Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ju nuk e dini se ç’po humbni me Vjosën!

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ulrich Eichelmann, është CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”, si edhe një nga njerëzit më të pasionuar në Evropë që po apelon të mos prishen Zemrat Blu të Evropës, një eufemizëm për lumenjtë ende të virgjër. Lumi Vjosa për të përbën lumin më të egër në Evropë, në sensin që duhet të ruhet me çdo çmim për t’u kthyer në Park Kombëtar, së pari, për interesin e vetë Shqipërisë

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Ben Andoni, JAVA

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Specialisti i njohur i lumenjve, gjermani Eichelmann është i bindur se lumi Vjosa duhet të ruhet me çdo kusht. Ai apelon për qeveritë respektove shqiptare dhe greke, por edhe ndaj komuniteteve lokale, që të mos i braktisin këto lumenj, si Vjosa, sepse në të ardhmen do jenë burimi i jetesës së tyre dhe i jetës së bukur. Mos bëni gabimet që bëmë ne në Evropë, thotë në këtë intervistë të gjatë për “JAVA”, ku tregon trendin e frikshëm, sesi sot bëhet para duke prishur natyrën…Dhe, justifikimi dihet: hidrocentralet janë energji “e gjelbër”, por në fakt, ato dëmtojnë më shumë sesa ndihmojnë një pakicë, që nxjerr para direkte nga fitimet me to, cilëson ai…

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lumi Vjosa edhe pse është përfolur kohët e fundit për shumë problem, së fundmi kërcënohet edhe prej përpjekjeve greke për ta devijuar në territorin e vet. Çfarë dëmesh do mund të krijojë ky aksion nëse do të ndodhë në ekosistemin shqiptar, sipas jush?

“Me aq sa unë kam informacion, projekti mbi Aoos-in (emri i vjetër i Vjosës) ka dy elementë. 1-Grekët duan të devijojnë lumin për arsye ujitje dhe 2- Ata duan të prodhojnë energji me anën e tij. Kështu atyre u duhet të ngrenë pendë (diga) dhe të bllokojnë lumin. Për lumin me faunën dhe florën e tij përbërëse, penda nënkupton që habitati do të fragmentohet dhe migrimi për shumë nga speciet, që e frekuentojnë do bllokohet. Gjithashtu, transporti i sedimenteve do të ndryshojë dhe natyrisht ju do të keni më pak ujë në rrjedhën, që kalon drejt vendit tuaj. Më shkurt: ju ndryshoni të gjithë sistemin, ju ndryshoni një lum të shëndetshëm në një diçka tejet artificiale. Është njësoj sikur bllokoni një arterie në trupin tuaj dhe madje edhe provoni të jepni gjak nga trupi. Kuptohet se s’është fare e shëndetshme.

Për Vjosën në Shqipëri, si fillim, kjo do të thotë shumë më pak ujë. Realiteti mund të çojë edhe në një reduktim të nivelit të ujërave nëntokësore në hapësirën e Vjosës, për arsye se ujërat nëntokësore janë tejet të lidhura me lumin pranë. Më pak ujë në Vjosë, do të thotë më pak ushqim për ujërat nëntokësore. Dhe ashtu si e dini, ujërat nëntokësore në fushë-rrjedhat janë normalisht uji më i mirë dhe më i pastër që natyra u ofron njerëzve. Por projekti në Greqi do të ketë po ashtu impakt edhe në transportin e sedimenteve”.

Juve keni qenë një nga personalitete kryesore të shkencës dhe mjedisit që keni qenë i lidhur direkt me Vjosën. Pse në kohët tona është gjithnjë më e pranishme dëshira për të dhunuar natyrën?

“Pyetje e mirë. Dhe, ka më shumë se një përgjigje për këtë. Përgjigja kryesore është: Gjithçka bëhet për para! Kompanitë dhe investitorët thjesht bëjnë para duke e shkatërruar natyrën. Sa më shumë që shkatërroni aq më shumë para mund të fitoni. Ajo s’është asgjë e re, por në kohët tona moderne shpejtësia e shkatërrimit është duke u rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pikërisht, për shkak të progresit teknik, ne mbetemi shembujt e duhur, sesi për një vit mund të ndërtojmë hidrocentrale. Vetëm 10 vjet të shkuara, një projekt i tillë do të kish marrë plot tre vjet për t’u ndërtuar. Por sot, makineritë janë më të mëdha dhe shumë më tepër eficente.

