Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:18 Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos… Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendin ku do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Laert Vasili: Agresori kujtoi se isha femër

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 15:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Personi që më sulmoi iku me vrap. Unë nuk e njihja. Kisha parkuar makinën dhe po merrja kostumin e rolit nga bagazhi”. Aktori e regjisori Laert Vasili, tregon për “GSH” incidentin e së dielës në mbrëmje kur është goditur në rrugë. Shfaqja e tij “Shembja e Shtëpisë Asher”, që shfaqet të premte, të shtunë e të diel në “Teatrin e Kukullave” në orën 19:00, është bazuar në një tregim të shkruar nga Edgar Allan Poe.
Ai tha dje se “ka qenë regjisorja Luli Hoxha që më ka kërkuar një pjesë me dy a tre personazhe dhe unë i thashë subjektin e Allan Poe. Meqë ajo e pëlqeu, e përktheva dhe e dramatizova. Është një shfaqje që e kemi bërë totalisht me forcat tona, pa asnjë sponsor”. I pyetur pse në “Teatrin e Kukullave”, ai tha se “unë jam i angazhuar me disa projekte në Teatrin Kombëtar dhe ishte e vetmja periudhë që kisha hapësirë të lirë. Shkruam te Monika Lubonja, pasi ajo me ministren e Kulturës kanë një nismë, që ‘Teatrin e Kukullave’ ta kthejnë në skenë për të rritur në mbrëmje. Është nismë për t’u përshëndetur”.

***
– Pse zgjodhët këtë tregim për të vënë në skenë?
Është një tregim i shkruar më 1839-ën. Ekzistojnë shumë dramatizime. Në subjektin e veprës janë një çift vëlla e motër, trashëgimtarët e fundit të një familjeje të hershme aristokrate, të cilët vuajnë nga një sëmundje e paemërtuar ende. Në mënyrë metaforike, mbase është ngujimi që u ka ndodhur këtyre që rrinë brenda shtëpisë, autori këtu na tërheq vëmendjen sidomos për njerëzit që ngujohen brenda guaskës dhe nuk komunikojnë. Personazhet thërrasin mikun e tyre për të sqaruar situatën. Duke mos pasur asnjë kontakt me botën jashtë, normalisht zgjohet një dashuri mes tyre. Është dashuri e pakryer, se janë vëlla e motër dhe ekziston frika e incestit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– I riktheheni incestit në skenë pas Doruntinës?
Jo, nuk është incest aty, nuk ndodh. Si pasojë e ngujimit, pa kontakt me asnjë tjetër, këta kanë kaluar përtej dashurisë vëlla e motër, është diçka më e thellë, por nuk ka incest të kryer. Njeriu që vjen, që është mik fëmijërie, ikën dhe ai, se sheh maraz, sëmundje, melankoli e trishtim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Natën e fundit, pas shfaqjes keni pasur një incident. Çfarë ndodhi, kush ju sulmoi?
Duke dalë nga shfaqja, morëm kostumet që t’i lanim në shtëpi e t’i kishim gati për të premten. Parkova makinën dhe duke hapur bagazhin për të nxjerrë rrobat që mora për të larë, ndjeva një hije që m’u afrua. Sipas hamendësimeve të patrullës së policisë, duhet të ketë qenë ndonjë nga këta që ruajnë rrugicat e vjedhin. Duke më parë me flokë të gjatë, mbase ka menduar se jam femër. Më kapi nga dora, e kur u ktheva të shihja çfarë po ndodhte, ai u tmerrua sepse pa mashkull. Mbase më ka njohur, s’e di. Më shtyu, më përplasi te bagazhi i makinës dhe iku me vrap. Kaloi patrulla e policisë dhe më thanë “bëj një kallëzim, që të kërkojmë kamerat e bizneseve përreth për të parë kush ishte”.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

– Pra, nuk është konflikt personal, nuk e njihnit personin që ju ka sulmuar?
Jo jo, fare! Madje duhet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit, sepse mbante erë. Nuk besoj se ka shqetësuar njeri shfaqja dhe të ketë ardhur të më ketë sulmuar mua. Nuk kam konflikt me njeri. Salla ka qenë plot tri net dhe ka pasur duartrokitje.

– Si iu përgjigjeni atyre reagimeve se ky sulm, ose lajmi për këtë sulm e kallëzimi janë bërë për marketing?
Marketing për çfarë? E vetmja përgjigje që mund të jap, është se ai që ka menduar këtë, është një mendje shumë e sëmurë. Të bësh marketing për një shfaqje duke bërë kallëzim, duke thënë se “më sulmuan”, është mendje e sëmurë. Ai, ose më ka ngatërruar me njeri, ose ka menduar që jam femër. Unë nuk e njihja dhe nuk kam konflikte të tjera. – Gazeta Shqiptare/BalkanWeb.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 5 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 12 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bayerni synon 3 yje në Premier League për të përforcuar sulmin
Para 21 minutash

Bayerni synon 3 yje në Premier League për të përforcuar sulmin

Endrick në radarin e Milanit, gati oferta 70 milionë euro për Realin
Para 21 minutash

Endrick në radarin e Milanit, gati oferta 70 milionë euro për Realin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.