Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:51 Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Gratë dhe lufta për në Shtëpinë e Bardhë”

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 18:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më shumë se 200 gra kanë kandiduar përgjatë shekujve për postin në zyrën ovale. Ndërkohë SHBA-ja me sa duket është e gatshme për një presidente, mendon historiania Ellen Fitzpatrick. – DWelle

***

Ka mjaft literaturë për presidentët amerikanë, po ashtu si edhe për gratë në politikë – përse opinoni nuk ka thuajse aspak njohuri për shumë gra që kanë kandiduar në SHBA për postin e presidentes?

Ellen Fitzpatrick: Asnjëra prej tyre nuk e ka fituar ndonjëherë garën për të kandiduar për presidente, ndaj për historianët e psecializuar për presidentët amerikanë, këto kandidate nuk kanë paraqitur interes të veçantë. Ndërsa studiuesit e çështjeve të gruas nga ana tjetër kanë pasur pak interes sa i përket historisë së presidentëve në SHBA, sepse në të gratë nuk kanë luajtur ndonjë rol.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E para grua që ka kandiduar ndonjëherë për presidente në SHBA ka qenë Victoria Woodhull. Kjo ka ndodhur në vitin 1872, kur gruaja nuk kishte as të drejtën e votës. Sa të ndryshme kanë qenë armiqësitë që ka përjetuar asokohe Woodhull nga problemet që përjetojnë gratë sot?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Woodhull iu desh të luftojë me rezistencë të jashtëzakonshme, shumë më tepër se sa kandidatet sot. Ajo nuk lejohej të zgjidhte veten, por thoshte qartë, se të tjerët mund ta zgjidhnin atë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Në kohën e rindërtimit pas luftës së recesionit në SHBA ka pasur një debat dinamik për rëndësinë e lirisë. Në Kongres debatoheshin nenet 14. dhe 15. të shtojcës kushtetuese, në të cilat bëhej fjalë për nënshtetësinë dhe të drejtën e votës për burrat afro-amerikanë.

Pikërisht në këtë moment Suffragette-t përfituan nga rasti për të kërkuar të drejtën e votës për gruan. Ndonëse ato nuk patën sukses, kandidatura e Woodhull-it dhe ideja e një gruaje presidente u respektua shumë. Disa u mrekulluan prej idesë, ndërsa të tjerët e refuzuan atë kategorikisht. Tonet seksiste në raportim ishin më pak të dukshme se sa gati 100 më vonë gjatë kandidaturës së Margaret Chase Smith.

Margaret Chase Smith ishte gruaja e parë në historinë e Kongresit, e cila u zgjodh në të dyja dhomat. Më 1964 republikania kandidoi në zgjedhjet paraprake për postin e presidentes, por ajo humbi sepse nuk kishte financim të mjaftueshëm. Çfarë roli luan Smith?

Smith bëri histori si gruaja e parë emri i së cilës u rendit ndër të nominuarit e një partie të madhe politike. Për më tepër, ajo erdhi në garën për nominim të republikanëve si senatore me shumë përvojë dhe shumë e respektuar prej dekadash në jetën politike kombëtare. Ajo ka qenë ndoshta ndër femrat më mirë të kualifikuara ndonjëherë për këtë kandidaturë përpara Clinton.

Disa vjet më vonë në vitin 1972, Shirley Chisholm ishte gruaja e parë që kandidoi për t’u nominuar nga Partia Demokrate. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë afrikano-amerikan për t’u zgjedhur në Kongres. Chisholm, duke bërë një përpjekje të dyfishtë si grua dhe me ngjyrë për të hyrë në garën presidenciale, hasi në penegsa jo vetëm prej kundërshtarëve të saj politikë, por edhe të kolegëve përparimtarë: Feministet, elita demokrate dhe burrat me ngjyrë hezitonin ta mbështesnin atë. Përse?

Midis të dyja grupeve aktivistëve të të drejtave civile dhe atyre feminsite e sigurisht edhe tek Partia Demokratike ishte përhapur mendimi, se Chisholm nuk do të mund ta fitonte kurrë një garë dhe kësisoj energjitë e tyre ata donin t’i fokusonin për të luftuar Richard Nixon. Prandaj ata zgjodhën George McGovern, i cili sigurisht humbi vota në masë.

Si e ka ndryshuar seksizmi me kalimin e kohës në përballjen e femrave kandidate për presidente?

Ajo është bërë më pak i theksuar, më pak i dukshëm pasi amerikanë sot në përgjithësi pohojnë se nuk kanë në parim hezitim në lidhje me zgjedhjen e një presidenteteje femër. Megjithatë, shumë thonë se ata thjesht nuk janë entuziastë për Clinton në vetvete.

Në të njëjtën kohë edhe sot ka sigurisht shumë jehonë nga e shkuara. Trump, për shembull, i ka mëshuar fort nocionit, se Clinton-it i mungon qëndrueshmëria, forca, energjia e madje edhe shëndeti për të kryer detyrat e presidencës. Kjo është thënë edhe për Margaret Chase Smith në vitin 1964, kur disa komentues dhe qytetarë nuk hezitonin të flisnin hapur, se kjo kishte të bëntë me gjininë e Smithit, që në sytë e tyre ishte në thelb e diskualifikuar.

A ka ardhur më në fund koha kur çdo grua mund të bëhet Presidente e Shteteve të Bashkuara?

Absolutisht. Unë mendoj se kjo është e mundshme. Por unë jam një historiane dhe mund t’ju them se çfarë ka ndodhur, por nuk mund të parashikoj në të ardhmen.

***

* Ellen Fitzpatrick është profesore e historisë në Universitetin e New Hampshire. Libri i saj The Highest Glass Ceiling” për kandidatet presidenciale femra në SHBA u botua për herë të parë në shkurt 2016.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit
Para 8 minutash

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje
Para 13 minutash

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla
Para 14 minutash

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 28 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.