Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lambert Jorganxhi: Duhet të bësh gjithmonë atë që bën më mirë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 12:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Pak ditë kompozitori i njohur Lambert Jorganxhi solli për publikun videoklipin e tij të radhës të titulluar “Art Tango”, një produksion në bashkëpunim me Elton Ballën, Ergys Halilin dhe Ergi Papadhimitrin.  “Mesazhi që përcjell video Art Tango është një mesazh për muzikën dhe për artin. Në përgjithësi për njerëzit që inspirohen, që kanë optimizëm dhe guxim për të ngritur muzikën përpara. U dedikohet dhe njerëzve që kanë shpresën dhe besimin në vetvete”, kështu na tregon kompozitori. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Lamberti flet për bashkëpunimet, Top Festin si një kompeticion muzikor, festivalet në përgjithësi, si edhe planet e tij të ardhshme artistike.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 20 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Lambert, pak ditë më parë keni publikuar videoklipin “Art Tango”, një kompozim muzikor instrumental i juaji, realizuar bashkë me tre artistë të tjerë. Si erdhi ky bashkëpunim?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Videoklipi Art tango është një nga produksionet e mia më të fundit. Duke qenë se këngët janë të shumta në treg mendova të bëj një Instrumentale, të cilën ia dedikoj artistëve dhe muzikës. Bashkë me miqtë e mi Ergi Papadhimitri në violinë, Elton Balla në firzamonikë dhe Ergys Halili në perkusion menduam që muzikën ta luanim live që rrallë herë ndodh nëpër video. Risia e Art Tangos qëndron në faktin se është nga të pakta Tango që janë të kompozuara deri më sot.

Meqënëse jemi tek bashkëpunimet. Si i zgjidhni njerëzit që bashkëpunoni?

Në çdo material që bëj për festival, ose për video zgjedh këngetarët me cilësor që të përshtaten me produksionin që kam bërë. Bashkëpunimet ndonjëherë janë dhe të rastësishme, përshembull nga ofertat, ose materialet spontane kanë dalë dhe gjëra më të bukura. Disa nga këngëtaret e talentuar që kam bashkëpunuar janë: Emi Bogdo, Rezarta Smaja Marjeta Billo, Sheila Haxhiraj, Klajdi Musabelliu, Gerta Mahmutaj, Andi Stafuka etj… dhe me të madhen Myfarete Laze.

Keni menduar për ndonjë bashkëpunim tjetër në të ardhmen?

Përsa i përket projektit Art Tango do jetë një bashkëpunim në vazhdimësi, do të ketë kompozime të reja dhe kanë cover me këngëtarë në versionin tonë. Këto do të bëhen po në formën e videos dhe do të luhen në version akustikë.

Zakonisht çdo klip muzikor mbart në vetvete një mesazh, të cilin publiku mund ta interpretojë në bazë të perceptimeve individuale. Çfarë mesazhi përcjell videoja instrumentale “Art Tango”?

Mesazhi që përcjell video Art Tango është një mesazh për muzikën dhe për artin. Në përgjithësi për njerëzit që inspirohen, që kanë optimizëm dhe guxim për të ngritur muzikën përpara. I dedikohet dhe njerëzve që kanë shpresën dhe besimin në vetvete.

Cilat kanë qenë komentet e para nga miqtë tuaj, kolegët apo edhe artëdashësit pas publikimit të videos?

Komentet dhe  mendimet për  këtë realizim kanë qenë pozitive dhe më vjen mirë që shumë njerëz e kanë kuptuar idenë e kësaj Instrumentaleje, sepse ngjan dhe shumë si një këngë. Nëpër rrjetet sociale, si edhe në media kemi marrë shume komente pozitive dhe për këtë më vjen mirë.

Pak ditë më parë u mbajt finalja e Top Fest. Në gjykimin tuaj si profesionist i muzikës, cili është mendimi për Top Fest si një kompeticion muzikor?

Sa i përket Top Festit është një nga festivalet më moderne që ka ekzistuar dhe kam qenë pjesëmarrës për disa vite rresht. Një nga festivalet më me tendencë për përkrahjen  e artistëve të rinj, por vitet e fundit prurjet e pakta filluan ta zbehin këtë festival. Po ashtu edhe ndërhyrja e klaneve. Por besoj se ka për të mbetur një nga festivalet më bashkëkohore.

Për më shumë se 10 vite si kompozitor keni marrë pjesë në festivale të ndryshme. A janë në nivelin e duhur festivalet që organizohen në Shqipëri?

Çdo festival, ose kompeticion që organizohet në rradhë të parë është një lançim dhe një promo për të gjithë artistët. Disa festivale kanë mënyrën e perceptimit dhe lançimit ndyshe. Për shembull,  Festivali i TVSH i jep mundësinë artistëve të këndojnë live dhe kënga luhet live, pra është një vlerë, ku emocioni i çdo kënge del në pah. Besoj se do na duhen më shumë festivale live dhe çdo gjë live.

Jeni zhgënjyer prej tyre?

Nga çdo gjë ka suksese, por dhe zhgënjime. Besoj se çdo artist po të punojë dhe vetëm të punojë me çdo mundësi të tij ka për të ecur gjithmonë përpara. Edhe kur më është tërhequr ndonjë këngë kam kthyer faqen dhe kam bërë një më të bukur.

Keni menduar ndonjëherë që, përveçse të kompozoni edhe të këndoni?

Besoj se është më mirë të bësh gjithmonë atë që bën më mirë. Sa për të kënduar nuk besoj. Jam më mirë në fushën e kompozimit dhe i lë këngëtarëve të këndojnë muzikën që bëj.

Dhe së fundmi, mund të na tregoni për planet artistike të ardhshme?

Planet artistike mendoj se janë të shumta. Do jenë disa videoklipe për disa këngëtarë të rinj nga X Factor, The Voice, projekti me grupin e Art Tango dhe shumë gjëra që do vijnë më pas. Do të kem dhe një bashkëpunim me një nga super zërat që janë kohët e fundit në treg. Së shpejti, shumë gjëra të reja.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.