Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hubert Vedrine : Kur dështuam të bindim Millosheviçin

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Hubert Vedrine është një ndër ministrat e jashtëm më jetëgjatë të Francës, në dy dekadat e fundit. Socialist, 68 vjeç, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-Presidentit François Mitterrand, Vedrine shërbeu për pesë vjet rresht (1997-202), si ministër i jashtëm i kabinetit Zhospen.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Me emrin e Hubert Vedrine lidhet një ndër periudhat më të trazuara në diplomacinë franceze dhe atë perëndimore, pas rënies së komunizmit. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë prodhoi në fundin e viteve ’90 tragjedinë e saj të fundit, me luftën në Kosovë. Vedrine ishte njëri aktorët kryesorë të diplomacisë së aleancës perëndimore, që u përpoq të menaxhojë dhe të shmangë më të keqen, e më pas, pas nisjes dhe mbarimit të luftës, të negociojë vendosjen e paqes.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 20 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Hubert Vedrine ka ardhur sot në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Me këtë rast, ai pati mirësinë t’i japë Javanews.al një intervistë ekskluzive, që po e botojmë më poshtë të plotë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Intervistoi Skënder Minxhozi

  1. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë në Ballkan ndodhi një luftë e përgjakshme e cila përfundoi me ribërjen, për herë të fundit, të kufinjve të rajonit. Lindi një realitet i ri, Kosova. Ç’ju vjen ndër mend, kur i kujtoni ato ngjarje ?

Më kujtohet energjia e madhe që unë, Madeleine Albright, Joshka Fischer, Robin Cook, Lamberto Dini, Igor Ivanov dhe Javier Solana, shpenzuam për më shumë se një vit, në gjirin e «Grupit të Kontaktit», për të gjetur një zgjidhje politike të pranueshme nga të gjithë, në lidhje me problemin e Kosovës. Për fat të keq, pa sukses.

  1. Shqipëria u gjend në pozitë të vështirë gjatë luftës në Kosovë, me rreth një milion refugjatë kosovarë në qytetet dhe fshatrat e saj. Ç’mendim keni sot për sa i përket vendimit të NATO-s për të sulmuar regjimin e Millosheviçit ?

NATO është një aleancë ushtarake që nuk vendos e vetme. Ky vendim u mor nga qeveritë e Grupit të Kontaktit, me përjashtim të Rusisë, si vendimi më i mirë i mundshëm, imiratuar nga të gjitha vendet europiane, anëtare të NATO-s apo jo.

Millosheviçi mund ta kishte ndalur këtë proces të paralajmëruar. Ai pati disa mundësi, sidomos gjatë konferencës së Rambujesë, e cila u organizua për këtë arsye. Kompromisi i përgatitur parashikonteautonominë substenciale të Kosovës, jo pavarësinë, e cila u vendos vetëm disa vite më pas. Në Rambuje, delegacioni serb ishte gati të pranonte, por Millosheviçi jo. Ai u shërbeu shumë keq interesave legjitime të Serbisë.

  1. Si e gjykoni gjendjen në Ballkan, 15 vjet pas kësaj lufte ? Si ka shkuar procesi i integrimit europian të këtij rajoni ?

Situata ballkanike ka shumë kontraste. Në disa vende modernizimi po shkon mirë, ndërkohë që në vende të tjera ka vështirësi të panumërta, e madje edhe hapa prapa. «Europianizimi» është duke u kryer falë lidhjeve dhe programeve të shumta, por integrimi nuk mund të jetë i menjëhershëm, pasi Bashkimi Europian nuk është në gjendje, për momentin, që të garantojë zgjerime të tjera. Çdo lloj bashkëpunimi rajonal, në infrastrukturë apo fusha të tjera në këtë rajon të Europës, do të ketë një ndikim pozitiv më pas.

  1. Sot bota po përballet me disa sfida, si vala e refugjatëve të luftës nga Afrika e Veriut dhe Siria. Si duhet të sillet Europa për t’i bërë ballë kësaj situate?

Në fakt, kjo është një sfidë që i përket gjithë botës dhe jo vetëm Europës. Duhet që të gjitha qeveritë dhe institucionet europiane të kenë një qasje të përbashkët, duke i kushtuar vëmendje emergjencës, por edhe duke e trajtuar të keqen që në rrënjë, duke bërë dallimin ndërmjet azilit dhe emigracionit, duke kombinuar masat e pritjes, të azilit, të ndëshkimit dhe të shpërbërjes (së rrjeteve të trafikantëve) dhe duke përfshirë të gjitha shtetet e prekura (nisja, tranziti dhe mbërritja).

  1. Organizata terroriste « Shteti Islamik » paraqet gjithashtu nje kërcënim kompleks për botën perëndimore. Çfare qëndrimi duhet të mbajnë vendet demokratike, kundrejt rritjes së kësaj organizate terroriste?

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendet demokratike, por me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, direkt të kërcënuara, si edhe me të gjithë ata që i druhen krijimit të një baze gjigande, me prapavijë terroriste.

Koalicioni duhet të zgjerohet dhe të forcohet, pa përjashtuar askënd, jo vetëm për ta bllokuar DAESH-in, por për ta zhdukur atë nga rrënjët, duke rivendosur në Irak dhe Siri regjime të pranueshme nga të gjithë elementët e shoqërisë, gjë që do të kërkojë, një mirekuptim minimal nga ana e Iranin dhe Rusisë, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë.

/Javanews.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.