Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Redi Saraçi: Projektet e mia për Shijakun

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Redi Saraçi, kandidati i së djathtës për Bashkinë e Shijakut, thotë se pas tre mandatesh që kjo njësi vendore drejtohet nga e majta, ka ardhur koha që të ndryshojë krah politik. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Saraçi shprehet se kjo zonë ka nevojë për më shumë investime dhe më shumë vëmendje ndaj banorëve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Matea Cane

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 21 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Z. Saraçi ju jeni kandidat nën siglën e PD-së për Bashkinë Shijak. Kush është lidhja juaj me këtë vend ndër vite?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë jam lindur dhe jam rritur në Shijak. Kam familjen time dhe aty kam nisur edhe investimet e mia të para. Kjo më ka bërë që ta ndjej qytetin tim gjithnjë e më shumë dhe të besoj se angazhimi është një domosdoshmëri nëse dëshirojmë të kemi një vend të dashur për fëmijët tanë.

Vini si një njëri jashtë politikës, apo jeni pjesë e saj?

Jam angazhuar shpejt në radhët e Partisë Demokratike. Pas vitit 2005 jam zgjedhur drejtues i Forumit Rinor të PD-së në Shijak dhe pas vitit 2009 kam patur edhe funksionin e Sekretarit Organizativ. Këto vite më kanë dhënë besim se angazhimi politik është brenda meje ndaj dhe nuk i jam shmangur kurrë sfidave të konkurrimit.

Përse shfaqet dëshirë për këtë garë?

Ju thashë që më pëlqejnë sfidat, sidomos kur besoj se i shërbejnë zonës ku jam rritur dhe ku kam familjen time. Besoj se kushdo që beson në dhënin e kontributit duhet të konkurrojë, që nesër të mos ankohet se është drejtuar keq. Unë hyra në këtë garë me bindjen se kam çfarë i ofroj kësaj zone, që nga përmirësimi i infrastrukturës, mbështetja e taksapaguesve me shërbime dhe asistencë idesh e sidomos për ripërtëritjen e jetës kulturore, e cila ka patur shumë traditë në këtë qytezë, por që prej shumë kohësh është lënë jashtë vëmendjes.

Pas reformës territoriale bashkia tanimë merret më lehtë apo me vështirë? 

Asnjë garë nuk duhet konsideruar e lehtë. Aq më shumë që mendimet e mia janë përtej garës, pasi mendoj se më e vështira është arritja e premtimeve. Ndaj dhe po studio me kujdes atë që i duet zonës dhe atë që ofron zona, që të bëjmë të mundur që gjithkush të ndjehet mirë në shtëpinë dhe pronë e tij. Është një zonë që nuk ka patur shumë kuptim kufiri fshat-qytet ndaj dhe besoj se shtrirja e re gjeografike vetëm sa jep më shumë alternativa.

Fushata ende nuk ka nisur, por në bazë të sondazheve si janë pritshmëritë?

Mjaft pozitive. Jo thjesht nga sondazhet, por nga ajo që unë dhe ekipi im ofrojmë për këtë zonë besoj se na jep shansin që të kemi besimin e votuesve më 21 qershor. Avantazhet e mia janë në përvojën time dhe në ngritjen e një ekipi që tashmë ka bërë studimet që Shijaku, Xhafzotaj, Gjepalaj e Maminasi të bashkudhëtojnë drejt një rruge që t’u krijojë mundësinë që gjithkush të marrë maksimumin nga pasuria apo aftësitë e tij. Unë e di që kjo nuk është e lehtë, por e di fare mirë që është edhe e mundur. Ky besim më ka futur në këtë konkurrim dhe ky besim është ai që më jep sigurinë se bashkëqytetarët e mi dëshirojnë të jenë pjesë e projekteve të ekipit që po projekton një komunikim tjetër pas 21 qershorit.

Ato që premtoni do të keni mundësi t’i realizoni, sepse buxheti ndoshta mund të vë në rrezik investimet?

Unë besoj se nuk është vetëm buxheti që jep qeveria burimi kryesor. Unë besoj se menaxhimi më i mirë i pasurive të zonës, si dhe dhënia e asistencës nga ana jonë për një mirëmenaxhim të gjithë asaj që zotërojnë banorët, do t’i japë jetë një zhvillimi tjetër. Unë nuk e shikoj Bashkinë si zyrë pune, por si një zyrë që ofron dhe mbështet ata që ofrojnë punë, duke u krijuar lehtësira si dhe duke negociuar që ata të arrijnë edhe të sigurojnë mbështetje financiare edhe të tregojnë prodhimet e tyre apo shërbimet e tyre. Ndaj dhe ju theksova se ekipi im tashmë i ka kryer studimet se çfarë mund të bëjmë pas 21 qershorit dhe kjo më jep entuziazmin e duhur jo thjesht për një fitore, por se do të arrijmë ato që premtojmë.

A mund të konfirmoni sa projekte ka mbështetur me financim qeveria Berisha në Shijak dhe sa projekte ka mbështetur qeveria “Rama”?

Investimet e qeverisë së Partisë Demokratike me kryeministër z.Berisha në 8 vite kanë qenë të mëdha dhe kanë prekur çdo njësi vendore në të gjithë territorin të vendit. Edhe Shijaku ka përfituar mjaft financime projektesh, të cilat janë në interes të zhvillimit të zonës dhe kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Janë 6 shkolla të reja, është ura e re në Gjepalaj, disa qindra kilometra rrugë të shtruara dhe ujësjellësi që ka shkuar në shumicën e shtëpive. Kemi një numër qendrash shëndetësore të rikonstruktuara si dhe shkollat në qytet dhe shkollat e reja në Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sukth, Vëllazërim etj. Ndërkohë që në këto dy vite qeverisje nga Rama në Shijak nuk ka asgjë për t’u shënuar. Kjo madje rrëzon dhe atë që thotë Rama në takimet e prezantimeve të kandidatëve të së majtës: -“Votoni kandidatët tanë që do punojnë me qeverinë”. Shijaku është qyteti që aktualisht drejtohet nga e majta dhe e hedh poshtë atë që deklaron kryeministri dhe si në qytetin tonë kjo ka ndodhur në çdo njësi administrative. Investimet e qeverisë në financimin e projekteve që japin impakt tek qytetarëve kanë qenë thuajse zero përjashto makijazhin që po bën në disa qendra qytetesh ku për mua më shumë po i prish duke iu humbur identitetin sesa po i rregullon.

Shijaku drejtohet nga një kryebashkiak i majtë. Sa ka mundur ai të mbajnë premtimet dhe ta meritojë besimin e dhënë nga banorët e qytetit tuaj?

E thashë që Bashkia e Shijakut nuk e ka pasur vitalitetin e zonave përreth, të cilat duket se janë hapur edhe më mirë ndaj mundësive që u janë shfaqur. Shijaku prej tre mandatesh në nivel lokal është qeverisur nga e majta dhe qytetarët janë lënë pas dore. Nuk është lënë asnjë gjurmë në qeverisjen vendore. Qyteti vazhdon të përmbytet sa herë bie shi, veçanërisht zona pranë tregut fshatar. Ky problem ka vite i pazgjidhur dhe angazhohem se do të bëjë të pamundurën që t’i jap zgjidhje me ndryshimin e drejtimit të qeverisjes së qytetit. Bashkimi i sotëm i katër njësive administrative premton një situatë tjetër dhe unë premtoj që pas 21 qershorit do të kemi një drejtim të ri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.