Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Sinaj: Do të realizojmë mbi 192 projekte që synojnë zhvillimin

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 12:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidati i ASHE në Berat: Për turizmin në bashkëpunim me qeverinë kemi 24 projekte të Planit të Veprimit

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Petrit Sinaj, me një eksperiencë në drejtimin e pushtetit lokal si kryetar i Qarkut të Beratit është kandidat i ASHE për Bashkinë e qytetit dhe vjen me një plan konkret për tjetërsimin e Beratit të madh duke e nisur me përmirësimin e ekonomisë, punësimin e deri te strategjitë për turizmin… Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Petrit Sinaj shprehet I bindur se beratasit do e votojnë për të sepse votojnë për të ardhmen e garantuar të fëmijëve të tyre.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 19 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Vini nga një eksperiencë si kryetar i qarkut të Beratit jeni gati të menaxhoni Bashkinë?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht që jam i ndërgjegjshëm dhe i përgatitur të marrë përsipër përgjegjësinë publike të drejtimit të Bashkisë, sfidat që ka qyteti dhe komuniteti, i bindur dhe i angazhuar se do përfaqësojë qytetarinë, vlerat dhe pasurinë e çmuar që kanë krijuar brezat për ta kthyer Beratin në një kryeqendër të zhvillimit rajonal e kombëtar.

Sa i prekshëm apo i zbatueshëm është programi juaj për Beratin?

Projekti im është konkret dhe në akord me të gjitha strategjitë dhe studimet e kryera në bashkëpunim me partnerët si dhe në sinkron të plotë me programin e Qeverisë për Rilindjen e Shqipërisë. Ne jemi të përgatitur të realizojmë mbi 24 Projektet e Planit Të Veprimit Për Turizmin si dhe mbi 192 projekte që synojnë zhvillimin e ekuilibruar të territorit urban dhe të garantojmë harmonizimin e ekonomisë lokale duke i dhënë kuptim dhe dimension real çdo zgjidhjeje konkrete që ka në thelb shërbimin për qytetarin, pa harruar cilësinë e qeverisjes dhe përkujdesjen për të gjithë brezat.

Cilat janë prioritetet tuaja për mandatin që do të merrni?

Ekonomia është dhe pika kryesore e programit ku do të punojmë për një rikonceptim të buxhetit, bazuar edhe në faktin e ndarjes së re territoriale. Ky rikonceptim do të thotë: Invetarizimi i të gjitha pronave publike në Bashkinë e re dhe Zgjerim i bazës së kontribuesve të komunitetit të biznesit, Do të riformatojmë mënyrën e pagesës së taksave dhe tarifave sipas një skeme që ndihmon qytetarët të paguajnë kontributet në kohën më të mirë për ta dhe do të Çlirojmë i buxhetin nga shpenzime të pajustifikuara. Do të koordinojmë me Qeverinë dhe gjithashtu me donatorët për zhvillimin e agropërpunimit, turizmit, kulturës, bujqësisë dhe blegtorisë. Sjellja në buxhet e donacioneve përmes projekteve që lidhen me financime të BE dhe institucioneve të tjera kombëtare e ndërkombëtare që financojnë projekte dhe do të krijojmë lidhje më të forta partneriteti me biznesin në përgjithësi dhe atë fason në veçanti që është një faktor shumë i rëndësishëm në ekonominë e Beratit si dhe Do të ulim taksën për m2 për të gjithë biznesin.

Po për punësimin Keni ndonjë program konkret?

Me praktikat e uljes së taksave dhe tarifave për biznesin me kushtin që biznesi të hap sa më shumë vende pune do ta lehtësojmë këtë problem madhor me qëllim definitiv punësimin të sa më shumë njerëzve . Në koordinim me Qeverinë Shqipëtare do te thithim sa më shumë paketa financiare për nxitjen e punësimit dhe do të koordinojmë me donatorë të ndryshëm për thithjen e iniciativave për nxitjen e punësimit. Po kështu do të mbështesim financiarisht dhe nxisim çdo iniciativë private që synon hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e zones si dhe do të ulim taksat për biznesin e vogël dhe atë të mesëm në masën 30-50% duke nxitur më shumë punësim, më shumë shërbime.

Berati thith çdo vit turistë, pastaj ju keni dhe mjaft zona interesante, si do ta zhvilloni këtë sektor?

Për vetë vlerat muzeale, arkitekturore që paraqet qyteti ynë fiton përparësi kundrejt të gjitha pikave të tjera të programit. Trashëgimia e Beratit tashmë është vleresuar maksimalisht pasi Berati është në Listën e Trashëgimisë botërore (UNESCO). Turizmi do të jetë një nga kolonat e rimëkëmbjes ekonomike dhe për këtë do të mundësojmë, krijimin e Zyrës së Interpretimit Turistik, rehabilitimin e Kalasë Berat, Faza II (vlera 1.7 milion euro, me financim të KE), rehabilitimin e të gjitha zonave te mbrojtura si Gorica dhe Mangalemi, zhvillimin dhe kategorizimin e Bizneseve Turistike. Ndërkaq për shfrytëzimin e qëndrës historike e sidomos kalanë, do të përmirësohet transportin publik, si dhe krijimi i parkingjeve për automjetet e turistëve. Sic e thatë edhe ju, ne kemi mjaft zona ku mund të bëhet zhvillimi i Agro-Turizmit, Eko-Turizmit dhe Turizmit të Aventurës. Do të promovojmë Parkun Kombëtar të Tomorit si një zonë ende e pashfrytëzuar dhe sigurimi i këtij Parku me infrastrukturë të nevojshme për ta kthyer në një pikë referimi të Turizmit.