Një tjetër problem është se veçanërisht kompanitë perëndimore janë duke shkuar të bëjnë në Ballkan, atë që atyre nuk u lejohet ta bëjnë në vendin e tyre. Thjesht ngaqë rregullat legale në këto vende nuk janë aq të kufizuara sesa në BE. Kështu që është një rrugë e lehtë për të bërë para për ta, po ashtu, pa u dëmtuar.

Plus kësaj, diskutimi për Ngrohjen Globale hapi një shans unik për të gjithë investitorët dhe kompanitë: hidrocentralet shikohen tani si subjekte “të gjelbra” dhe mbështeten nga shumë banka, fonde investimesh, qeveri etj. Është si një dyndje floriri drejt këtyre lumenjve. Por natyrisht, që hidrocentralet s’janë as të gjelbra dhe as të rinovueshme. Strukturat e Hidrocentraleve shkatërrojnë lumenjtë dhe strukturat e tyre, linjën shpëtuese të peizazheve tona. Ata po përpiqen të na e shesin shkatërrimin e natyrës, si një mbrojtje të saj. Që në të vërtetë është sa qesharake aq edhe shumë e gabuar. Ju nuk mund ta shpëtoni klimën apo mjedisin duke shkatërruar natyrën mbi tokë.

Dhe tjetra po jo e fundit, ndërtimi i pendave është lëvizja më e madhe e privatizimit, që po kthehet si trend, në të gjithë botën. Lumi rrjedh në mënyrë natyrale për të gjithë ne njerëzit, kafshët, peshkatarët, fermerët që ushqejnë delet dhe bagëtitë e trasha në fusha, për shërimin e njerëzve etj. Kur ndërton një pendë, uji rrjedh vetëm për investitorin. Ai bën para prej ujit dhe çdokush tjetër i duhet të shkojë kot, përfshirë dhe biodiversitetin”.

Ju keni referuar dhe apeluar se qindra penda (diga) po planifikohen të ndërtohen nga Sllovenia në Shqipëri. Çfarë do të sjellin këto nëse realizohen në ekosistemin ballkanas?

“Ju duhet të dini se lumenjtë mbi Ballkan janë ende të një cilësie dhe kualiteti ekologjik të mrekullueshëm. Ne nuk e kemi më këtë shans në asnjë nga vendet e tjera të Evropës. Dhe s’mund të ketë dyshim për këtë, pasi mes Sllovenisë dhe Shqipërisë rrjedhin disa prej lumenjve më të mrekullueshëm të kontinentit. Dhe kështu do të ndodhë me biodiversitetin. Për shembull, sa i përket peshkut: ne kemi plot 69 lloje peshqish këtu, që jetojnë mu në këto lumenj dhe që s’gjenden në asnjë vend tjetër në planet. Ne kemi një varietet të jashtëzakonshëm trofte, grabitqarin më të madh të lumenjve malorë; Huchen-in (salmonin danubian, që arrin deri 1.8 metra), që ka qendrën në këto lumenj. Ky përbën një thesar të jashtëzakonshëm për rajonin. Është një thesar natyral, por mund të jetë gjithashtu edhe një burim ekologjik. Kuptohet, nëse do menaxhohet në mënyrë të mençur.

Në të njëjtën kohë, kemi dëshmi se janë duke u planifikuar të ndërtohen 2000 projekte për hidrocentrale në Ballkan. Fjalë për fjalë, në çdo strukturë lumore ju mund të gjeni plan për një digë, që nga lumenjtë e mëdhenj dhe deri në përrenjtë e vegjël, që e bëjnë udhën nga sipër maleve. Nëse do të ndërtohen vetëm pjesë të tyre, kjo do të thotë fund i këtyre thesareve. Për shembull nëse do të ndërtoni penda në territoret, ku gjallojnë Huchen-ët dhe troftat do të thotë fund i këtyre specieve. Ky fakt do të ndalojë shanset ekonomike për rajonin, që të fitojë para nga puna e peshkatarëve. E njëjta gjë është për Vjosën, nëse do të ndërtoni penda mbi lumenj apo kontribuesve të tij, ju do të shkatërroni lumin e fundit të egër në Evropë dhe me të edhe shansin e Shqipërisë që të përdorë këtë veçanti për të ardhmen e ekosistemit”.

