Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:51 5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona Barcelona do të përballet këtë të mërkurë me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani, në një ndeshje të veçantë të Champions League. Përballja mes dy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karpushin: Panama Papers, ‘u mbars mali dhe polli një mi’

Intervista E martë, 20 Prill 2021 19:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, gjatë një interviste televizive për emisionin “Dritare” ka folur për marrëdhëniet Rusi-Shqipëri, situatën në Siri, krizën ukrainase dhe çështje të tjera aktuale.

***

Dua të ndalojmë të flasim pak për “Panama Papers” dhe përfshirjen e Rusisë në të. Rusia dhe Presidenti Putin, janë përmendur qysh në fillim në “Panama Papers”. Cili është qëndrimi i Ambasadorit të Rusisë rreth këtij fakti?

Pyetja juaj duket pak jo korrekte, sepse nënkupton që Presidenti Putin është implikuar në kompanitë offshore. Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij. Përmenden vetëm disa spekulime të gazetarëve, insinuata, janë spekulime të ashpra, të pastra që shoqërohen me fjalët, ndoshta, ka mundësi, etj. Sipas informacionit të besueshëm që disponojmë, mund të themi që është një rrjedhje e qëllimshme, e cila me shumë gjasa është një operacion i shërbimeve sekret sepse ky operacion u financua nga Uashingtoni. Këtë e dimë shumë mirë. Ky informacion është vërtetuar edhe nga Wikileaks dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, që konfirmojnë që e gjitha kjo u financua përmes Fondacionit Soros dhe Agjencisë Amerikane të Zhvillimit, USAID. Ne e kemi të qartë se synimi i organizatorëve të  kësaj rrjedhjeje ka qenë pikërisht Presidenti Putin, sepse të gjitha publikimet shoqëroheshin nga fotografitë e tij, ku e theksoj se emri i tij nuk përmendej në asnjë dokument dhe përreth tij, fotot e pjesëtarëve të tjerë të këtij skandali. Si rezultat, efekti i këtij operacioni është shumë i dobët sepse qëllimi i tij ishte destabilizimi i situatës së brendshme në Rusi. Jam i sigurt që pas publikimit të këtyre materialeve popullariteti i Putinit do të rritet në Rusi akoma më shumë. Siç thotë fjala e urtë, “U mbars mali dhe polli një mi”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo ishte, asgjë? Mbaroi. Nuk ia dolën amerikanët në luftën e tyre me rusët.

Unë mendoj se ka qenë një përpjekje e dështuar për të diskredituar liderin tonë dhe vendin tonë.

Në Rusi nuk ka pasur asnjë protestë?

Absolutisht jo sepse është kryer një hetim objektiv, një analizë të këtyre dokumenteve dhe të mos harrojmë që këto dokumente u vodhën si rezultat i një sulmi të hakerave dhe besueshmëria e këtyre dokumenteve krijon shumë dyshime. Kështu që le të mos bëjmë gjykime të nxituara. Nëse do flasim për evazionet fiskale, që patjetër ka në Rusi, Rusia ka një kuadër ligjor shumë të zhvilluar për të penalizuar shkelësit e disiplinës, përfshirë edhe evazorët fiskalë. E kam fjalën për kodin civil, i cili parashikon gjoba shumë të mëdha dhe kodin penal i cili fut në burg kriminelët. Kështu që dosjet e “Panama Papers” nuk na kanë ndihmuar aspak, sepse Rusia ka qenë dhe do të jetë e angazhuar për të luftuar këtë lloj krimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndalojmë pak tek sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, të cilave ju është bashkuar edhe Shqipëria. Ne as importojmë dhe as eksportojmë apo jo? Kjo është situata tani.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Po, keni shumë të drejtë. Shqipëria i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe natyrisht që u përfshi sipas parimit të reciprocitetit në listën e kundërmasave tona. Çfarë synonte qeveria shqiptare duke ndërmarrë këtë veprim, unë nuk e di dhe sot e kësaj dite, eksporti i prodhimeve bujqësore shqiptare drejt Rusisë, ka rënë në nivelin zero. Meqë ra fjala, në vitin 2014 Shqipëria nuk u prek nga kundërmasat ruse, ndaj në atë kohë, në disa muaj, volumi i eksportit bujqësor nga Shqipëria drejt Rusisë u rrit gati 4-fish, por për fat të keq, në atë kohë u përdorën çertifikata të falsifikuara bujqësore dhe disa prodhime nga Polonia dhe Lituania eksportoheshin drejt Rusisë me çertifikata shqiptare. Verën e kaluar Shqipëria iu bashkua prapë sanksioneve të paligjshme, ndryshe nga vendet fqinje si Maqedonia dhe Serbia dhe kjo bëri që Shqipëria të humbasë një mundësi të artë për të zënë një pjesë të tregut rus.

