Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:04 Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni. Kryeministri Edi Rama nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kukan: Zvarritja e “21 janarit”, sinjal i keq. Duhet bërë drejtësi para negociatave

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eduard Kukan deklaron se zvarritja e çështjes së “21 janarit” është një sinjal i keq. Ndjekës-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë në një intervistë për TCH, se duhet bërë drejtësi dhe kjo sipas tij duhet të ndodhë para hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kukan thekson se Parlamenti Europian do të vijojë t’ua kërkojë këtë gjë autoriteteve të Tiranës. Po ashtu, ai thotë se shpreson që negociatat të nisin brenda këtij viti, por Shqipëria sipas tij duhet të konfirmojë një mjedis të ri politik. Me zotin Kukan bisedoi gazetarja Arta Tozaj.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

TCH: Zoti Kukan, 4 vjet nga protesta e 21 janarit ku u vranë katër vetë dhe ende nuk është bërë drejtësi. Pra, gjërat në Shqipëri ende nuk janë në rregull, siç thoni ju. Si mund të ndihmojë Parlamenti Europian për këtë dhe kur mund të hapen kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit për drejtësinë?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kukan: E vërteta është se për të ecur përpara, Shqipëria duhet të ketë rekorde të pastra, veçanërisht mbi zhvillimet politike. Ajo që ndodhi më 21 janar 4 vjetë më parë duhet ndjekur e hetuar dhe duhet bërë drejtësi. Fakti se po zvarritet kaq shumë është sinjal i keq. Parlamenti Europian mund ta përmendë, të apelojë, ose thjesht të kërkojë ndaj ekzekutivit shqiptar gjatë takimeve ndërparlamentare, që një gjë e tillë nevojitet të ndreqet përpara se Shqipëria të vijojë përpara në procesin e anëtarësimit me shpejtësi të plotë. Jam i bindur se delegacioni kur të takohet do ta përmendë këtë. Për të qenë i sinqertë, jam pak i befasuar që po merr kaq kohë, pasi pati ndryshim qeverie në Shqipëri dhe situata është njësoj. Prandaj jam i sigurt se anëtarët e Parlamentit Europian e kanë ende në memorje. Ata nuk e kanë harruar dhe historia është mjaft e rëndësishme për vendin. Kështu që jam i bindur se do ta përmendin, me shpresë se gjërat do të korrigjojnë çfarë ndodhi atëherë. Përsa i takon të ardhmes europiane të Shqipërisë..

TCH: Pas ndërhyrjes tuaj, opozita u kthye në Parlament, tani çfarë shqetësimesh keni? Çfarë mbetet për t'u bërë në vend?

Kukan: Për vendin mbetet për t'u bërë çfarë qëndronte mbi tryezë përpara: dialogu normal politik, komunikimi normal i partive politike, diskutimi mbi 5 përparësitë kyçe të Komisionit. Pra, asgjë e re. Gjithçka ishte në axhendë aty, duhet punuar së bashku nga partitë në qeveri dhe opozitë. Neve na duhet një konfirmim se mjedisi i ri pozitiv politik në Shqipëri është i qëndrueshëm dhe se ngjarjet e rëndësishme të parashikuara në të ardhmen, si për shembull zgjedhjet lokale, do të mbahen në mënyrë demokratike. Më duhet ta theksoj se ne nuk presim që politikanët të përqafojnë njëri-tjetrin sa herë takohen. Diskutimet mund të jenë dramatike ndonjëherë, sepse secila palë do të ndjekë interesat e veta politike, por mbi të gjitha duhet të kenë parasysh të ardhmen e vendit. Unë do të prisja prej tyre që sa herë të kenë probleme, t'i zgjidhnin vetë. Nuk mendoj se jepet sinjal i mirë nga Shqipëria që sa herë hasin në vështirësi u drejtohen për ndihmë ndërkombëtarëve. Ne jemi të gatshëm për këtë, por ne presim atë nivel dialogu që do t'i zgjidhte gjithë këto çështje. Përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE, së pari vendi duhet të marrë datën për çeljen e negociatave. Humori për Shqipërinë në Parlamentin Europian është mjaft pozitiv, për mua. Prandaj, nëse ne marrim informacionin për 2-3 muaj mbi situatën e ndryshuar politike, se partitë politike diskutojnë, sidomos mbi axhendën europiane, çfarë është më e rëndësishme, atëherë më duket realist mendimi për të marrë datën, dhe…

TCH: Ju prisni që data për negociatat të merret këtë vit?

Kukan: Më ndërpreve. Ata (në Shqipëri) presin një datë e unë pres që negociatat e anëtarësimit të nisin këtë vit. E di se jam aventurier kur përmend të tilla data, sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por e them këtë me shumë “nëse”. Nëse kultura politike, nëse gjërat zgjidhen përmes dialogut politik, atëherë do të ishte realiste pritshmëria për Shqipërinë që të nisë negociatat deri në fund të këtij viti.

TCH: A do të përfshihet sërish Parlamenti Europian me Shqipërinë mbi dekriminalizimin, administrimin zgjedhor, apo për shqetësime të tjera të opozitës lidhur me drejtësinë e pavarësinë e institucioneve?

Kukan: U arrit një marrëveshje më 24 dhjetor. Rezoluta u miratua njëzëri nga Parlamenti dhe të gjitha këto çështje përfshihen aty. Parlamenti Europian, sidomos zoti Flackenstein si raportues, do ndjekë nga afër nëse çështjet e përmendura aty, që u negociuan me shumë vështirësi por e rëndësishme është që u arrit rezultati, do të zbatohen në praktikë. Vetëm atëherë mund të thuhet se pati një zgjidhje të mirë të situatës. Ne duhet të ndjekim se si këto çështje do të përkthehen në terren

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 1 minute

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 3 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 8 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 25 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.