Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komiku i famshëm francez që imiton shqiptarët, është… shqiptar!

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 13:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të gjithë i kemi parë videot e humoristit francez gjatë evropianit dhe kemi mbajtur barkun me dorë për mënyrën sesi ai i portretizon shqiptarët dhe sa mirë e flet shqipen.

Dialekti i tij i jugut, frazat tipike shqiptare ndërthurur me humorin ironik, na ka vënë të gjithëve në pikëpyetje nëse është vërtetë francez, nëse skeçet e tij janë të dubluara apo nëse është shqiptar.

Dritare.net ka realizuar një intervistë me humoristin më hit të internetit për shqiptarët, Gilles Bellatre.

-Përshëndetje z. Bellatre. Skeçet tuaja janë bërë hit mes shqiptarëve. E dinit këtë, si ndjeheni?

Përshëndetje dhe faleminderit për vëmendjen që po më jepni. Po, e di sepse shumë veta më kanë shkruar dhe përgëzuar. Ndjehemi shumë i lumtur për këtë fakt.

-A mund të na thoni diçka për jetën tuaj, kush jeni, me çfarë merreni në Francë, cili është profesioni juaj?

Jam Gilles Bellatre, 28 vjeç. Jetoj me prindërit e mi në Nisë, në jug të Francës dhe studioj për mjekësi. Jam në vitin e fundit, më ka mbetur edhe një vit dhe përfundoj. Por komedia është pasioni im. Realizoj shumë video humoristike, kam dalë edhe në televizion dhe tani njerëzit më njohin në rrugë. Në fakultetin e mjekësisë në Francë, të gjithë studentët i njohin skeçet dhe batutat e mia mjekësore, madje edhe pacientët e mi në spital i dinë ato. Është kaq bukur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Është e padiskutueshme që ju flisni shumë mirë shqip, aq shumë sa të bën të dyshosh nëse je francez apo shqiptar? Kur e keni mësuar shqipen, kush jua ka mësuar?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kam mësuar shqip kur isha në shkollë të mesme… bëj shaka. Çdokush mund të flasë shqip, edhe ata që nuk kanë origjinë shqiptare. Ndërsa unë, kam origjinë shqiptare… epo do thosha më shumë se origjinë. Unë kam lindur në Fier dhe kam ardhur në Francë kur isha 7 vjeç. Pra jam 100% shqiptar!

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Si si, jeni shqiptar? Po ju keni emër francez? Keni vetëm nënën shqiptare?

Jo, të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Gilles Bellatre është emri im i artit, ndërsa emrin e vërtetë e kam Andi Bitri. Tingëllon totalisht shqiptar apo jo?!

– Ngjan plotësisht shqiptar. Pra nuk e ke pasur të vështirë të bësh skeçe në shqip?

Jo, e kam pasur dhe e kam. Pavarësisht se jam shqiptar, kam ikur i vogël dhe shqipen e kam të vështirë ta flas. Por mundohem ta praktikoj me prindërit dhe të flas me to vetëm në shqip.

– Çfarë ndjehesh më shumë, francez apo shqiptar?

Unë kam dy vende në zemrën time, Shqipërinë dhe Francën, por sot jam një djalë i ri francez, është normale. Gjithsesi, jam krenar që kam këto dy kultura.

Si erdhi ideja për të realizuar skeçe në shqip, për shqiptarët?

Vendosa të realizoj skeçe mbi Shqipërinë sepse e dashuroj mënyrën e tyre të të jetuarit, gjuhën dhe personalitetin e tyre. Sigurisht që është humor, e gradës së dytë… Jam i lumtur dhe krenar që kam realizuar skeçe për vendin tim të lindjes. Shumë nga miqtë e mi francezë kanë zbuluar Shqipërinë nga këto video dhe e kanë pëlqyer shumë atë.

-Çfarë përshtypjesh ke marrë deri tani nga shqiptarë apo francezë?

Kam mbetur i çuditur nga përshtypjet që kam marrë, shumë mesazhe, përgëzime dhe përshëndetje nga shqiptarë në të gjithë botën. Ata janë shumë të mirë. Mund të them se kam marrë përshtypjet më të mira nga kjo eksperiencë.

-Do vazhdoni të realizoni video për shqiptarët apo tani që mbaroi evropiani për ne, nuk do të ketë më humor?

Më pëlqen jashtëzakonisht shumë të bëj skeçe për Shqipërinë dhe mendoj se do vazhdoj të bëj të tjera. Është një nder për mua të tregoj këta njerëz të shkëlqyer dhe uroj që të gjithë të kenë mundësinë të vizitojnë Shqipërinë, pasi jam i sigurt se do të riktheheshin. Para disa vitesh isha me shokët e mi në Shqipëri dhe sot e kësaj dite, ata mendojnë se ai ka qenë udhëtimi i tyre më i bukur.

https://www.facebook.com/Gilles-Bellatre-708457275929605/videos

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 10 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 17 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 19 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 20 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.