Kthimi në një qendër turistike të rëndësishme ka nevojë edhe për infrastrukturë, cilat janë synimet tuaja?

Punën në infrastrukturë do e nisim me rrugët e brendëshme pasi ato janë shumë të dëmtuara por me fondet e Bashkisë, mbështetjen e qeverisë dhe donatorëve do të përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën në qytet dhe në 50 fshatrat e bashkisë së re. Do të ndërtojmë KUZ në çdo lagje dhe fshat ku nuk është ndërhyrë deri tani apo nuk kanë qënë funksional dhe do të asfaltojmë të gjitha rrugëve kryesore dhe dytësore në qytet dhe në fshat si dhe shtrimi i të gjitha rrugicave në qytet dhe në fshatra të ndryshëm me kalldrëm (aty ku përshtaten). Po kështu një domosdoshmeri tjetër e infrastrukturës së Beratit për të qënë i realizueshëm është dhe bajpasi i tij (tuneli në Goricë dhe Ura e Re që lidh Bilçën me Uznovën). Prioritet do të jetë sistemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke përfshirë edhe fshatrat e komunave Otllak, Velabisht, Sinjë dhe Roshnik si dhe rikonstruksioni i të gjitha shkollave, kopshteve, çerdheve dhe Qëndrave Shëndetësore dhe pajisja e tyre me bazë materiale të kohës që akoma nuk janë bërë.

Sa vend zë programi i arsimit në programin tuaj?

Arsimi sjell zhvillim ndaj ne jemi të fokusuar në nxitjen e stimulimin e të rinjëve për shkollim, ndërsa ne si Bashki do të ofrojmë rikonstruksionin e vendeve të dijes. Në këtë kuadër ne do të japim bursa për nxënësit ekselent, do të sigurojmë sistemin e ngrohjes për të gjitha shkollat e bashkisë së re atje ku mungojnë. Bashkia, me rastin e festave të fundvitit, shpërblim për të gjithë stafin pedagogjik ndërkaq që nga fondi i bashkisë do të jetë një zë i veçantë për çdo shkollë, i cili do të jetë në dispozicion për t’u administruar nga Drejtoria e Shkollës. Pra për ta përmbledhur ne do të shtojmë buxhetin për sportin, kulturën, arsimin në masën deri 50%.

Beratit me ndarjen e re i bashkohen shumë fshatra, keni ndonjë projekt konkret?

Bujqësia është mjaft e rëndësishme në zonën e Beratit ndaj qëllimi kryesor është ti ofrojmë fshatit infrastrukturën e nevojshme. Ndërtimi dhe rindërtimi i një sistemi funksionale të ujitjes dhe kullimit në Bashkinë e Re të Beratit është primare, po kështu vënia në funksion e tregut të Moravës si një treg rajonal për grumbullimin, magazinimin, konservimin dhe tregtimin e të gjitha produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe ndërtimin e tregjeve të reja për këto produkte në pika strategjike hyrëse dhe dalëse të qytetit në mënyrë të tillë që të lidhen në mënyrë funksionale dhe organike ish-komunat me qytetin.

Mendoni se të qenurit pjesë e ASHE do të ndikojë në realizimin e shpejtë të projekteve që do të ketë Berati?

Sot Berati dhe Bashkia që unë do të drejtoj është një prioritet i Qeverisë, sepse qyteti ynë i harruar për dekada është aset i çmuar i kulturës dhe i trashëgimisë, qendër e rëndësishme kombëtare ku në katër vitet e ardhshme do të realizohen projekte madhore urbane, turistike, arsimore, kulturore, sportive në dobi të mirëqenies sociale dhe cilësisë së jetës. Programi ynë ka mundësi reale për të implementuar dhe bërë realitet 7(shtatë) kolonat e programit tonë, mbi të cilat do të bazohet zhvillimi ynë i qëndrueshëm, cilësor e modern i Beratit, shtëpisë sonë të përhershme. Bashkëpunimi ynë me qeverinë duket qartazi sepse në këto 20 muaj qyteti ynë është transformuar rrënjësisht me investimet publike të realizuara kudo dhe mbi 20 projekte të financuara nga Qeveria, Bashkia, Donatorët etj. Jemi në drejtimin e duhur dhe për këtë flasin punët, jo fjalët apo premtimet boshe.

Si i parashikoni zgjedhjet?

Jam i sigurt se më 21 qershor Berati do votojë për Koalicionin gjithëpërfshirës të ASHE-së, për perspektivën e zhvillimit urban të Beratit, për të ardhmen tonë të përbashkët dhe të fëmijëve tanë. Fitorja plebishitare më 21 qershor do të jetë më e thellë se ajo e vitit 2013 dhe do të shërbejë si garancia e realizimit të një qeverisje të suksesshme lokale dhe zbatimit të programit tonë për katër vitet e ardhshme .

Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Beratit?

Votoni programin më të mirë për Beratin. Unë e kërkoj votën tuaj, si një votë për për të ardhmen tuaj, si një votë për qytetarinë .

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.