Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:31 Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit Interi përballet me mungesa në mesfushë para ndeshjes me Shtutgart në Champions League, pasi Hakan Çalhanoğlu dhe Piotr Zieliński janë të dëmtuar. Trajneri Chivu…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kush qëndron pas ISIS-it?”

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 23:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kush është vërtet pas Shtetit Islamik? E nis me këtë pyetje të Daniel Estulin, gazetari lituanez (por me origjinë ruse), i famshëm për hetimet e tij gazetareske kontroverse dhe kandidat i çmimit “Pulitzer 2014”.  Në librin e tij “ISIS spa”, që del nesër për “Sperling and Kupfer”, nuk lë asnjë pa shënjestruar. Dhe drejton gishtin tek superfuqitë si SHBA dhe Britani e Madhe, të akuzuara se janë përpjekur të përfitojnë nga terrorizimi. Estulin, gjatë hetimit të tij, lëshon akuza shumë të rënda. Shkruan për shembull, se qëllimi për të shkaktuar një luftë civile për të shkatërruar një vend dhe pastaj për ta kthyer të lirë, është aplikuar tashmë disa herë në Pakistan, Irak, Siri, në Afrikën myslimane, për të mos folur për rastin e Ukrainës që ndodhet në Europë. Dhe që Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), është një mjet në shërbim të kësaj strategjie.

***

A keni prova për të mbështetur shpjegimet tuaja?

Kur botuesi im spanjoll ka marrë në duar tekstin, kishte frikën e nisjes së ndonjë procesi të mundshëm ligjor me pasoja. 200 dokumente që kam prodhuar në mbështetje të tezës sime, e kanë bindur nga soliditeti i shpjegimeve të mia. Deri më sot jemi nisur nga fakti që ne të Perëndimit, jemi të mirët dhe ISIS-i, të këqijtë. Por ka aspekte që duhet t’i konsiderojmë kur bëjmë këtë arsyetim. Në fillim që ISIS, është rezultati i politikave rajonale të aplikuara nga Britania e Madhe prej dy shekujsh. Dhe në radhë të dytë, që kërcënimi terrorist i ISIS-it dhe të grupeve pranë tij, janë themeli i doktrinës ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s. Doktrinë, e cila nën pretekstin e një mandati humanitar, justifikon “operacione anti-terrorizëm” në një shkallë globale. Kjo është një pyetje gjeografike dhe politike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju jeni rus, keni punuar në kundërspiunazh për KGB-në. E dimë mirë se si loja “e fshehtë” e Rusisë ka përkuar me një rritje të arrogancës në skenë. Dhe kemi parë edhe se si objektivi i parë i Moskës, pavarësisht nga fjalët, është në mbështetje të plotë të Damaskut, më shumë se ndaj luftës kundër terrorizimit. Si po luan Moska në këtë lojë shahu?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të rrëzuar Asadin, Mbretëria e Bashkuar, suaditët dhe SHBA-të, po e çojnë planetin pranë një lufte bërthamore me Rusinë dhe Kinën. Për të hequr qafe Asadin, Barack Obama dhe padronët e tij, besojnë tek vetë terroristët, të cilëve iu besua në fillim rrëzimi i Ghedafit. Përfshirja e Al Nusras në listën e organizatave terroriste, është vetëm hi në sy. Të mos harrojmë se opozita siriane e Asadit, e përçarë nga mediat perëndimore si një alternativë e mirë e diktatorit despotik, është gati. Po jo vetëm. Oligarkitë amerikane, në bashkëpunim me Londrën dhe Riadin, kanë instrumentalizuar terrorizimin islamik për të kryer operacione sekrete kundër Rusisë, sidomos në Çeçeni dhe në zona të tjera të Kaukazit. Normale që një superfuqi si Rusia të reagojë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Gjunjëzimi i ISIS-it do të thotë fund të financimeve. Nga ku mbërrijnë paratë për Kalifatin?

Pa dyshim, terroristët që janë stërvitur dhe armatosur në Afganistan dhe kanë marrë pjesën më të madhe të parave nga monarkitë e Gjirit, Arabisë Saudite, Kuvajtit e Katarit në veçanti. Anglezët kanë përgatitur politikën, përcaktuar mjetet për ta përshtatur dhe përgatitur terrenin, duke mbrojtur dhe mbështetur terroristët, por paratë kanë ardhur gjithnjë nga Arabia Saudite. Dubai është porta e hyrjes në botën e terroristëve, të mafies së drogës, të trafikantëve të armëve dhe të skemave të skllavërisë, si me qëllim seksual, ashtu edhe për forcë pune. Pikërisht aty, në fund të viteve ’90, Osama Bin Laden, mori përmes “Dubai Islamic Bank” një fond prej 50 milionë dollarësh me burim financiar saudit; pikërisht atu A.Q.Khan, trafikant i teknologjisë nukleare pakistaneze, vepronte i pashqetësuar fare; aty Dawood Ibrahim, eksponent i spikatur i krimit të organizuar, financoi atentatin e frikshëm në Mumbai në nëntor 2008; prej andej erdhën narkomiliardat afgane drejt terroristëve.

Sa të forta janë lidhjet e grupeve xhihadiste me narkotrafikun?

Rruga e re e kokainës niset nga Kolumbia, kalon në Nigeri (ku Boko Haram e kontrollon në mënyrë tranzitore) dhe në fund përfundon në Spanjë. Ekonomia në lidhje me trafikun e armëve dhe të drogës, shkon në një xhiro prej 2 miliardë dollarësh në vit dhe përfaqëson “bazën logjistike të terrorizimit të ri ndërkombëtar. Nga fushat e opiumit afgan, te plantacionet e kokainës kolumbiane, legjionet aktuale të luftërave jo-konvencionale, mbijetojnë ose bien në bazë të “logkistikës së thellë” të fitimeve të lidhura nga armët dhe droga.– “Dita”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 8 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 9 minutash

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 21 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 28 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.