Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:31 Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit Interi përballet me mungesa në mesfushë para ndeshjes me Shtutgart në Champions League, pasi Hakan Çalhanoğlu dhe Piotr Zieliński janë të dëmtuar. Trajneri Chivu…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta: Klimë sa më konstruktive në marrëdhëniet me Greqinë

Intervista E diel, 2 Maj 2021 19:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Greqisë, Pavlopoulos, ju kërkoi përfundimin e procesit për ndërtimin e varrezave greke. Por a mund të jepni ju sot ju përgjigje për këtë, apo do të konsultoheni me Kryeministrin Rama?

Unë besoj se kjo kërkesë e bërë nga Presidenti i Greqisë ka gjetur një zgjidhje në vetë marrëveshjen midis dy vendeve dhe dy qeverive në fillimin e këtij procesi që ka nisur prej kohësh dhe në vazhdimësinë e tij. Më lejoni t’ju kujtoj që vetëm pas pak kohësh do të rimblidhet komisioni i përbashkët për këtë çështje. Ne jemi një vend demokratik, jemi një vend evropian, ka standarde ndërkombëtare, të cilat jemi angazhuar që t’i respektojmë dhe në këtë drejtim besoj se do të ecet me vullnet pozitiv për të respektuar këto ndjeshmëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Folët dje për qasje të ndryshme mes dy vendeve për çështjen çame. Por cila është qasja juaj si kryetar i Kuvendit dhe si Kryetar i LSI-së?

Unë këtu jam si Kryetar i Kuvendit me një delegacion të gjerë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë në vizitën zyrtare pikërisht për të demonstruar vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të kontribuar për një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesuese në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Klimë që nuk është vetëm detyrë e qeverive, të cilat shpesh janë edhe në presione të ndryshme nga faktorë parlamentar, publik në vendet respektive. Pikërisht me qëllim për të krijuar një terren sa më të qëndrueshëm, i cili në radhë të parë na lejon të shfrytëzojmë gjithë potencialet ende të pashfrytëzuara për të prodhuar më shumë rezultate në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë në interes të dy vendeve dhe të qytetarëve tanë. Njëkohësisht për të krijuar një terren sa më të qëndrueshëm për të diskutuar në mënyrë konstruktive edhe shumë çështje që i trashëgojmë dhe i mbartim nga një e kaluar e vështirë, siç ishte edhe çështja që ju sapo përmendët, por edhe çështje të tjera, përfshirë këtu padyshim, sipas mendimit dhe vlerësimit tim, edhe si Kryetar i Kuvendit edhe çështjen “Çame” apo zgjidhjen përfundimtare të abrogimit të ligjit të luftës me Shqipërinë, çështjet e të drejtave të shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe meqë jemi këtu çfarë po negociohet mes jush dhe palës greke për ligjin e luftës?

Nuk është çështje negocimi. Jemi në një moment mjaft pozitiv të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërinstitucional midis dy vendeve, në radhë të parë për të dhënë kontributin tonë maksimal për të krijuar një atmosferë sa më pozitive, larg tensioneve artificiale. Njëkohësisht për të dhënë mesazhin e qartë ndaj cilitdo se marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë jo vetëm duhet të jenë një model për të gjithë marrëdhëniet rajonale në këto kohë sfidash në rritje për vendet tona dhe për rajonin tonë, por njëkohësisht duhet të krijojmë sa më shumë lehtësi praktike për të gjithë qytetarët tanë në interes të tyre.
Në qoftë se kemi në konsideratë faktin që pavarësisht nga niveli i kënaqshëm i integrimit të qindra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, përsëri ende ka disa probleme dhe disa vështirësi praktike që ne shpresojmë të zgjidhen dhe të lehtësohen sepse në fund fare, këto marrëdhënie, këto shkëmbime duhet të reflektojnë në përmirësimin e jetës dhe të shërbimit ndaj qytetarëve tanë. – TCH.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Tani

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 1 minute

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 13 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 20 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.