Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Halilaj: Brenda një viti sjell ujin në Kukës dhe në 14 fshatra

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 12:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidati ASHE: Subvencion bujqësisë e blegtorisë, premtime të realizueshme

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Hasan Halilaj garon për Bashkinë e Kukësit dhe pas një njohjeje të mirë që ka si pasojë e të qënurit në krye të kësaj bashkie, ka hartuar një platformë makro dhe mikro, duke prekur të gjitha problematikat e zonës dhe mundësinë e rikthimit të Kukësit nga një aneks, në një vend të zhvilluar së shpejti dhe me një aeroport funksional, që do të hapë shumë vende të reja pune. Prioritetet e platformës së tij janë bujqësi e blegtori, infrastruktura, çështjet sociale e shëndetësia, arsimi, sporti, turizmi si dhe vënia në eficencë e burimeve natyrore dhe minerare.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 19 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

 Me reformën e re territoriale si ndryshon Bashkia e Kukësit?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me ndryshimin e ri territorial, Kukësi ka 63 mijë banorë, janë dhe 14 njësi shtesë, pra Kukësi është trefishuar. Në aspektin e shtrirjes mund të them se çdo njësi administrative ka specifikat e saj, diku bujqësia, diku turizmi, diku burimet natyrore, të cilat janë resurs i pashtershëm, që duhen shfrytëzuar. Ndërsa çështje të përbashkëta janë ato sociale e kulturore, shëndetësia, arsimi, kultura dhe sporti.  Kemi hartuar një platformë elektorale, një platformë makro dhe mikro, si dhe një platformë për çdo njësi administrative.

 Zhvillimi i bujqësisë e blegtorisë janë në majën e platformës tuaj, çfarë do të bëni, si do e ndryshoni gjendjen?

Kam biseduar edhe me ministrin e Bujqësisë për të subvencionuar plehrat kimike, farërat dhe frutikulturën dhe këto fonde nuk do shkojnë për ata që duan të “blenë shtëpi në Tiranë”, por për fermerët e blegtorët e vërtetë, të cilët duke zhvilluar biznesin e tyre, krijojnë tregje e hapësira të reja. Po kështu do të marrë zgjidhje përfundimtare dhe problemi i pronësisë mbi tokat e ish- Ndërmarrjes Bujqësore.

Problemi i Kukësit ka qenë mungesa e ujit dhe u fol atëherë se një nga arsyet që u prishët me Partinë Demokratike ka qenë pikërisht ky problem.  Kur do të ketë ujë Kukësi?

Brenda një vitit të parë në  mandatin e ri, me këmbënguljen time dhe të qeverisë, e cila ka dhënë 180 milionë lekë të reja, Kukësi do të ketë ujë. Dhe ky është një premtim që do e mbaj dhe do e realizoj të parin, ndaj ju them se nëse më 21 qershor 2016 në qoftë se Kukësi nuk ka ujë, unë do të kem qëndrime personale ndaj çdokujt që do të bëhet pengesë për realizimin e këtij projekti.

A keni një zgjidhje për të përmbyturit nga Liqeni i Fierzës?

Unë jam i gatshëm për bashkëpunim. Unë jam pjesë e këtij komuniteti. Në takimin e parë që kam pasur

me kreun e LSI-së, z.Meta, e kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord që kjo çështje të hapet dhe të rishikohet rast pas rasti. Me iniciativën e z. Meta, shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për këtë çështje.

Zoti Halilaj, meqë ju jeni aktualisht kryetar bashkie, a do bëni diçka për të ndryshuar punën në administratë?

Sigurisht që çdo herë ka vend për ndryshime dhe pozitivja është se unë mendoj që 50 për qind e stafit të baskisë do përbëhet nga gra e vajza, të cilat si pasojë e vendndodhjes dhe pamundësive, kanë pasur mundësi të limituara punësimi.

