Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti i ri i Rumanisë: S’do të ketë më korrupsion në shtetin tim

Intervista E enjte, 20 Nëntor 2014 11:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zoti President, ju i fituat zgjedhjet në Rumani me diferencë të thellë, edhe pse në të gjitha sondazhet thuhej se favorit ishte kryeministri Viktor Ponta. Çfarë mendoni se qe e rëndësishme për fitoren tuaj, të cilën jo vetëm analistët politikë e konsiderojnë si “historike”?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Klaus Iohannis: Historike, ishte në radhë të parë pjesëmarrja mjaft e lartë. E gjithë bota mundi të shihte se sa i fortë është vullneti i qytetarëve rumunë për demokracinë dhe lirinë. Ajo ishte e mahnitshme! Së dyti, unë besoj se e kam thyer një numër stereotipesh dhe paragjykimesh, se si bëhet politikë dhe çfarë mund të të bëhet në Rumani. Votuesit e kanë kuptuar këtë. Zëri i tyre dhe sidomos pjesëmarrja masive në balotazh na dha të gjithëve një sinjal të qartë: rumunët duan një ndryshim të thellë në mënyrën se si bëhet politikë në vendin e tyre.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Cili është konkretisht vizioni juaj i një „Rumanie që i bën punët mirë“?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë dua një Rumani të fortë dhe të begatë. Konkretisht unë kam vizionin e një vendi ku të gjithë e kryejnë punën e tyre, ku projektet e nisura çohen me sukses deri në një fund, ku ligji vlen për të gjithë, po ku politikanët dhe institucionet janë në shërbim të qytetarit. Së bashku ne mund ta bëjmë Rumaninë si e duam atë. Në programin tim unë kam propozuar 11 fusha, me të cilat ne duhet të merremi në konsensus me shoqërinë dhe klasën politike. Këto përfshijnë kryesisht sistemet e mëdha shtetërore të shëndetësisë, të arsimit, të pensioneve, por edhe fushën e ekonomisë.

Ju premtuat gjatë fushatës zgjedhore, ndër të tjera, se do të garantoni sundimin e ligjit në Rumani dhe do të luftoni korrupsionin. Si do të mund të bëhet kjo me një shumicë socialiste në Parlament? A nuk kishte dy vitet e fundit një luftë e vazhdueshme për pushtet mes kryeministrit socialdemokratik Ponta dhe presidentit konservator të mëparshëm Traian Bashesku. Çfarë mund të ndryshoni ju, çfarë duhet të ndryshojë? Dhe çfarë do të vazhdoni ta ruani?

Unë besoj se Presidenti ka një rol thelbësor kur vjen puna për të respektuar sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë edhe vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Këto elemente janë me rëndësi të madhe për demokracinë në Rumani – këtë duhet ta kenë kuptuar të gjitha qeveritë dhe të gjitha palët. Pavarësisht se kush ka shumicën në parlament, një konsensus politik është i nevojshëm. Ne nuk na duhen vetëm deklarata, ne kemi nevojë për vepra.

Në prezantimin tim të parë publike pas balotazhit të 16 nëntorit, unë jam shprehur shumë qartë për këto çështje dhe u kam kërkuar partitë politike që të dëshmojnë me hapa të qartë se e kanë kuptuar kuptimin e vërtetë të zgjedhjeve. Konkretisht është fjala për refuzimin përfundimtar në Parlament të ligjit për amnestinë dhe faljen e personave të dënuar për korrupsion, po ashtu për miratimin e kërkesave të paraqitura nga prokuroria për heqjen e imunitetit për deputetët e dyshuar për korrupsion. E gjithë kjo është zbatuar vetëm për dy ditë. Pra kjo është e mundur! Presidenti mund të jetë ai i cili arrin një konsensus për çështjet kyçe.

Në kontekstin e krizës në Ukrainë Rumania, si një vend i BE që ka kufirin më të gjatë me Ukrainën, gjendet në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar gjeopolitike. Cilat janë prioritetet e politikës suaj të jashtme?

Si presidenti i Rumanisë unë do të vazhdoj politikën tonë të jashtme aktuale dhe do ta forcoj atë: partneritetin strategjik me SHNA-në, rolin e Rumanisë në NATO dhe BE. Në kontekstin aktual të komplikuar gjeopolitik, Rumania do të sillet si një partner i respektuar dhe i besueshëm tek të cilët aleatët tanë mund të mbështetet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 7 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 11 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 13 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 22 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.