Sa janë shanset tani për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës? Çfarë do të ndryshojë nëse Vjosa do të bëhet Park Kombëtar?

“Epo, është e vështirë të gjykosh për shanset politike të Shqipërisë. Në fund do të mbetet thjesht dëshira e qeverisë shqiptare se çfarë rruge do të ndjekë: të shkatërrojë apo të mbajë këtë margaritar të gjallë të shquar. Unë e kuptoj se disa licensa për hidrocentralet janë shitur vite të shkuara.  Më shumë se tridhjetë janë impiantet e tubacioneve në ujëmbledhësit e Vjosës (=Vjosa  dhe kontributorët).Nëse ato do ndërtohen, harrojini lumin dhe Parkun kombëtar. Do mbetet thjesht një vendim “ose- ose”. Shansi funksional që Vjosa të bëhet Park Kombëtar është ende i madh, për arsye se lumi është pak a shumë në gjendje natyrale, që është një fat i madh (vlerë) për Evropën. Kështuqë, Parku i parë evropian i lumit të egër do të jetë tejet i mundur dhe unë jam i bindur se kjo do të vlerësohet shumë edhe nga IUCN (International Union for the Conservation of Nature – organizata që çertifikon hapësirat e mbrojtura kudo në botë). Çfarë do të ndryshojë?

Një park kombëtar është për natyrën ajo që është ADN për njerëzit. Një park kombëtar s’është një hapësirë e mbyllur me gardhe apo diçka e tillë. Ajo përbën diçka krejt ndryshe, pasi është një vend ku mund të përfitojnë njerëzit, ku njerëzit si ti dhe unë, mund të takohen dhe ta ndjejnë natyrën, pa e shkatërruar atë. Kështuqë, ju keni nevojë për një koncept, një plan menaxhimi për parkun, që sqaron se ku janë vazhdat, se ku ju mund të peshkoni, se ku të ushqeni delet, të shëtitni me varkë etj. Dhe se ku do mbeten vendet, ku jeta e egër të qëndrojë krejt e patrazuar. Me këtë rast, do keni nevojë për Rangers (Roje të specifikuar për parqet e tilla) që të kujdesen për këtë koncept, që të drejtojnë njerëzit etj. Ju keni nevojë edhe për një qendër vizitorësh, një shtëpi-pritje etj., ku turistët mund të vinë me qëllimin që të mësojnë për parkun, të gjejnë informacione për aktivitetet e mundura aty, ku klasat e shkollës mund të bëjnë përgatitje edukimi etj.

Unë personalisht kam qenë i përfshirë në planifikimin e një Parku Kombëtar në Austri, Parkun Kombëtar të Danubit në lindje të Vjenës. Më 1984 Austria donte të ndërtonte një digë të madhe në Danub, por njerëzit protestuan dhe e bllokuan vendin e konstruksionit në të gjithë ato ditë. Ishte një gjë e madhe. Papritur, një ide alternative për Parkun Kombëtar të Danubi erdhi në terren dhe pas kësaj një fushate intensive, kur qeveria vendosi që të mos e ndërtonte pendën por të themelonte një Park Kombëtar në vend të saj. Që nga viti 1996, Parku është bërë në vend të këtij projekti dige dhe sjell gati 2 milion vizitorë në vit.”

A mendoni se ka ende mundësi që lëvizja “Blue Heart for Europe” të arrijë të menaxhojë dhe të bindë qeveritë e Ballkanit mbi rëndësinë e ruajtjes së lumenjve të vetë të egër?

