këtë njoftim të kryeministrit Edi Rama për pensionet e familjarëve, por kjo është vetëm një pjesë e historisë. E mirë, por e pjesshme. Ajo që ju e quani “dekriminalizim” është një çështje tjetër e për ne, më e përgjithshme. Si të trajtohen në parlament, në administratë, në pozita të ndryshme të rëndësishme të shërbimit civil, personat me të dhëna penale në të shkuarën. Ne u premtuam kolegëve shqiptarë se do t’u tregonim si funksionon kjo praktikë në vendet e Bashkimit Europian. Janë pak të ndryshme, por mjaft të ngjashme në të gjitha shtetet dhe ata mund të zgjedhin modelin që u përshtatet më mirë sipas realitetit shqiptar.

TCH: A do të përfshiheni sërish me politikanët shqiptarë për të zgjidhur shqetësimet e tyre, apo vetëm si raportues i PE-së?

Knut Fleckenstein: Unë do ndjek si raportues. Jo vetëm për këtë rast, por as për të tjera nuk ka automatikisht ardhje në Tiranë për të gjetur zgjidhjen e problemit. Mendoj se asnjëra palë nuk ka nevojë për dado. Ata janë parlamentarë të votuar nga populli dhe tashmë ata duhet të marrin përgjegjësitë përsipër e t’i trajtojnë çështjet në mënyrë konstruktive e të ndershme.

TCH: A ndani mendimin e mediatorit tjetër nga PPE, Kukan, se nëse dialogu politik funksionon në Shqipëri gjatë 2-3 muajve të ardhshëm, ka shanse që BE-ja të nisë negociatat e anëtarësimit para fundvitit me Shqipërinë?

Knut Fleckenstein: Unë shpresoj të jetë kështu. Por, nuk mund t’ju them nëse kjo mund të ndodhë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër. Shpresoj kështu. Nëse gjithçka shkon mbarë dhe reformat ecin, ky parlament do ta mbështesë nisjen e negociatave. Por, të dy e dimë se në fund Këshilli thotë fjalën e fundit, ndaj nuk do të ishte serioze t’ua premtoja këtë. E sigurtë është që ne do e mbështesim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 47 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 48 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 49 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 50 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.