Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kontrollet kufitare në hapësirën e Shengenit duhet të përbëjnë përjashtim”

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 13:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas sulmeve të Parisit një sërë shtetesh europiane duan forcimin e kontrolleve kufitare. Udhëtarët duhet të tregojnë më shpesh tani pasaportën. Pse eksperti Urs Pötzsch mendon se kjo duhet të jetë një masë e përkohshme?

 

DW: Zoti Pötzsch si i shikoni ju planet për ashpërsimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të hapësirës së Shengenit?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 12 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Urs Pötzsch: Natyrisht është e kuptueshme, që pas ngjarjeve dramatike në Paris ka përpjekje për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që na jep e drejta me qëllim të garantimit të sigurisë së jetës së qytetarëve në Europë. Rregulloret për ruajtjen e kufijve ofrojnë në këtë pikë një hapësirë që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Swiss Digital

Si janë rregulloret për qytetarët e BE-së që largohen nga hapësira e Shengenit dhe hyjnë sërish aty?

Kodi i Shengenit parashikon që kalimi i kufirit në rast të daljes nga zona e Shengenit apo për hyrjen brenda saj duhet të bëhet vetëm në pika të caktuara, me qëllim të garantimit të kontrollit. Çdo person, pavarësisht nënshtetësisë që mban, kur do të kalojë një nga këto pika duhet t'i nënshtrohet një kontrolli, edhe sikur ky të jetë minimal, që do të thotë në këtë rast një kontroll identiteti përmes pasaportës. Po ashtu duhet kontrolluar nëse kjo pasaportë është e vlefshme dhe e pafallsifikuar. Ky kontroll deri më tani ka mjaftuar për qytetarët nga BE. Për qytetarë nga vende të treta duhet të vihen në zbatim kontrolle më të zgjeruara. Duhet parë në sistemet kompjuterike nëse ka informacione të tjera të regjistruara mbi këtë person.

Kush vendos nëse duhet të vihen në zbatim këto kontrolle të përkohshme brenda BE-së – në dukje pa kufij?

Shtetet anëtare kanë të drejtë për një kohë të caktuar të rivendosin kontrollet kufitare. Ka dy variante për këtë: Nga njëra janë kontrollet e planifikuara. Kjo do të thotë që shtetet anëtare mund të vendosin kontrollet në rast të kërcënimit serioz të sigurisë publike, por duhet që si rregull të njoftojnë katër javë më parë për këtë Komisionin Europian dhe shtetet e tjera anëtare. Këto masa vlejnë vetëm për 30 ditë. Kodi i rregulloreve të Shengenit parashikon megjithatë disa mundësi për zgjatjen e këtyre kontrolleve, nga gjashtë muaj deri në dy vjet, por për ndërmarrjen e hapave të tillë kërkohet një argumentim i fortë. E dyta ekziston mundësia e kontrolleve të menjëhershme. Në këtë pikë shtetet anëtare janë të lira të veprojnë menjëherë, në rast të kërcënimit të sigurisë publike, por duhet sigurisht të njoftojnë për këtë pa vonesë KE dhe vendet anëtare. Për këto lloj kontrollesh rregullorja parashikon një zgjatje deri në 10 ditë dhe bëhet fjalë për raste të jashtëzakonshme.

Urs Pötzsch EINSCHRÄNKUNG

Eksperti Urs Pötzsch

Po një rrezik të mundshëm mund ta gjesh gjithmonë, dhe kështu mund t'i zgjasësh kontrollet. Kush e verifikon nëse këto kontrolle janë të justifikuara?

Rregulloret për kufirin bazohen në një kod europian më të gjerë që funksionon si ligj. Ka disa mundësi si mund të veprohet. Vetë qytetarët kanë të drejtë të ankohen duke u bazuar në kërkesën për respektimin e rregulloreve. Mundësia tjetër janë procedimet disiplinare që inicion KE në rast të shkeljes së rregulloreve. Po qe se nuk kemi të bëjmë as me procedimet, mund të kemi rastin kur KE e padit një shtet anëtar para Gjykatës Europiane në Luksemburg. Për shembull, nëse vihet re se një shtet për një kohë të gjatë i vë në përdorim kompetencat, edhe pse ato nuk janë pajtueshme me rregulloret.

Sa shpesh ka ndodhur në të shkuarën që shtetet anëtare kanë vendosur kontrollet e përkohshme kufitare?

Në vitet e shkuara kjo ka ndodhur para evenimenteve të rëndësishme, në Gjermani për shembull gjatë Kampionatit Botëror 2006, ose para samitit të G8-s në Heiligendamm.

A pajtohen kontrollet e përhershme kufitare me të drejtën europiane?

Liria e lëvizjes është e sanksionuar në marrëveshjet europiane- dhe brenda hapësirës së Shengenit, vlen jo vetëm për qytetarët e BE-së, por edhe për ata që qëndrojnë aty. Ajo është e njohur si e drejta bazë në Kartën Europiane. Rregulloret për kufirin thonë qartë që kontrollet brenda hapësirës së Shengenit duhet të mbeten një përjashtim.

A mendoni se këto kontrolle sjellin efektin e dëshiruar?

Le të sjellim ndërmend këtu verifikimin përmes sistemeve të të dhënave në kompjuter. Për qytetarët e BE-së ky verifikim mund të bëhet, për ata jashtë BE-së ai është një detyrim. Çështja që shtrohet është nëse ka të dhëna të aktualizuara për një person. Mund të kemi rastin kur një person ka kryer vepra kriminale, por në sistemin e të dhënave kjo nuk është e regjistruar. Kjo do të thotë, se efektiviteti i kontrolleve varet nga bashkëpunimi mes autoriteteve dhe aktualizimit të sistemeve të të dhënave.

Urs Pötzsch punon si ekspert ligjor për marrëveshjet e Bashkimit Europian në Qendrën për Politikën Europiane në Freiburg.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 2 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 4 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 26 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 33 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.