“Po, e besoj këtë. Lumenjtë e Ballkanit janë përfundimisht lumenjtë më të mirë në kontinent, të ashtuquajturit Zemra Blu e Evropës dhe ne jemi duke i promovuar me të gjitha mundësitë sa kemi mundur. Problem është se shumica e njerëzve, madje edhe konservatorët, nuk e kanë idenë për këtë thesar natyror. Është thjesht i panjohur si koncept, por ne duhet ta ndryshojmë atë dhe  ndaj jemi duke punuar për këtë problem. Kemi bërë shumë punë në media, kemi promovuar lumenjtë në median kombëtarë dhe atë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, për këtë fushatë, nuk informojmë vetëm qeveritë kombëtare, por gjithashtu edhe ato të Bashkimit Evropian. Pak nga pak, e shumë më tepër persona në Bruksel, kanë kuptuar se Ballkani nuk do të thotë vetëm situata post luftë, varfëri dhe ngandonjëherë situata jo të qëndrueshme politike, por se mbetet një rajon që ka vlera të pabesueshme,k diçka që hapësirat e tjera evropiane e kanë humbur prej kohësh. Njerëzit e tregut e quajnë këtë “unique selling point” (mundësi të rrallë shitje). Është diçka që e keni ju dhe askush tjetër. Nëse njerëzit nga Evropa duan të shohin natyrën e mrekullueshme dhe lumenjtë e pasur-le të vinë në Ballkan, le të vinë dhe të shikojnë e ndjejnë Vjosën, Neretvën, Drinan, Moraça, Tara, Una, Kolpa, Sava etj.

Por ndodh si gjithnjë, që thesarin që e keni mu para syve, e keni bash mu më të vështirin ta dalloni. Kjo është normale sepse juve jeni rritur me këto lumenj. Për ju s’ka asgjë për të folur për ta. Por juve mungon njëkohësisht edhe mundësia ta krahasoni situatën tuaj. Njerëzit në Shqipëri nuk e dinë që Vjosa është e mrekullueshme, sepse ata nuk e dinë se çfarë lumenjsh të tillë ekzistonin dikur në Evropë. Ata nuk e dinë që shumë nga lumenjtë në Evropën “Perëndimore” janë kthyer në kanale dhe ne duhet të paguajmë çmimet e këtyre gabimeve: përmbytjet janë bërë të forta e gjithnjë më të forta, humbja e biodiversitetit është gjithnjë e më e madhe dhe dëshira e njerëzve për të parë natyrën e vërtetë po rritet. Njerëzit në Shqipëri dhe në vende të tjera nuk e dinë se në Bashkimin Evropian për çdo vit shpenzohen me miliona për të rikonstruktuar “lumenjtë e sëmurë” për t’i kthyer ata sërish ashtu të egër, si ishin më parë. Ne taksapaguesit evropianë po paguajmë faturat për gabimet, që janë bërë në të shkuarën; ne po financojmë projekte, që t’i sjellim lumenjtë gati ashtu si janë në Ballkan. Njësoj në Shtetet e Bashkuara kanë filluar që t’u heqin pendat e panevojshme lumenjve. Që kur presidenti Bill Clinton ishte në fuqi, rreth 1.200 diga janë hequr për të krijuar lumenjtë e gjallë të rinovuar për të mbështetur jo vetëm jetën e egër natyrale por edhe komunitetet lokale. Ju duhet ta dini këtë dhe të paktën politikanët tuaj duhet ta dinë këtë.  Kjo është ajo që përbën punën tonë më të madhe: për t’i bërë njerëzit dhe veçanërisht politikanët në dijeni se çfarë kemi në Ballkan dhe se çfarë humbin nëse nuk veprojmë tani.”

*Sqarim i Z. Eichelmann: Fushata “Save the Blue Heart of Europe”(Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës) është inincuar prej OJF EuroNatur nga Gjermania dhe Riverwatch,me bazë në Vienë. Në bashkëpunim me partnerë lokalë, ne kemi për qëllim të shpëtojmë këtë trashëgimi natyrale evropiane nga shkatërrimi. “EcoAlbania” është partneri ynë në Shqipëri që po koordinon fushatën për të shpëtuar Vjosa. Për më shumë:http://www.balkanrivers.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.