Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:51 Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Jemi në luftë, por jo në luftë fetare”

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 14:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sociologu polak, Zygmunt Bauman ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, “Avvenire” ku flet për situatën e tanishme, luftën ku ndodhet shoqëria si dhe keqkuptimet e saj. Frika është sipas Bauman burimi i këtyre që ndodhin, por një frikë “e pashprehur dhe e keqkuptuar”, e cila ushqehet te religjioni dhe imigracioni, si dy teza politike të ditës.

***

Profesor, intuita juaj mbi postmodernizmin e paqëndrueshëm vijon të ofrojë një vështrim të qartë mbi kohën e sotme. Dhe në këtë paqëndrueshmëri po regjistrohen shpërthime të nacionalizmit, apo identiteteve religjoze. Si shpjegohet kjo?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ta fillojmë nga problemi i luftës. Bota jonë bashkëkohore nuk përjeton një luftë organike, por të fragmentarizuar. Luftëra interesash, për para, për burime, për të qeverisur mbi kombet. Nuk e quaj luftë fetare, janë të tjerë ata që duan që të jetë e tillë. Nuk u përkas atyre që duan të besojnë se kjo është një luftë mes feve. Nuk e quaj as kështu. Duhet të jesh i kujdesshëm për të mos u tërhequr nga mentaliteti i kohës. Veçanërisht nga ai mentalitet që prezantohet nga politologu i radhës, nga mediat, nga ata që duan të fitojnë konsensus, duke thënë kështu atë që ata donin të dëgjonin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju e dini mirë se në një botë të kapluar nga frika, kjo e penetron shoqërinë. Frika i ka rrënjët e veta në pasigurinë dhe ankthin e njerëzve dhe ndonëse kemi arritur një mirëqenie të madhe, jetojmë me një frikë po kaq të madhe. Frika e humbjes së pozitës. Njerëzit kanë frikë që të kenë frikë, edhe pa dhënë një shpjegim për motivet. Dhe kjo frikë kaq e lëvizshme, e fshehur, që nuk arrin të shpjegojë burimin e vet, është një kapital i paçmuar për të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë për motive politike apo tregëtare.  Të flasësh në këtë mënyrë për luftërat dhe luftërat e feve është thjesht një nga ofertat e tregut.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Frikës së luftërave fetare i bashkohet ajo e migracionit. Vetëm pak vite më parë Umberto Eco thoshte se për atë që donte të kapitalizonte frikën e njerëzve, problemi i emigracionit ishte shfaqur si një dhuratë nga qielli…

Po kështu është. Luftërat fetare dhe ato të imigracionit janë emra të ndryshëm të përdorur sot për të shfrytëzuar këtë frikë sipërfaqësore e të pasigurtë, të shprehur keq dhe të keqkuptuar. Dhe këtu po bëjmë në fakt një gabim ekzistencial, duke ngatërruar dy fenomene të ndryshëm: një është fenomeni migrimeve dhe tjetri është fenomeni i imigracionit siç ka vërejtur Umberto Eco. Nuk janë i njëjti fenomen, janë dy të ndryshëm. Imigracioni është një bashkëudhëtar i historisë moderne, shtetit modern, formimi i shtetit madje është edhe një histori imigracioni. Kapitali ka nevojë për punë dhe puna ka nevojë për kapitalin. Migrimet nga ana tjetër janë diçka e ndryshme, është një proces që nuk mund të kontrollohet, që ndjek fillin e vet.

Si mendoni se mund të gjendet ekuilibri mes këtyre dy fenomeneve?

Zgjdhja e ofruar nga qeveritë është ajo e shtrëngimit të lakut të mundësisë së imigracionit. Por shoqëria jonë tashmë është në mënyrë të pakthyeshme kozmopolite, multikulturale dhe multifetare. Sociologu Ulrich Bek thotë se jetojmë në një gjendje kozmopolite të ndërvarësisë dhe shkëmbimit në nivel planetar, por as nuk kemi nisur që të zhvillojmë vetëdijen për këtë gjë. E menaxhojmë këtë moment me instrumentet e parardhësve tanë…është një kurth, një sfidë për t’u përballuar. Nuk mund të kthehemi pas e të ikim për të jetuar bashkë.

Si  mund të kryhet integrimi pa rritur armiqësinë, pa i ndarë popujt?

Është pyetja themelore e epokës sonë. Nuk mund të mohohet se jemi në gjendje lufte dhe me gjasë kjo luftë do të jetë edhe e gjatë. Por  e ardhmja jonë nuk është e ndërtuar nga ata që prezantohen si  “të fortë”  që ofrojnë dhe sugjerojnë zgjidhje në dukje të menjëhershme, njësoj si të ndërtosh një mur p.sh.. I vetmi personalitet bashkëkohës që i shtyn përpara këto çështje me realizëm dhe që i çon te çdo njeri është Papa Françesku. Në fjalimin e tij drejtuar Europës ai flet për dialogun e nevojshëm për të rindërtuar matricën e shoqërisë, të shpërndarjes së barabartë të fruteve të tokës dhe të punës, që të mos përfaqësojnë si të tilla bamirësi, por një detyrim moral. Kalimin nga një ekonomi e pastabilizuar në një pozicion që lejon shfrytëzim të tokës me punë. Për një kulturë që e privilegjon dialogun ai pjesë përbërëse e arsimit. Të bëhet kujdes, e përsërit: dialog-arsim. – Me shkurtime nga “Avvenire”- Përkthimi: ‘ResPublica’.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit
Para 8 minutash

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje
Para 13 minutash

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla
Para 14 minutash

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 28 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.