Çfarë do të thotë e treguar në shifra, çfarë kemi humbur ne sipas jush?

Nuk mund të flas me shifra të sakta. Patjetër që për Rusinë janë volume jo shumë të mëdha por për shtetin shqiptar ishin eksporte mjaft të mëdha, e kam fjalën për mollët, trangujt e zarzavatet e tjera. Përsëris që prodhimet shqiptare në tregun rus janë shumë të kërkuara sepse janë bio, janë cilësore. Po të krahasojmë prodhimet shqiptare me prodhimet nga Kina, për shembull, ndryshimi është shumë i qartë dhe jo në favor të Kinës, sepse këtu në Shqipëri prodhimi është shumë i pastër, nuk përdoren plehra kimike dhe konsumatorët rusë e dinë shumë mirë këtë gjë.

Prandaj, besoj që Shqipëria mund të ndiqte shembullin e Serbisë, Maqedonisë që kanë ndjekur interesat e tyre kombëtare dhe jo ideologjinë e imponuar nga perëndimi. Duhet të kemi parasysh që dialogu i Serbisë me Brukselin, pavarësisht marrëdhënies me Rusinë, nuk është ngrirë dhe avancimi i Serbisë drejt BE nuk është ngadalësuar, përkundrazi, duket se rrugëtimi evropian i Beogradit është akoma më i suksesshëm. Është diçka që ia vlen të mendohesh. Besoj që ka vetëm një rrugëdalje nga kjo situatë, të heqim dorë nga sanksionet reciproke. Por të mos harrojmë që nuk ishim ne që e filluam të gjithë këtë histori ndaj edhe tani, nuk duhet të jemi ne ata që e bëjnë hapin e parë.

A do ndërmarrë hapa Rusia për ta njohur Kosovën?

Unë në fakt nuk jam i autorizuar për të flas mbi këto çështje, por mund të them që deri tani Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të vitit ’99 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila ka konfirmuar përkushtimin e vendeve anëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë së atëhershme. Ne e dimë që Rusia nuk është e vetme këtu, dhjetra vende të tjera të botës nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur, ndër këto vende mund të përmend Greqinë, Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Bosnjën e shumë të tjera. Më bëjnë shumë shpesh këtë pyetje duke nënkuptuar që marrëdhëniet Rusi-Shqipëri janë pak të ftohta, nuk janë shumë aktive për arsye se Rusia nuk e njeh Kosovën, por të gjitha vendet që përmenda më sipër kanë marrëdhënie shumë të mira dhe pozitive me Shqipërinë dhe unë nuk arrij të kuptoj pse pikërisht marrëdhëniet ruso-shqiptare, aq shpesh vendosen në varësi të çështjes së Kosovës. Moska po e ndjek me shumë vëmendje ecurinë e bisedimeve Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli dhe shpreson për normalizimin e mëtejshëm të dialogut midis tyre. Sa për statusin e Kosovës, qëndrimi i Rusisë rreth kësaj çështjeje mbetet ende i pandryshueshëm.-(Me shkurtime nga “dritare.net”)

Pjesa e parë: https://www.youtube.com/watch?v=_VzqN1bBiEY
Pjesa e dytë: https://www.youtube.com/watch?v=PNB740mU8d4

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona
Para 2 minutash

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 18 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 18 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 19 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.