Po kaq të rëndësishëm shoh edhe përfshirjen e rinisë në vendimmarrje, kështu që 30 për qind e stafit do përbëhet nga të rinj. E kjo është një normë apo premtim që do e realizoj. Ndërkaq, të gjitha komunitetet do të kenë mundësi përfaqësimi deri në nivelet më të larta.

Hapja e aeroportit të Kukësit është e mundshme, sepse do i shërbente shumë komunitetit tuaj për punësimin?

Kemi firmosur një kontratë me Metën, në Kukës do të ketë 500 vende të reja pune dhe një ndër gjërat që do të ndikojë, do të jetë hapja e aeroportit të Kukësit. Por për punësimin ne kemi dhe plane të tjera. Në Kukës do të hapet një fabrikë fasone dhe në sektorin minerar do të kemi të reja dhe mundësi të reja punësimi.

Si do ta përcaktoni ju deri më tani fushatën e zhvilluar në Kukës?

Fushatë shumë e qetë. Qytetarët të dëgjojnë me vëmendje. Është në të drejtë e kujtdo të mendojë, gjykojë dhe veprojë. Fushata deri më tani ka regjistruar incidente të vogla, por kalimtare.

Intervistoi: Matea Cane

DISA NGA PIKAT KYÇE TË PROGRAMIT

* Krijimi i lehtësirave për certifikimin e pronësisë për tokat bujqësore (në rreth 11.000 ha vetëm 3.000 ha janë me titull pronësie).

* Ngritja e pikave të grumbullimit të produkteve në disa qendra me kushte optimale ruajtjeje, që reduktojnë koston dhe ruajtjen e cilësisë.

* Shfrytëzimi i skemave subvencionuese të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare për

mbështetjen në sistemet e vaditjes.

* Përcaktimi i një dite të veçantë për panairin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

* Zgjidhja përfundimtare e problemit të patates, duke krijuar mundësi tregtimi të patates së Kukësit. Të ketë politike fiskale e doganore, që të krijojnë kushte të favorshme për shitjen e tyre.

* Zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit të pijshëm në qytet dhe në 14 fshatra.

* Rikonstruksion i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe të bardha.

* Ndërtimi impiantit të përpunimit të ujërave të zeza për qytetin e Kukësit.

* Përcaktimi i vendqëndrimeve (stacioneve) për të gjitha linjat e transportit të brendshëm të udhëtarëve.

* Krijimi i lehtësirave fiskale për peshkim dhe transport ujor.

* Bashkëfinancim me organet e qeverisë qendrore për ofrimin e një shërbimi më cilësor, që çdo

fshat të ketë një infermiere dhe të kërkohet llogari e përbashkët e pushtetit lokal me atë qendror.

* Zgjerimi i fushës së futbollit në Kukës, shtrimi i tapetit të ri në fushë.

* Ndërtimi i një fushe të re stërvitore (Nangë).

* Bashkia do të krijojë lehtësira për bizneset lokale në kualifikimet e punonjësve të tyre.

* Rikonstruksion dhe pajisje me bazë materiale për të gjitha shkollat.

* Zgjidhja përfundimtare e ndërtimit të shkollës në ‘Lagjen e Re’.

* Çdo kompani që do të ndërtojë dhe shfrytëzojë burimet natyrore në zonën përkatëse duhet të ketë prioritet punësimin e banorëve të zonës, mirëmbajtjen e infrastrukturës. Me taksat që do paguaj, përqindja më e madhe e tyre do i shërbejë zonës ku operon.

* Investimet fillestare në turizëm me të ardhura/ financim nga emigracioni/emigrantët do të përjashtohen nga taksat vendore për një periudhë 2- vjeçare, për gratë sipërmarrëse 3 vjet, për të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar, 3 vjet.

* Bizneset e reja që punësojnë mbi 10 punëtorë përjashtohen nga taksat vitin e parë 100% dhe vitin e dytë 50%, ndërsa bizneset e reja me mbi 50 punëtorë përjashtohen nga taksat vendore për 4 vjet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.